Alsat 2019-07-03T16:00:22+02:00 Qendra për menaxhim me krizat do të digjitalizohet në tërësi dhe kjo me mbështetje të SHBA-së dhe NATO-s. Me rastin e promovimit të sistemit të ri digjital NICS, drejtori i QMK-së Agron Buxhaku, tha se me këtë projekt avancohet i gjithë sistemi për menaxhim me kriza. Me këtë sistem do të mbulohet e gjithë Republika e Maqedonisë së Veriut. Ne si QMK mbajmë trajnim në nivel lokal, për atë se si të zbatohet ky sistem me të cilin, në çdo moment, të gjitha institucionet do të kenë mundësi ta mbikëqyrin situatën, me ndihmën e teknologjisë moderne dhe internetin,…
Author: almakos
Alsat 2019-07-03T15:54:17+02:00 Kryeministri Zoran Zaev u vendos bindshëm në anën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski, në lidhje me aferën për rregullim tenderi. Zaev vlerëson se Rashkovski nuk ka qenë arrogant në prononcimin e tij por që mediat s’mund ta bëjnë sallatë me kritika për punën e tij. Ne jemi qeveri transparente dhe e duam qasjen kritike të mediave por nuk do ta bëni dikë sallatë kur doni dhe si doni si person fizik. Qeveria nuk do të dorëzojë padi. Puna jonë nuk është që të paditemi me gazetarët dhe me mediat por secili individ si person fizik…
Alsat-M 2019-07-03T15:09:26+02:00 Pushteti ka betonuar qëndrimin kundër kërkesave të opozitës në propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Nga LSDM thonë se kërkesat e VMRO DPMNE-së nuk do të pranohen për shkak se sipas tyre, me këtë do t’i mundësonin amnisti funksionarëve të akuzuar nga radhët e opozitës. Qëndrimi ynë parimor si parti dhe Qeveri është sundimi i ligjit dhe kthimi i shtetit të së drejtës. Në kohën kur VMRO-DPMNE-ja propozon ligje dhe dispozita që do t’i shërbejnë udhëheqësisë aktuale dhe nga qeverisja e kaluar për t’u amnistuar nga krimet, kuptohet se për ne është e papranueshme. Amnisti për krimet dhe kriminelët nuk…
Alsat-M 2019-07-03T14:58:21+02:00 Kryeministri Zoran Zaev beson se drejtuesit e rinj të BE-së kanë dëshmuar që dëshirojnë zgjerimin dhe kjo është në favor të vendeve anëtare. Thotë se ka pasur takim thuajse me të gjithë emrat e nominuar në institucionet kyçe të BE-së të cilët i kanë dëshmuar mbështetjen për Maqedoninë e Veriut Besoj se të gjithë këto emërime mund të jenë në interes jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe për të gjitha vendet kandidate, në interes sa i përket perspektivës së ardhshme të BE-së”- theksoi Zoran Zaev, Kryeministër Nga BDI, theksojnë se me rëndësi për vendin është që…
EU member states national flags are seen before a European Union leaders summit, in Brussels, Belgium July 2, 2019. REUTERS/Piroschka Van De Wouw Alsat-M 2019-07-03T14:43:56+02:00 Ballkani Perëndimor, perspektiva evropiane e gjashtë vendeve dhe bashkëpunimi midis tyre është në fokus të samitit në qytetin polak Poznanj në të cilin marrin pjesë shefa të qeverive, ministra, përfaqësuesve të organizatave joqeveritare të gjashtë vendeve ballkanike dhe të disa vendeve të Evropës Perëndimore. Në këtë takim vendet anëtare të Bashkimit Evropian, pjesëmarrës në Samit, siç janë Gjermania, Austria, Italia, Polonia dhe Bullgaria do të tentojnë ta nxisin bashkëpunimin midis Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Malit të…
Alsat-M 2019-07-03T14:36:57+02:00 Ditët e fundit komunikacioni në Qytetin e Shkupit është i rënduar dhe kjo për shkak të rikonstruimit të disa rrugëve në pjesë të ndryshme të qytetit. Boritë e veturave janë tregues për atë se komunikacioni i rënduar dhe temperaturat e larta po shkaktojnë nervozizëm tek qytetarët. Megjithatë edhe pse punimet që realizohen gjatë ditës nëpër qytet, e kanë rënduar qarkullimin, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, thotë se së shpejti rikonstruimi do të fillojë edhe në dhjetëra lokacione të tjera. Shilegov apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të tregojnë më shumë durim dhe të respektojnë sinjalizimin…
