Alsat-M 2019-07-03T14:58:21+02:00
Kryeministri Zoran Zaev beson se drejtuesit e rinj të BE-së kanë dëshmuar që dëshirojnë zgjerimin dhe kjo është në favor të vendeve anëtare. Thotë se ka pasur takim thuajse me të gjithë emrat e nominuar në institucionet kyçe të BE-së të cilët i kanë dëshmuar mbështetjen për Maqedoninë e Veriut
Besoj se të gjithë këto emërime mund të jenë në interes jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe për të gjitha vendet kandidate, në interes sa i përket perspektivës së ardhshme të BE-së”- theksoi Zoran Zaev, Kryeministër
Nga BDI, theksojnë se me rëndësi për vendin është që vendet anëtare arritën konsensus pa tej zgjatje diskutimit.
Presidentja e KE-së është nga Gjermania, një përkrahëse e fuqishme e perspektivës së Ballkanit Perëndimor për BE por edhe kryeministri belg si kryetar i Këshillit Evropian. Të gjithë mendojmë se janë mbështetës së perspektivës sonë dhe kjo shpresoj se do të jep edhe një shtytje në përshpejtimin e marrjes së datës në tetor”-tha Bujar Osmani, BDI
Sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së Vllatko Gjorçev tha se si subjekt politik do të bashkëpunojnë edhe me drejtuesit e rinj të BE-së.
Njerëzit në krye të institucioneve evropiane kanë kompetenca për çështjet evropiane. Shpresojmë dhe dërgojmë porosi për bashkëpunim të hapur me to. Dora është zgjatur dhe dëshirojmë që Maqedoninë ta shohim në BE”- u shpreh Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, do të jetë presidente e Komisionit Evropian, kryeministri i Belgjikës, Charles Michel , president i ri i Këshillit Evropian ndërsa politikën e Jashtme të BE-së, do ta udhëheq shefi i diplomacisë spanjolle Joseph Borell.
Mefail Ismaili
Loading…



