Alsat-M 2019-07-05T15:26:32+02:00
Banorët e Hasanbegut protestuan kundër siç thonë rasteve të montuara gjyqësore si në rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave”, “Harun Aliu”, “Alfa” e të tjerë. Ata thonë se janë të indinjuar nga përmbajtja e bisedave të përgjuara, që i dëgjojnë nga funksionarët e BDI-së, “bomba” të cilat i publikon “El Cheka” në rrjetet sociale. Dhjetëra qytetarë, të cilët në mesditë bllokuan rrugën kryesore të Hasanbegut, me parulla në duar dhe brohoritje u zotuan se nuk do të lejojnë më në vendbanimin e tyre të futen krerët e partisë shqiptare në pushtet. Ata ndjehen të tradhtuar, duke u shprehur se gjithmonë janë viktimë të proceseve politike dhe rasteve të montuara gjyqësore.
Në Hasanbeg janë bërë të gjitha rastet e montuara, siç është Harun Aliu, Monstra e shumë të tjera që janë montuar këtu. Populli është shumë i revoltuar dhe un jam organizator i protestës, ne do të ndalojmë Ali Ahmetin me ata organizatorët, prej sot e tutje ju ndalohet rreptësishtë hyrja këtu.”
Unë jam ushtar i 2001-shit, jam vëllai i tretë që kemi qenë në luftë, por kurrë nuk e kemi ndjerë veten të sigurte. As nuk kanë pyetur se a kemi nevojë për punësime, kur iu kam kërkuar unë punë më kanë kushtëzuar duke mi lypur 4500 euro. Vetë e shohim se ky shtet është i korruptuar, bën montazhe dhe përgjime siç dolën edhe këto të fundit.”- u shprehën qytetarët e intervistuar
Adnan Qaili
Loading…



