Alsat-M 2019-07-05T13:25:55+02:00 Lajmërohet krimineli i arratisur Nikolla Gruevski i cili e ka vjedhur gjysmën e autostradës Miladinovc – Shtip, sepse derisa VMRO-DPMNE ishte në qeveri ende nuk kishte përfunduar gjysma e autostradës. I vetmi sukses i të arratisurit Gruevski në infrastrukturë kanë qenë përqindjet dhe marrëveshjet me krahun e tij të djathtë Mile Janakievskin. Përshkak të interesave të familjes, gjatë kohës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së ka patur lëshime të mëdha që shtetit i kushtuan miliona euro. Krimineli Gruevski mos të mbajë dertin e rrugëve, sepse rruga e vetme për Gruevskin është ajo e burgut, ku po e pret vendi i…
Author: almakos
Alsat 2019-07-05T13:23:55+02:00 Qeveria e Kosovës nuk ka marrë vendim që u ndalon hyrjen në Kosovë të gjithë zyrtarëve nga Serbia, u konfirmua nga kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj. Sqarimet vijnë një ditë pasi që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes shefit të kabinetit të ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj, ka komunikuar lajmin për marrjen e vendimit për të mos lejuar hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë. Por, Donjeta Gashi, zëdhënëse e kryeministrit Ramush Haradinaj, tha se “Qeveria e Kosovës nuk ka marrë një vendim të tillë”. Të premten, edhe televizioni publik në Serbi citoi kryeministren serbe, Ana Bërnabiq,…
Alsat 2019-07-05T13:17:31+02:00 Ministri i Punëve të Jashtme , Nikolla Dimitrov në një konferencë për shtyp në Poznan, ku po mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, deklaroi se hyrja e vendeve të rajonit në BE paraqet kompletimin dhe jo zgjerimin e tij. “Kur mendojmë për rajonin, mendojmë sikur rajoni kufizohet me BE-në, ndërsa praktikisht rajoni ynë është i rrethuar nga vendet anëtare të BE-së”, tha Dimitrov. ”Kur një ditë këto vende do të meritojnë dhe hyrjen në BE, harta e BE-së nuk do të bëhet më e madhe, fjala zgjerim nuk e reflekton realitetin, fjalë më…
Alsat-M 2019-07-05T12:18:34+02:00 Nuk shtyhet dënimi me burg për biznesmenin Sead Koçan. Kështu ka vendosur sot gjykata penale pas kërkesës së tij të mos dorëzohet në burg më 17 korrik, datë kjo kur duhet të fillojë të vuajë dënimin me burg prej 4 viteve e 8 muajve për rastin e PSP-së “Trust”. Sipas këtij vendimi më të ri të Gjykatës Penale ai do të duhet të dërgohet në burg vetëm pas dy javësh. ME këtë aktvendim është parashikuar që konfiskohet edhe 17 milionë euro aq sa ishte tenderi nga ELEM-i. Loading…
Alsat-M 2019-07-05T12:03:00+02:00 Për shkak të punimeve ura “Goce Dellçev” nesër, 6 dhe 7 korrik, në periudhë prej 5 deri në ora 17 do të vendose regjim komunikacioni, ndërsa linjat e autobusëve do të ndryshojnë kahjen. Loading…
Alsat 2019-07-05T11:58:10+02:00 Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, fajin për mos fillimin e punëve rreth ndërtimit të shkollës fillore në fshatin Reçicë e Vogël, e ka hedh tek Qeveria. Sipas saj, ajo që është detyrë e komunës së Tetovës është përmbushur, sa i përket projektit dhe lejes për ndërtimin e shkollës, por Qeveria ende nuk ka ndarë mjete për fillimin e ndërtimit të kësaj shkolle. Gjatë fushatës parazgjedhore, vet kryeministri Zaev dhe kryetarja e komunës Teuta Arifi, premtuan se, shkolla fillore e fshatit Reçicë së shpejti do të fillojë me ndërtim, por njashtu sikurse edhe shumica e premtimeve të…
