Alsat 2019-07-04T15:26:35+02:00
Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale, do të ngrejë procedurë për të zbuluar pronarin e vërtetë të televizionit 1TV në Shkup. Vendimi i këtillë i Agjencisë së mediave vjen pasi disa herë, Bojan Jovanovski, në këtë televizion por edhe në media të tjera ka deklaruar se është pronar i 1Tv-së. Ndërsa drejtori i ASHAV-së Zoran Trajçevski deklaroi se në regjistrin e radiodifuzerëve të Agjencisë dhe informatave të Regjistrit qendror, pronar të 1Tv-së janë personat fizik Mile Jovanovski me 95 për qind dhe personi Jasna Hercegoviq me pesë për qind.
Jemi dëshmitarë se personi Bojan Jovanovski në disa raste në median e tij por edhe në informatat e transmetuara në mediat tjera publikisht deklaron se është pronar i televizionit 1TV, që është në kundërshtim me të dhënat me të cilat disponon Agjencia dhe në kundërshtim me nenin 34 të ligjit për Shërbime audio dhe audiovizuale ku nuk lejohet pronar i fshehtë dhe sekret”-tha Zoran Trajçevski, drejtori i ASHAV.
Trajçevski potencoi edhe rastin se për herë të fundit Jovanovski, në Televizionin 1TV ka deklaruar se ai vetë është pronar, por se nuk mund të paraqitet si i tillë, pasi për shkak të ndonjë procedure gjyqësore i është bllokuar llogaria e tij bankare. Kjo sipas kreut të Agjencisë së mediave, flet se bëhet fjalë për shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 34 të Ligjit për Agjencinë e mediave.
Mefail Ismaili
Loading…



