Alsat-M 2019-07-05T09:33:15+02:00 Në Poznanj sot në kuadër të samitit të vendeve nga Ballkani Perëndimor do të mbahet ngjarja qendrore – mbledhja e shefave të shteteve ose qeverive, ku duhet të publikohet kryesimi i ardhshëm i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit për përkrahje të bashkëpunimit rajonal dhe eurointegrime. “Në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Poznanj, në konferencë të përbashkët për shtyp të kryeministrit Zaev me kryeministrin e Polonisë, Mateush Moravjecki, me kancelaren e RF të Gjermanisë Angela Merkel dhe me kryetarin e Qeverisë së Bullgarisë, Bojko Borisov, e cila do të mbahet në ora 15:00,…
Author: almakos
Alsat 2019-07-04T20:59:51+02:00 Përkrah rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe shpresoj që në tetor Këshilli të miratojë vlerësimin tonë pozitiv, deklaroi eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn në samitin e Poznanit, sipas europeanwesternbalkans.com. ”Të dyja vendet kanë zbatuar reformat, veçanërisht në fushat e përmendura në konkluzionet e Këshillit të qershorit të 2018-ës”, theksoi ai. Në hapje të Forumit të Shoqërisë Civile dhe Biznesit, në kuadër të samitit të Poznanit, Hahn shpjegoi se BE duhet t’u përmbahet premtimeve, pasi dështimi për të shpërblyer progresin e këtyre vendeve do të dëmtonte besueshmërinë e unionit. Hahn…
Alsat 2019-07-04T19:05:53+02:00 Në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Poloni, delegacioni i Maqedonisë së Veriut pret që të marrin mbështetje financiare prej 40 milion euro për 3 projekte infrastrukturore. Rruga Shkup-Bllacë, projekti i gazsjellësit nga Greqia si dhe projektin e stacionit të përbashkët hekurudhor mes vendit dhe Serbisë në Tabanoc. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev tha se zhvillimi ekonomik i vendit duhet të bëhet përmes largimit të barrierave kufitare mes 6 vendeve të rajonit. [embedded content] Unë dua të tregoj gatishmërinë si Republikë e Maqedonisë së Veriut që menjëherë të hyjmë në këtë proces, jemi të gatshëm…
Alsat 2019-07-04T17:53:26+02:00 inistri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz dekaroi se Polonia ishte e zhgënjyer nga shtyrja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë me gazetën polake ”Dziennik Gazeta Prawna” ai theksoi se vonesat për integrimin mund të ndryshonin qëndrimin pro europian të këtyre vendeve. I pyetur nëse vonesa do të ndikonte në takimet dhe bisedimet në samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan, Czaputowicz vuri në dukje se “ajo që po ndodh në BE dhe Procesi i Berlinit janë dy çështje të ndryshme”. “Polonia është në një grup shtetesh që janë për fillimin e negociatave me vendet…
Alsat 2019-07-04T16:04:18+02:00 Pas 10 viteve premtime, Qeveria merr vendim të fillojë procedura për hapjen e kufirit me Serbinë, në vendkalimin Llojan-Miratoc. Projekti është i financuar nga ambasada Norvegjeze në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, vendimi i sotëm mbi premtimet e një pas njëshme të Qeverisë për hapjen e kufirit në fjalë, hap dilemën nëse deri më tani Qeveria ka pasur ose jo plan konkret. Kujtojmë disa premtime të funksionarëve të BDI-së ndër vite, duke filluar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti nga viti 2011 e këndej. Në këtë mandat do të realizohen vepra konkrete infrastrukturore që do ta përmirësojnë dukshëm jetën…
Alsat 2019-07-04T15:49:20+02:00 VMRO-DPMNE-ja heq dorë nga mundësia për bashkëpunim me pushtetit për të ndihmuar procesin e marrjes së datës për negociata me Bashkimin Evropian, gjë të cilën e kishtë ofruar vetë. Kreu i kësaj partia Hristijan Mickoski së fundmi deklaroi se afati për pushtetin ka skaduar meqë ky i fundit nuk ka treguar interesim për krijimin e grupeve të punës mes pushtetit dhe opozitës për këtë qëllim. Nga partia e tij sqarojnë se kjo nuk nënkupton që opozita do të kundërshtojë ligje të caktuara që janë në kuadër të integrimeve. “Nuk bëhet fjalë për ligje por bëhet fjalë për një…
