Alsat 2019-07-04T11:24:44+02:00 Kryetarja e Këshillit të komunës së Ohrit, Zhivka Angeloska para dy dite priti ambasadorin francez Kristian Timonie me flamur të gabuar. Në vend të flamurit të Francës, ambasadori francez u prit me flamurin e Mbretërisë së Holandës. Loading…
Author: almakos
Alsat 2019-07-04T11:08:54+02:00 Ambasada e SHBA në Shkup është prononcuar në lidhje me interpretimin e mbrëmshëm të himnit maqedonas gjatë kremtimit të 4 korrikut, Ditës së pavarësisë, ku Tamara Todevska nuk këndoi strofën në të cilën përmenden Goce Dellçev dhe heronj të tjerë kombëtarë. “Shtetet e Bashkuara kanë një respekt të thellë për traditat, historinë, heronjtë dhe për të ardhmen e shtetit mik, partnerit dhe aleatit tonë Maqedonisë së Veriut. Falënderojmë miqtë dhe kolegët tanë që mbrëmjen e djeshme festuan ditën e pavarësisë sonë. Ne e kuptojmë se gabimet mund të ndodhin pa dashje në momente emocionale, por gjithsesi falënderojmë këngëtarët…
Alsat-M 2019-07-04T10:13:11+02:00 Prokurorja Elizabeta Josifovskaka thënë se PSP-ja do të ankimojë aktvendimin e shkallës së parë ku Dragan Pavloviq-Latas dhe vëllezërit e tij sot janë liruar nga akuza, gjegjësisht nuk u shpallën fajtor për rastin “Lëndina”. Nuk ka dilemë se do të ankimojmë vendimin në Gjykatën e Apelit. Për ne akuza është ka bazë ka thënë prokurorja Josifovska. Vëllezërit akuzoheshin nga PSP-ja për ndërtim të tri uikend shtëpive në Zelenikovë, ku sipas prokurorisë kanë filluar ndërtimin në vitin 2011, ndërsa miratimin për ndërtim e kanë marrë në vitin 2013. Sipas gjykatëses Marija Kletniçka vleezërit e akuzuar lirohen nga akuza për…
Alsat-M 2019-07-04T09:47:36+02:00 Samiti i gjashtë për Ballkanin Perëndimor në kornizë të procesit të Berlinit vazhdon në qytetin polak Poznanj ku janë duke u zhvilluar takime të ministrave për ekonomi për ç[shtje të jashtme dhe të brendshme. Në fokus të takimeve do të zhvillohet bashkëpunim rajonal, lidhja dhe rritja e ekonomisë në rajon. Ngjarja kryesore e Samitit, takimi kryeministrave dhe shefave të shtetit do të zhvillohet nesër. Përskaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samit do të marrin pjesë edhe partnerët e EU-së, midis të cilëve Gjermania, Franca si dhe Polonia. Procesi i Berlinit është iniciativë e cila më 2014-ën e ka…
Alsat 2019-07-04T09:43:05+02:00 Moti në vend paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me zhvillim lokal të vranësirave jostabile të shoqëruara dhe reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. UV=8. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 13 deri 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 38 gradë Celsius. Në Shkup paradite mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite me reshje lokale dhe vranësira jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. UV=8. Temperatura e mëngjesit do të arrij deri 20, ndërsa ajo e ditës deri 35 gradë Celsius. Pastaj të martën vijon periudhë e motit me diell, stabil…
Alsat-M 2019-07-04T09:31:48+02:00 Në Gjykatën Penale po zhvillohet aktgjykimi për rastin e PSP-së “Lëndina” ku të akuzuar janë Dragan Pavlloviq – Llatas dhe vëllezërit e tij. Nga PSP-ja deri tani është kërkuar që të dënohen vëllezërit për ndërtim të paligjshëm dhe të u konfiskohen shtëpitë në Zelenikovë. Vëllezërit sipas Kodit Penale 244a, Paragrafi 1, ndërtim i paligjshëm, ngarkohen me nga një padi penale. Për këtë vepër Penale parashikohet dënim me burg nga 1 deri në 8 vjet. Të akuzuarit lirohen nga akuza sepse gjykata ka vlerësuar se akuzat që rëndojnë kundër vëleezërve nuk përbën shkelje ligjore dhe nuk mund të ngritet…