Alsat-M 2019-07-05T11:29:27+02:00 Rrritet numri i qytetarëve që nuk u janë transferuar paratë nga Fondi Pensional drejt shtyllës së dytë MAPAS. Nga vlerësimet e para numri kishte prekur dikur rreth 12.000 qytetarë, mirëpo pas vlerësimeve të fundit ky numër ka arritur rreth 14.000 persona. Për të dëmshpërblyer, shteti nga Buxheti ka transferuar rreth 18 milionë euro në fondet private pensionale. Skandalin fillimisht e kishte zbuluar ministrja Mila Carovska dhe kishte ngritur padi penale kundër kryerësve të panjohur në Fondin Pensionë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mirëpo më pas paditë ishin hedhur poshtë nga Prokuroria. Vlerësimet e Ministrisë ishin se bëhet fjalë…
Alsat-M 2019-07-05T11:21:35+02:00 Biznesmeni Orce Kamçev sot në Gjykatën Penale ka dëshmuar për rastin e PSP-së “Tortura”, gjegjësisht për arrestimin e Lube Boshkovskit në vitin 2011, ai u ftua në cilësinë e dëshmitarit nga PSP-ja. NË këtë rast njëri nga të akuzuarit është edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov. Mijallkov dhe Kamçev janë takuar në koridorin e gjykatës mirëpo nuk jnaë përshëndetur. Nuk janë përballur as në gjykatë, sepse Mijallkov nuk kishte pyetje për të. Kamçev në pyetjen e të akuzuarit Lubomir Lape, se si ndjehet, u përgjigj shkëlqyeshëm. Atij në gjykatë iu prezantuan disa nga përgjimet e paligjshme, mirëpo siç…
Alsat-M 2019-07-05T11:12:31+02:00 Ish-kryeministri Nikolla Gruevski përmes rrjetit social Fejsbuk ka përuruar lëshimin e autostradës së re Shkup-Shtip, duke sqaruar se i njëjti ka qenë projekt i qeverisë së atëhershme VMRO-DPMNE. Në postimin e tij Gruevski bën krahasimin kronologjik të ngjarjeve, dhe krejtësisht në fund nga Budapesti godet me mesazh të fuqishëm, duke thënë se obligim i qerverisë është të mirëmbajë autostradën dhe mos ta gjej të dëmtuar kur të kthehet. [embedded content] Loading…
Alsat 2019-07-05T10:47:47+02:00 Të premten (05.07) përfundon Samiti i Poznanit me takime të shumta mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe homologëve të tyre nga vendet e BE-së që marrin pjesë në nismën ‘Procesi i Berlinit’. Një gjë mund të thuhet që tani: Maqedonia e Veriut është nxënësja shembullor e rajonit, prandaj edhe vitin e ardhshëm ajo do të jetë organizatore e samitit të shtatë, së bashku me Bullgarinë. Dy shtetet do të kenë rastin të dëshmojnë më së miri në praktikë, atë që mbështet procesi i Berlinit: aftësinë bashkëpunuese mes vendeve të rajonit dhe BE-së. Hahn: Çelje e negociatave me Shqipërinë…
Alsat-M 2019-07-05T09:43:40+02:00 Kryeministri Zoran Zaev, po qëndron në Poznan të Polonisë, dhe do të marrë pjesë në sesionin plenar të Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim ky që rrjedh nga Procesi i Berlinit. Me këtë rast, ai gjatë sesionit plenar, do të mbajë edhe një fjalim ku të do paraqes rëndësinë që ka ky samit për Maqedoninë e Veriut, por edhe për të ardhmen e Evropës, për prosperitetin e përbashkët rajonal. Në këtë samit do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të…
Alsat-M 2019-07-05T09:38:41+02:00 Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja gjyqësore për “Titanik”, “Tortura” dhe “Tarifa” të Prokurorisë Speciale Publike. Rasti “Titanik” ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore dhe gjendet në procedurë dëshmuese. Nxirren materialet dëshmuese të propozuara nga PSP. Bëhet fjalë për rreth 5.900 materiale dëshmuese, si kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve, deklarata për persona të autorizuar, fragmente nga llogaritë, vërtetime dhe dokumente tjera dhe dëshmi për keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës nga viti 2013. Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe…