Alsat-M 2019-07-04T15:34:05+02:00 Ministria e Arsimit dhe Qendra e Provimeve shtetërore kanë publikuar rezultatet e maturës shtetërore që u zhvillua nga 1 deri më 13 qershor. Nota mesatare këtë vit është 3.47 për dallim nga viti i kaluar kur nota mesatare ishte 3.42. Ky rezultat i dedikohet koordinatorëve të lëndëve të cilët zhvilluan vizita në shkollat e mesme në vend, gjatë periudhës para maturës, në muajin mars dhe prill. Ata kanë realizuar trajnime me mësimdhënësit duke i njoftuar me mënyrën e përgatitjes së testit dhe përmbajtjen e tij”.- theksoi Lidija Gjosheva, drejtore e Qendrës së provimeve Rezultate më të mira janë…
Alsat 2019-07-04T15:26:35+02:00 Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale, do të ngrejë procedurë për të zbuluar pronarin e vërtetë të televizionit 1TV në Shkup. Vendimi i këtillë i Agjencisë së mediave vjen pasi disa herë, Bojan Jovanovski, në këtë televizion por edhe në media të tjera ka deklaruar se është pronar i 1Tv-së. Ndërsa drejtori i ASHAV-së Zoran Trajçevski deklaroi se në regjistrin e radiodifuzerëve të Agjencisë dhe informatave të Regjistrit qendror, pronar të 1Tv-së janë personat fizik Mile Jovanovski me 95 për qind dhe personi Jasna Hercegoviq me pesë për qind. Jemi dëshmitarë se personi Bojan Jovanovski në disa raste…
Alsat-M 2019-07-04T15:22:18+02:00 Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka vendosur që t’i qaset rastit të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski, në lidhje me dyshimet për rregullim tenderi. Nga ky institucion sqarojnë se rasti nuk mund të anashkalohet, ashtu edhe si lëndët tjera për të cilat është vepruar në bazë të informacioneve në opinion. Ata vlerësojnë se rasti ka elemente për t’u shqyrtuar dhe procedura do të vazhdojë si me të gjithë rastet e tjera të ngjashme. Ndërkohë, ekspertët u bëjnë thirrje institucioneve kompetente të zbardhin në tërësi këtë rast dhe rastet e tjera të ngjashme. Ish anëtari i Anti-korrupsionit…
Alsat 2019-07-04T14:50:37+02:00 Edhe Armata ndërroi emrin. Tashmë zyrtarisht do të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtë e bëri të ditur presidenti Stevo Pendarovski i cili shtoi se ka zgjidhur problemet juridike për riemërimin e armatës. Gjatë ditës së djeshme firmosa vendimin për shenjat në uniformat e armatës sonë. Prej tani e tutje do të jetë Armatë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Edhe ky problem teknik është zgjidhur në aspektin juridik. Kështu që munden në mënyrë komode të bëjnë furnizime, që në uniformat e tyre ti kenë shenjat e reja”-pohoi Stevo Pendarovaski, president. Presidenti Pendarovaski tha se…
Alsat 2019-07-04T14:45:17+02:00 Nuk ka munguar as reagimi i profesoreshës Gordana Siljanovska-Davkova në lidhje me interpretimin e mbrëmshëm të himnit maqedonas gjatë kremtimit të 4 korrikut, Ditës së pavarësisë së SHBA-së, ku Tamara Todevska nuk këndoi strofën në të cilën përmenden Goce Dellçev dhe heronj të tjerë kombëtarë. Kandidatja e VMRO-së opozitare në zgjedhjet e fundit presidenciale në Twitter ka shkruar se para ligjit nuk pranohet falja por përgjegjësia. “Është koha t`i japim fund, para ligjit nuk ka më fal! Duhet të mbahet përgjegjësi”, ka shkruar Davkova. Време е да ставиме крај, пред законите нема извини! Одговорност мора да има! pic.twitter.com/TE4IiIz97R…
Alsat-M 2019-07-04T14:42:26+02:00 Në manifestimin tradicional Dasma e Galiçnikut (Galiçka Svadba), çifti i sivjetmë janë Marina Petrovska dhe Ognen Karagjozevski. Dashurinë e tyre do e përjetësojnë në këtë manifestim tradicional që do mbahet për të 46 herë me radhë dhe do zgjasë nga data 12 deri më 14 korrik në fshatin Galiçnik në malin Bistra. Dasma do të shoqërohet me tradita, rituale, veshje kombëtare dhe këngë. “Ne në birrarinë e Shkupit jemi jashtëzakonisht krenarë që tash 46 vjet jemi pjesë e pandashme e këtij manifestimi të veçantë që është pasqyrë e traditës sonë të pasur dhe trashëgimisë kulturore të Republikës së…