Alsat-M 2019-07-03T14:32:38+02:00 Janë nisur për në Dubrovnik të Kroacisë, por jo me mjete motorike, por me biçikleta! Jusuf Bejtullai dhe Azbi Ademi, do të udhëtojnë dy javë, për të arritur në destinacionin e tyre, Dubrovnikun. [embedded content] E mirë e keqe, duhet fuqi jo biçikletë e veçantë, vetëm fuqi, dëshirë dhe guxim”.- ;sht; shprehur Jusuf Bejtullai Për të arritur në Dubrovnik, Bejtullai dhe Ademi do të udhëtojnë përmes Kosovës dhe Malit të Zi, ndërsa në ditë planifikojnë të kalojnë nga 80 deri në 100 kilometra. Sipas rutës që e kemi përcaktuar do bëjmë më se 1000 kilometra, afërsisht 1200 kilometra.…
Alsat-M 2019-07-03T13:10:58+02:00 Për momentin po punohet me intensitet për largimin e vagonëve që kanë dal nga binarët dje në Çerkez të Kumanovës. Siç mëson Alsat, fillimisht do të bëhet shkarkimi i materialeve nga vagonët të cilët kanë qenë të ngarkuar me materiale për transportim, ndërsa pastaj do të ndahen vagonët të cilët kanë dal nga binarët për të manipuluar më lehtë gjatë largimit të tyre, për këtë do të përdoret vinç dhe kamionë. Nuk dihet saktë se kur do të lëshohet për përdorim hekurudha, mirëpo nga Hekurudhat kanë njoftuar se bëhet fjalë për dëm të madh dhe se ekipet po…
Alsat-M 2019-07-03T12:49:18+02:00 Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, i cili nga e premtja u dërgua në paraburgim në burgun e Shutkës i cili gjithashtu paralajmëroi se do të mbajë grevë urie, siç njoftuan nga drejtoria e burgut, të hënën ka pranuar ushqim ujë dhe veshmbathje nga shtëpia. Nga drejtoria kanë vërtetuar se gjendja e tij psiqike dhe shëndetësore e Janakievskit është stabile, mirëpo nuk dinë ende nëse ish-ministri ka vazhduar me grevë urie apo ushqehet nhga ushqimi që e ka pranuar nga shtëpia. Avokati i Mile Janakievskit, Elenko Milanov, mbrëmë ka deklaruar se shkaku për grevë urie dhe vendimi…
Alsat-M 2019-07-03T12:42:27+02:00 Kryeministri Zoran Zaev sot ka deklaruar se vendi do të bëhet pjesë e Aleancës Veriatlantike në samitin e Londrës në dhjetor ku do të mbahet 70 vjetori i themelimit të Aleancës. Zaev përkujton se deri tani mbi njëzet vende e kanë ratifikuar Protokolin për anëtarësin, duke infromuar se edhe disa shtete janë në procedurë të ratifikimit. “Integrimi në NATO do të sjell efekte pozitive për prosperitet dhe siguri si në vendin tonë, ashtu edhe në rajon”, ka thënë Zaev në prezantimin e sotëm të orgaizuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza “Digjitalizimi i sistemit për menaxhim me kriza”.…
Alsat-M 2019-07-03T10:02:06+02:00 Territori i Maqedonisë së Veriut është përfshirë nga vala e ngrohtë me temperatura të fazës së verdhë (alerte), sot do të jetë shumë nxehtë, me temperatura maksimale të cilat në pjesët juglindore do të arrijnë 40 gradë, ndërsa indeksi UV do të arrijë 9. Siç kumton DPHM, gjithë territori i vendit do të jetë në fazën e verdhë për temperaturat e larta. Në Shkup temperatura e mëngjesit do të jetë 19, ndërsa ajo maksimale e ditës 37 gradë. Më nxehtë do të jetë në Demir Kapi 40 gradë Celsius, ndërsa më freskët në Mavrovë 28 gradë Celsius. Deri…
Alsat-M 2019-07-03T07:12:49+02:00 Moti sot pritet të jetë me diell dhe temperatura të larta. Temperatura ditore pritet të jetë mbi mesataren e kësaj periudhe të vitit. Do të fryjë erë e dobët në drejtim jugperëndimor, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit era do të përforcohet. Temperatura ditore parashikohet të lëvizë prej 28 deri më 36 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të jetë me diell dhe nxehtë, do të fryjë erë e dobët në mëngjes në drejtim jugperëndimor, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë 38 gradë celsius. Loading…

