Alsat 2019-07-05T15:09:40+02:00
S’kanë të mbaruar reagimet pas vendimit të gjykatës për ta liruar gazetarin Dragan Pavloviq – Llatas, nga akuzat për ndërtimin e paligjshëm të vilave në Zelenikovë. Zemërimi i opinionit u rrit më shumë pas arsyetimit të vendimit të tillë të gjykatëses, sipas të cilit me rëndësi thelbësore është se asnjë institucion nuk ka reaguar dhe nuk ka konstatuar se Llatasi ka ndërtuar ndërtime pa leje dhe më pas askush nuk e kontestoi futjen e tyre në kadastrën e patundshmërive. Ish-prokurori dhe avokati Aleksandar Nakov konsidero se aktakuza e PSP-së është “e dobët”, për shkak se nuk ka përfshirë dhe inspektorët për ndërtim, të cilën kanë pasur përgjegjësi dhe autoritet për të vepruar.
Nga aspekti i prokurorisë, kur e mori lëndën për punë, mund të kërkonte një plotësim të vetë çështjes, por duke u nisur nga vetë fakti se është tepër vonë, do të humbet kohë, kështu që mund të vijë deri në vjetërsimin e lëndës për të cilën sipas Ligjit nuk është një dënim i vogël prej tre deri në tetë vjet, por inspektori, ka pasur një juridiksion të tillë dhe një mundësi për të reaguar dhe formuar atë si lëndë, që do të lejonte formimin e bazës për të ngritur akuza penale në Prokurorinë Publik“-tha Aleksandar Nakov, avokat.
Sidoqoftë, Nakov e vendos çështjen “Lëndina” në kategorinë e çështjeve të parëndësishme që nuk duhet të jenë në fokusin e PSP-së, por qëllimi është të hetojë krimet e mëdha dhe kthimin e parave të qytetarëve.
Populli priste ndjekjen e një lloji më të rëndë të krimit, realizimin e këtyre akuzave me vendime përfundimtare. Ne nuk e kemi atë, prandaj, publiku reagon me të drejtë, mund të jetë pjesë e reagimit joadekuat të PSP-së, reagimi i shpejtë i PSP-së, por duhet të theksojmë dhe të tregojmë se PSP-ja në punën e saj ka hasur shumë pengesa”-theksoi Aleksandar Nakov, avokat.
Për “Lëndinën” PSP kërkoi konfiskimin e shtëpive të Llatasit dhe vëllezërve të tij, por në vend të konfiskimit, shteti tani do të duhet të paguajë shpenzimet e avokatëve të tij dhe të gjithë procedurën në Gjykatën Penale.
ALSAT
Loading…



