Alsat 2019-07-04T15:49:20+02:00
VMRO-DPMNE-ja heq dorë nga mundësia për bashkëpunim me pushtetit për të ndihmuar procesin e marrjes së datës për negociata me Bashkimin Evropian, gjë të cilën e kishtë ofruar vetë. Kreu i kësaj partia Hristijan Mickoski së fundmi deklaroi se afati për pushtetin ka skaduar meqë ky i fundit nuk ka treguar interesim për krijimin e grupeve të punës mes pushtetit dhe opozitës për këtë qëllim. Nga partia e tij sqarojnë se kjo nuk nënkupton që opozita do të kundërshtojë ligje të caktuara që janë në kuadër të integrimeve.
“Nuk bëhet fjalë për ligje por bëhet fjalë për një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore. Për një periudhë më të gjatë kohore që kur ne zgjatëm dorën nuk ka përgjigje nga ana e qeverisë kështu që kjo dorë e zgjatur nuk është pa afat skadimi. Koha kalon. Qeveria nuk bën asgjë në drejtim për të përmbushur kushtet për marrjen e datës. Tani VMRO-DPMNE-ja bën atë që është në fuqinë e saj në kuadër të familjes së partive popullore evropiane punojmë që të mos lëshohet mundësia dhe të merret datë për negociata- deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Nga LSDM-ja si parti më e madhe në pushtet thonë se ata vetë janë përqëndruar tërësisht në procesin e integrimit duke konsideruar se opozita ka ngecur me politikat e kaluara.
Ndërkohë që LSDM-ja dhe të gjithë kapacitetet tona janë plotësisht të fokusuara në këtë drejtim, nga ana tjetër, kemi parti politike e cila ka ngecur në të kaluarën, në një vend të izoluar dhe në regjim, parti e cila deri tani nuk ka ofruar as ndryshime kuadri, as programore dhe as kapacitete të çfarëdoshme ose potencial. Qëllimi i tyre i vetëm është që të mos ketë drejtësi në vend, të bëjnë obstruksione për sundimin e së drejtës pa ndonjë qëllim tjetër- deklaroi Lupço Nikollovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.
Pas dështimit të qershorit për marrjen e datës për fillim të negociatave, VMRO-DPMNE-ja akuzoi pushtetin për mungesë reformash konkrete dhe u ofrua që me kapacitetet e saj të ndihmojë procesin, që vendi të marrë datë në tetor. Pushteti e shpërfillimi këtë ofertë duke mos e ftuar në grupe punë për këtë qëllim.
Fatlume Dervishi
Loading…



