Mandatory Credit: Photo by Isopix/REX/Shutterstock (8858760q) EU flags EU flags outside the European Commission, Brussels, Belgium – 06 Jun 2017
Alsat 2019-07-03T16:49:31+02:00
Kryeministri Zoran Zaev beson se drejtuesit e rinj të BE-së kanë dëshmuar që dëshirojnë zgjerimin dhe kjo është në favor të vendeve anëtare. Thotë se ka pasur takim thuajse me të gjithë emrat e nominuar në institucionet kyçe të BE-së të cilët i kanë dëshmuar mbështetjen për Maqedoninë e Veriut. Zaev tha se nuk e demotivon deklarata e presidentit të Francës Makron, se BE nuk duhet të zgjerohet deri sa të reformohet.
Presidenti Makron flet për anëtarësimin e BE-së, për zgjerimin e BE-së. Ne flasim për marrjen e shpërblimit për gjithçka që kemi punuar tek ne. Për çështjet politike që janë zgjidhur, na duhet motivim shtesë që do të thotë hap i ardhshëm dhe ky është vendim për datën për fillimin e negociatave. Unë besoj se në tetor do ta marrim vendimin e cila tani është garantuar përmes konstatimit dhe përmes deklaratave të gjithë liderëve, duke pasur parasysh edhe debatin e brendshëm që e ka Franca- deklaroi Zoran Zaev.
Nga BDI, theksojnë se me rëndësi për vendin është që vendet anëtare arritën konsensus pa tej zgjatje diskutimit.
Presidentja e KE-së është nga Gjermania, një përkrahëse e fuqishme e perspektivës së Ballkanit Perëndimor për BE por edhe kryeministri belg si kryetar i Këshillit Evropian. Të gjithë mendojmë se janë mbështetës së perspektivës sonë dhe kjo shpresoj se do të jep edhe një shtytje në përshpejtimin e marrjes së datës në tetor- tha Bujar Osmani.
Sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së Vllatko Gjorçev tha se si subjekt politik do të bashkëpunojnë edhe me drejtuesit e rinj të BE-së.
Njerëzit në krye të institucioneve evropiane kanë kompetenca për çështjet evropiane. Shpresojmë dhe dërgojmë porosi për bashkëpunim të hapur me to. Dora është zgjatur dhe dëshirojmë që Maqedoninë ta shohim në BE- pohoi Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, do të jetë presidente e Komisionit Evropian, kryeministri i Belgjikës, Charles Michel , president i ri i Këshillit Evropian ndërsa politikën e Jashtme të BE-së, do ta udhëheq shefi i diplomacisë spanjolle Joseph Borell.
Mefail Ismaili
Loading…



