Alsat-M 2019-07-04T15:34:05+02:00
Ministria e Arsimit dhe Qendra e Provimeve shtetërore kanë publikuar rezultatet e maturës shtetërore që u zhvillua nga 1 deri më 13 qershor. Nota mesatare këtë vit është 3.47 për dallim nga viti i kaluar kur nota mesatare ishte 3.42.
Ky rezultat i dedikohet koordinatorëve të lëndëve të cilët zhvilluan vizita në shkollat e mesme në vend, gjatë periudhës para maturës, në muajin mars dhe prill. Ata kanë realizuar trajnime me mësimdhënësit duke i njoftuar me mënyrën e përgatitjes së testit dhe përmbajtjen e tij”.- theksoi Lidija Gjosheva, drejtore e Qendrës së provimeve
Rezultate më të mira janë shënuar në lëndën e matematikës ndërsa më të ulëta në gjuhë dhe letërsi turke. Edhe këtë vit gjuha angleze ka shfaqur më shumë interes për testim si lëndë zgjedhore. Gjithësejt,14.103 nxënës u testuan në anglisht, apo 310 nxënës më shumë se një vit më parë.
Sivjet nota mesatare në matematikë arrin 3.65 krahasuar me vitin e kaluara kur arrinte 3.37. Ata kandidatë që nuk I kanë kaluar provimet në afatin e qershorit dhe që nuk ndjehen të përgatitur ti përgjigjen sfidës së maturës shtetërore mund të paraqiten për maturën shkollore apo për provim përfundimtar”.- u shpreh Arbër Ademi, ministër i Arsimit
Nota mesatare për gjuhë dhe letërsi maqedonase është 3.69, gjuhë shqipe dhe letërsi 3.85, gjuhë turke dhe letërsi 3.73, gjuhë angleze 3.07, histori 3.51,biologji 3.67 dhe biznes 3.32. Këtë vit, për maturën shtetërore u paraqitën gjithsej 15.553 nxënës, 7.692 nga drejtimet e gjimnazit, 7.604 nxënës nga arsimi profesional dhe 257 nxënës nga arsimi i mesëm i artit.
Afati i dytë për maturën shtetërore është në muajin gusht.
Melihate Rustemi
Loading…



