Alsat 2019-07-05T15:56:23+02:00 Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka dorëzuar kërkesë në M-NAV që t’ua dorëzojnë të gjitha dokumentet lidhur me tenderin për sistem të radarëve të dedikuar për aeroportin në Shkup. Komisioni antikorrupsion vendosi të hetojë me iniciativë personale, me ç’rast dërgoi kërkesë edhe në Qeveri për informacione për tenderin kontestues. Antikorrupsioni kërkon përgjigje, në çfarë roli sekretari i përgjithshëm Dragi Rashkovski është përfshirë në procedurën e tenderimit. Ky rast u hap pasi që në opinion doli audio-regjistrimi në të cilin dëgjohet se si Rashkovski, siç supozohet, dakordon realizimin e tenderit që e ka marrë ndërmarrja italiane “Leonardo”. Në…
Author: almakos
Alsat 2019-07-05T15:49:24+02:00 Njëri pranë tjetrit, në sallën tepër të ngushtë të gjykatës dhe para syve kureshtar të gazetarëve sot dëshmuan gazetarja Olivera Trajkovska dhe biznesmeni Orce Kamçev. PSP-ja i lidhi përmes bisedës së përgjuar mes tyre më 6 qershor të vitit 2011, kur në mënyrë brutale dhe jonjerëzore u arrestua Lube Boshkoski. Në dalje nga gjykata, Kamçevi tregoi stil dhe sjellje të “xhentëlmenit” të vërtetë. Ia hapi derën e rëndë të gjykatës Trajkovskës. E përqafoi dhe pozoi në mënyrë të relaksuar para kamerave. Por, kur nuk kishte kamera në sallë, përveç asaj të gjykatës, Kamçevi nuk u tregua aq i…
Alsat-M 2019-07-05T15:39:34+02:00 Ngecja e integrimeve evropiane me siguri do ta ngadalësojë zhvillimin dhe do të nxisë destabilizim të ri në Ballkan, ka deklaruar presidenti polak Andzhej Duda në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Poznan të Polonisë, duke theksuar se Varshava e mbështet politikën e zgjerimit. Në këtë Samit janë mbledhur krerët e disa shteve dhe përfaqësues të lartë të BE-së. Delegacioni i Maqedonisë së Veriut drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij. Zaev në mëngjesin e punës me krerët e shteteve tjera ka deklaruar se në tetor të këtij viti pret të përmbushet…
Alsat 2019-07-05T15:34:14+02:00 BDI justifikohet me 10 vjet premtime boshe për vendkalimin kufitar Llojan-Miratoc se ka qenë mungesë e vullnetit politik mos hapja e tij prej vitit 2011, edhe pse ajo ka qenë pjesë e të gjitha qeverive. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i pyetur nga ALSAT, thotë se vullneti politik ka munguar si nga Maqedonia e Veriut ashtu edhe nga Serbia. Ka pasur disa tentime në të kaluarën për të hapur këtë pikë kufitare, mirëpo ka dështuar kryesisht për shkak të mungesës së vullnetit politik kryesisht andej, por në momente të caktuara edhe këndej gjatë viteve të kaluara ka…
Alsat-M 2019-07-05T15:26:32+02:00 Banorët e Hasanbegut protestuan kundër siç thonë rasteve të montuara gjyqësore si në rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave”, “Harun Aliu”, “Alfa” e të tjerë. Ata thonë se janë të indinjuar nga përmbajtja e bisedave të përgjuara, që i dëgjojnë nga funksionarët e BDI-së, “bomba” të cilat i publikon “El Cheka” në rrjetet sociale. Dhjetëra qytetarë, të cilët në mesditë bllokuan rrugën kryesore të Hasanbegut, me parulla në duar dhe brohoritje u zotuan se nuk do të lejojnë më në vendbanimin e tyre të futen krerët e partisë shqiptare në pushtet. Ata ndjehen të tradhtuar, duke u shprehur se…
Alsat 2019-07-05T15:20:36+02:00 Rezultatet e maturës shtetërore edhe një herë dëshmuan cilësinë e dobët të arsimit në vend. Nota mesatare 3.47 jep sinjalin e fundit se duhet nisur reformat e brendshme në arsim, vlerëson profesori Avzi Mustafa. Ai shton se reforma e lartpërmendur duhet të përfshijë edhe orientimin profesional të nxënësve nga cikli fillor, përmirësimin e teksteve shkollore dhe metodën e mësimdhënies. Ajo që mu më brengos, Byroja për zhvillimin e arsimit duhet të kthejë ata këshilltarë të cilët dikur kryenin procesin mësimor në shkolla, ku ata I udhëzonin për dobësitë që paraqiteshin, tani ajo mungon dhe ajo që është më…
