Alsat 2019-07-03T16:00:22+02:00
Qendra për menaxhim me krizat do të digjitalizohet në tërësi dhe kjo me mbështetje të SHBA-së dhe NATO-s. Me rastin e promovimit të sistemit të ri digjital NICS, drejtori i QMK-së Agron Buxhaku, tha se me këtë projekt avancohet i gjithë sistemi për menaxhim me kriza.
Me këtë sistem do të mbulohet e gjithë Republika e Maqedonisë së Veriut. Ne si QMK mbajmë trajnim në nivel lokal, për atë se si të zbatohet ky sistem me të cilin, në çdo moment, të gjitha institucionet do të kenë mundësi ta mbikëqyrin situatën, me ndihmën e teknologjisë moderne dhe internetin, në vendet ku ka fatkeqësi- deklaroi Agron Buxhaku, QMK.
Profesori universitar në SHBA, Gregori Hogan spjegoi se ky sistem është zhvilluar bashkë me shërbimin e zjarrfikësve të Kalifornisë, shtet alet në SHBA, ku shkaktohen zjarre më të mëdha.
Sistemi dëshmohet si shumë i suksesshëm në SHBA, ndërsa zbatohet edhe në Australi. Tani NATO kërkoi nga ne që të punojmë me Maqedoninë dhe ta zhvillojmë këtë sistem këtu. Maqedonia ishte proaktive në adaptimin e sistemit sipas nevojave të vendit, të cilat janë specifike për këtë shtet- tha Gregori Hogan, profesor universitar SHBA.
Aplikacioni NICS paraqet digjitalizim të sistemit për menaxhim me kirizat. Mundëson komandimin me angazhim të njesive dhe ekipeve në suaza të secilit institucion të sistemit për menaxhim me krizat, koordinim ndër-resor, bashkëpunim dhe komunikim në mes të institucioneve të angazhuara për ndalimin e incidenteve dhe krizave, si edhe këmbim të të dhënave dhe informatave me tekst, fotografi dhe video. Projekti duhet të përfundojë deri më 1 dhjetor të vitit 2020, ndërsa për të janë duke u trajnuar 552 persona.
Mefail Ismaili
Loading…



