Alsat 2019-07-02T16:30:32+02:00
Komunikacioni hekurudhor në relacionin Shkup- Kumanovë- Tabanoc dhe anasjelltas në ditët në vijim do jetë në ndërprerje për shkak të rrëshqitjes së vagonëve nga një tren transportues. Aksidenti ka ndodhur në dalje të stacionit hekurudhorë në Kumanovë. Nga shkaqe deri tani të panjohura, vagonët në mëngjes rreth orës 2 janë rrokullisur, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Nga Hekurudha- Infrastruktura thonë se është shkaktuar dëm i madh material i hekurudhës, por do punojnë në riparim të shpejtë. Zëvendëskryeministri i ekonomisë Koço Angjushev dhe ministri i transportit Goran Sugarevski ishin në vendin e ngjarjes.
Loading…



