Alsat 2019-07-05T13:23:55+02:00
Qeveria e Kosovës nuk ka marrë vendim që u ndalon hyrjen në Kosovë të gjithë zyrtarëve nga Serbia, u konfirmua nga kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj. Sqarimet vijnë një ditë pasi që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes shefit të kabinetit të ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj, ka komunikuar lajmin për marrjen e vendimit për të mos lejuar hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë. Por, Donjeta Gashi, zëdhënëse e kryeministrit Ramush Haradinaj, tha se “Qeveria e Kosovës nuk ka marrë një vendim të tillë”. Të premten, edhe televizioni publik në Serbi citoi kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, të ketë thënë se në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë ka dëgjuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të ketë thënë se vendimi për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë është një “lajm i rremë”. Në anën tjetër, Zyberaj këmbënguli se lajmi nuk është i rremë.
Loading…