Alsat 2019-07-05T15:09:40+02:00 S’kanë të mbaruar reagimet pas vendimit të gjykatës për ta liruar gazetarin Dragan Pavloviq – Llatas, nga akuzat për ndërtimin e paligjshëm të vilave në Zelenikovë. Zemërimi i opinionit u rrit më shumë pas arsyetimit të vendimit të tillë të gjykatëses, sipas të cilit me rëndësi thelbësore është se asnjë institucion nuk ka reaguar dhe nuk ka konstatuar se Llatasi ka ndërtuar ndërtime pa leje dhe më pas askush nuk e kontestoi futjen e tyre në kadastrën e patundshmërive. Ish-prokurori dhe avokati Aleksandar Nakov konsidero se aktakuza e PSP-së është “e dobët”, për shkak se nuk ka përfshirë…
Alsat 2019-07-05T14:57:06+02:00 Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e kritikoi Bashkimin Evropian për shtyrjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe i bëri thirrje bllokut që t’iu ofrojë vendeve të Ballkanit një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në BE. Shteteve të Ballkanit nuk duhet t’iu kërkohet të marrin pjesë në një garë “ku nuk mund të shohin vijën e finishit”, tha Duda gjatë një samiti të Ballkanit Perëndimor, në qytetin Poznan të Polonisë. Duda tha se të dyja vendet kanë kaluar nëpër “reforma të vështira”, për të përmirësuar shanset e tyre për anëtarësim në BE. Muajin e…
Alsat 2019-07-05T14:54:23+02:00 Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bën shaka me homologun e tij bullgar Bojko Borisov. Në fillim të takimit të dy delegacioneve në Samitin e Poznanit, gjatë bisedave jozyrtarisht, Borisov e pyet Zaevin, “si është në Shkup?”. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, shkurtimisht komenton se është “shumë i nxehtë”, ndërsa Zaev shton se “Edhe pse jemi Maqedonia e Veriut, prap është 40 gradë”, duke shtuar se ndoshta edhe në Sofja është njëjtë. Kryeministri bullgar i përgjigjet Zaevit se ai kohën e fundit 2-3 ditët e fundit ka qenë në Bruksel dhe se nuk e ka përjetuar të nxehtin.…
Alsat-M 2019-07-05T14:48:37+02:00 Për momentin ekonomitë e dy vendeve nuk i plotësojnë kushtet për tu bërë pjesë e BE-së ka thënë ministri gjerman i Ekonomisë dhe Energjetikës, Peter Altmajer në një deklaratë për radion gjermane Dojçland Funk. Gazetari: A janë ekonomikisht të përgatitura Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të bëhen pjesë e BE-së? “JO! Kjo është pyetje që për momentin nuk mundet ti përgjigjeni me një PO.- ka thënë Altmajer, duke shtuar se vitet e fundit dy vendet kanë arritur përparim aq sa të afrohen drejt tregut ekonomik të BE-së. Ai gjithashtu ka drejtuar gishtin se përballja me korupsionin dhe gjyqësorin…
Alsat 2019-07-05T14:43:12+02:00 Zv.ministrja e Financave Shiret Elezi merr të gjithë kompetencat e ministrit në dikasterin e saj por vendimet dhe politikat financiare do të drejtohen nga kryeministri Zoran Zaev. Këto vendime janë konstatuar në seancën e fundit të Qeverisë. Kryetari i Qeverisë i drejton veprimet e qeverisë nga fusha e financave dhe politikës financiare dhe realizimin e përcaktimeve të programit të Qeverisë në përputhje me nenin 11, paragrafi 1 dhe paragrafi 2 dhe nenin 35 paragrafi 1 nga Ligji për punën e Qeverisë. Konkluza e dytë lidhur me këtë çështje është që qeveria konstatoi se përmbushen kushtet në pajtim me…
Alsat-M 2019-07-05T14:28:33+02:00 Temperaturat e larta prej +40 gradë Celsius ka mbërthyer sot banorët e Hasanbegut të Shkupit. Edhe pse klima në vendin tone dihet se ka katër stina dhe nuk është shumë e thatë, por temperaturat e ditëve të fundit duket se do të zgjasin deri në mesin e javës së ardhshme. Siç shihet edhe nga videoja asfalti ka filluar të shkrihet nga temperaturat e larta që janë regjistruar sot në +40 gradë Celsius./Alsat [embedded content] Loading…