Alsat-M 2019-07-04T09:24:10+02:00 Në Gjykatën Penale po zhvillohet aktgjykimi për rastin e PSP-së “Lëndina” ku të akuzuar janë Dragan Pavlloviq – Llatas dhe vëllezërit e tij. Nga PSP-ja deri tani është kërkuar që të dënohen vëllezërit për ndërtim të paligjshëm dhe të u konfiskohen shtëpitë në Zelenikovë. Këtu mund ta ndiqni aktgjykimin drejtpërdrejt: Publiée par Alsat sur Jeudi 4 juillet 2019 Loading…
Alsat 2019-07-03T19:06:56+02:00 Prokuroria publike hodhi poshtë kallëzimin penal kundër ish ministres së Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska. Ndonëse Policia Financiare pretendonte se Kançeska Milevska i ka shkaktuar dëm buxhetit prej 2,7 milion eurosh, prokuroria nuk sheh bazë për ndjekje penale. Sipas policisë financiare ish ministrja e kulturës dhe disa persona të tjera kanë pranuar fatura nga ndërmarrja e huaj “Svetllost teatar” Beograd, e cila nuk guxon të ushtrojë veprimtari në territorin e shtetit, në të cilat në mënyrë të paligjshme është kalkuluar tatimi i vlerës së shtuar me vlerë prej 18 për qind. Në këtë mënyrë është kryer pagesa jashtë vendit…
Alsat 2019-07-03T19:02:35+02:00 Për avarinë hekurudhore sot reaguan nga VMRO-DPMNE-ja. Ata akuzuan se investimet në hekurudhë mbetën vetëm premtime boshe, njëjtë sikur gënjeshtra që e thanë para zgjedhjeve për ndërtimin e 600 kilometrave autostrada nëpër Maqedoni. Opozita vlerëson se pushteti është fajtor për situatën e vështirë në Hekurudha si në aspektin financiar, në atë kadrovik dhe teknik. Kërkojnë përgjegjësi nga kryeministri Zaev pasi thonë se ai sillet në mënyrë joserioze për këtë sektor shumë të rëndësishëm. Nga LSDM u përgjigjën se VMRO nuk ka ndërtuar as një metër hekurudhë dhe se në dy vitet e fundit pushteti investon më shumë sesa…
Alsat 2019-07-03T16:55:42+02:00 Kryeministri Zoran Zaev paralajmëron rikonstruim të gjerë të eshalonit të tretë. Sipas tij, në seancën e radhës do të propozohet ndryshimi i 30 drejtorëve, por pa shpjeguar nëse të njëjtit janë vetëm nga partia e tij apo ka edhe drejtor të cilët i përkasin partnerëve të koalicionit. [embedded content] Loading…
Mandatory Credit: Photo by Isopix/REX/Shutterstock (8858760q) EU flags EU flags outside the European Commission, Brussels, Belgium – 06 Jun 2017 Alsat 2019-07-03T16:49:31+02:00 Kryeministri Zoran Zaev beson se drejtuesit e rinj të BE-së kanë dëshmuar që dëshirojnë zgjerimin dhe kjo është në favor të vendeve anëtare. Thotë se ka pasur takim thuajse me të gjithë emrat e nominuar në institucionet kyçe të BE-së të cilët i kanë dëshmuar mbështetjen për Maqedoninë e Veriut. Zaev tha se nuk e demotivon deklarata e presidentit të Francës Makron, se BE nuk duhet të zgjerohet deri sa të reformohet. Presidenti Makron flet për anëtarësimin e…
Alsat 2019-07-03T16:33:37+02:00 Dalja e trenit transportues nga binarët në Kumanovë e paralizoi pjesën hekurudhore të Korridorit 10. Nuk dihet se kur sërish do të normalizohet komunikacioni hekurudhor drejt Serbisë. Ekipe të disa institucioneve sot me mekanizim të ndryshëm po tenton t’i largojë vagonët nga binarët e dëmtuar. Nga Hekurudhat e Maqedonisë Transport shpresojnë se për 10 ditë situata do të kthehet në normalen. Humbjet do të jenë të mëdha, ndërsa dëmin më të madh do ta pësojë industria e metalit. [embedded content] Korridori 10 momentalisht është i ndërprerë. Kështu që, trenat që transitojnë përmes Maqedonisë së Veriut, nga Greqia drejt…

