Alsat-M 2019-07-02T15:40:33+02:00
Qytetarët që kanë problem me instalimin e aplikacionit për kthimin e TVSH-së në telefonat celularë, duhet të drejtohen në ndonjërën nga qendrat rajonale të Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Ata që nuk shfrytëzojnë telefona të mençur kthimin e TVSH-së do duhet ta bëjnë përmes aparateve që ofrojnë shërbime në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht. Nëse duan kthimin e TVSH-së edhe pensionistët që marrin vetëm pensione, të cilët u liruan nga regjistrimi për deklaratë vjetore për tatim, patjetër do të duhet të hapin profilin e tyre.
Duhet të zgjidhet gjuha. Shënohet numri i shfrytëzuesit që e kanë të gjithë obliguesit tatimor që janë të regjistruar në sistemin EPDD. Tani unë do e shkruaj numrin tim të përdoruesit, këtu shtyp ENTER, këtu shënohet fjalëkalimi i krijuar kur e keni krijuar aplikacionin dhe që e keni instaluar në telefonat e mençur. Aparati është i gatshëm ta skanojë llogarinë tuaj”. – theksoi Mihajllo Mihaillov, Drejtoria e të Ardhurave Publike
Pasi llogaritë të skanohen në këtë aparat ato do të shënohen edhe në profilin e personit që ka bërë kthimin e TVSH-së dhe më pas paratë do lëshohen në llogarinë e tyre, thonë nga DAP. Kioskë të këtillë në vend ka në më shumë objekte të DAP-it, ndërsa trajnimet do bëhen nga vullnetarët.
“Fillimisht, në mënyrë që qytetarët të munden të kthejnë një pjesë të tatimit të tyre të paguar, duhet të jenë të regjistruar në sistemin e DAP-it. Duhet të kenë llogarinë e tyre në bankë, por edhe dokumente të identifikimit personal dhe të jenë më të moshuar se 15 vjet”.
Për rreth një orë e gjysmë derisa ekipi i TV Alsat qëndroi në hapësirat e DAP-it, vetëm një person kërkoi ndihmë për kthimin e TVSH-së. Anketuam disa qytetarë dhe u përpoqëm të bisedojmë me pensionistët të cilët jo të gjithë shfrytëzojnë telefona të mençur. Pjesa më e madhe e tyre na thanë se ende nuk kanë planifikuar kthimin e TVSH-së sepse nuk e kanë instaluar aplikacionin, por kishte edhe të tillë që u ankuan për probleme teknike.
Dje rreth orës 16 e hapa adresën time të dytë elektronike dhe mora porosi se për 20 minuta do marrin konfirmim se e kanë pranuar dhe ejani në mëngjes ta sillni në formë të shtypur. Prita konfirmim deri në ora 12 e natës, por asgjë. Erdha këtu dhe më thanë të paraqitem në telefon për takime. Marr në telefon, por telefoni nuk ekziston”. -theksoi një qytetar i anketuar
Nga DAP thonë se nga dita e djeshme ka numër të shtuar të denoncimeve në numrin 198 për tregtarë që nuk lëshojnë llogari fiskale. Me rëndësi është të dinë qytetarët se nëse përpiqen të bëjnë kthimin e TVSH-së për llogari të paguar në para të gatshme bashkë me vërtetim të llogarisë, faturë ose dokument tjetër të lëshuar drejtë personit juridik, nuk do munden të bëjnë kthimin e TVSH-së. Për shkelësit e këtij detyrimi ligjor është paraparë gjobë në vlerë 250 euro.
Ile Petrevski
Loading…



