Author: almakos

Alsat 2019-08-07T18:27:59+02:00 Ish-kryetari i komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov është pronncuar në lidhje me bastisjen që kreu sot policia në shtëpinë e tij , ku u gjetën më shumë se 1.000 monedha që pretendohet të jenë me vlerë arkeologjike. Ai theksoi se policia nuk e ka arrestuar, mirëpo monedhat janë marrë për kontroll. Panov thekson se monedhat janë kolekcion i tij personal dhe se nuk kanë lidhje me pasuri arkeologjike. “Nuk jam arrestuar,as nuk posedoj antikitete. Policia erdhi në shtëpinë time sot dhe sekuestroi koleksionin tim të monedhave që e kam mbi 40 vjet. Bëhet fjalë për procedurë të rregullt,…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla në studion e emisionit Frontal në T7 ka folur për ato që sipas tij janë arsyet se pse kanë kërkuar që qeverisja në krye me Ramush Haradinaj të dorëhiqet, shkruan Gazeta Express.Svecla tha se kjo qeveri ka qenë e shantazhuar në vazhdimësi nga Lista Serbe, pastaj nga PSD-ja e PDK. “Kjo qeveri është shantazhuar nga Lista Serbe. Ne kemi kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie. Ka qenë e shantazhuar edhe nga PSD-ja e PDK-ja, nuk i ka sjellë diçka të mirë në këtë vend”, tha deputeti i VV-së, duke komentuar kështu edhe dorëheqjen e Haradinaj…

Lexo më Shumë

Jakup Krasniqi çuditi të gjithë kur tha se nuk ka vija të kuqe për PDK-në e se për këta të fundit ka disa kushte, nëse duan që të shkojnë në koalicion parazgjedhor. Por, si duket strukturat e Nismës nuk do të miratojnë një qëndrim të tillë, ani pse Krasniqi atë e tha edhe para tyre. Sekretari i kësaj partie Bilall Sherifi duke folur për Gazetën Express ka thënë se në terren degët po kërkojnë që në zgjedhje të kandidojnë të vetëm. Ai ka shtuar se deri më tani kanë marrë oferta për koalicion nga të gjitha partitë.GazetaExpress Kur vendosën që…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-07T17:54:54+02:00 Tek ish kryetari i komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov janë gjetur më shumë se 1.000 monedha me vlerë arkeologjike të gjetura në disa zona të këtij vendi, shkruan TV24. Prokuroria konfirmon se me kërkesë të prokurorit, Gjykata e Velesit sot ka lëshuar urdhër për bastisje. Nuk ka informacion shtesë rreth hetimit. Përndryshe, Panov para dy vjete u dënua me dy muaj burg për ryshfet gjatë zgjedhjeve, mirëpo vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit dhe u kthye në rigjykim./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Gjatë stinës së verës komunikacioni në Kosovë është tejet i ngarkuar. Si pasojë e kësja po shkaktohen edhe shumë aksidente çdo ditëPër shkak të ngarkesës në komunikacion, qytetarët janë të detyruar të presin nëpër kolona të gjata për të arritur në destinacionin e tyre. Në Prishtinë, pritjet nëpër kolona të gjata janë të shumta, e si duket kjo e ka irrituar një mërgimtar I cili ka tentuar të gjejë rrugë alternative për t’i ikur kolonës. Shikoni fotografitë e dërguara nga qytetarët në redaksinë e Gazetës Express, se si ky mërgimtar ka përdorur trotuarin si një korsi të re për të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-07T17:39:40+02:00 Gjykata Themelore Shkupi 1 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Publike – Shkup për paraburgimin e ish-drejtorit të regjistrit qendror, Andrea Popovski, i cili u arrestuar për shkak të dyshimit për keqpërdorim të  pozitën zyrtare dhe favorizim të një punonjësve deri sa ushtronte postin e drejtorit. “Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin e mbrojtjes së personit i cili u zbatua në Gjykatën Themelore Shkupi 1 pas denoncimit të Policisë Financiare, për përcaktimin e garancisë me masë të kujdesit. Në pajtim me nenin 146, paragrafi 1, pika 2, 3 dhe 6 caktoi obligim që personi të paraqitet në…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për T7, ka thënë se PDK nuk negocion postin e kryeministrit.Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e nuk e negocion postin e kryeministrit, duke thënë se e ka kryetarin e partisë i cili do të jetë kandidati për kryeministër. “Nuk bëjmë asnjë milimetër kompromise për postin e kryeministrit. Ne do ta kemi kryetarin e partisë i cili do të jetë kandidati për kryeministër”, ka thënë Hoxhaj./Express

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Kosovë në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Prizren nga burri i saj.Çitaku tha se nuk është koha për tronditje e për të bashkëndjerë dhimbje, por është koha për revoltë. “Gratë po vriten me një lehtësi të padurueshme. Dhunë e vrasje ndaj grave ka kudo. Ajo që bën dallimin është mënyra se si reagon shoqëria dhe institucionet”, ka shkruar Çitaku në Facebook. Mbrëmjen e 6 gushtit, B.V., 61 vjeç, dyshohet se vrau gruan e tij, 20 vjet më e re, A.V., e cila i kishte 42 vjet. E gjithë ngjarja ka ndodhur në…

Lexo më Shumë

Veçse ka filluar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku do të diskutohet për dy pika të rendit të ditës: Do të propozohen emrat për Këshillin e Përgjithshëm dhe diskutohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Në emrat që ka thirrur Isa Mustafa si pjesë e KP-së është edhe ish-kreu i kësaj partie, Fatmir Sejdiu që të shtunën i doli Mustafës si kundërkandidat për pozitën e të parit, por që dështoi pasi që nuk mori votat e deputetëve, shkruan Gazeta Express.Siç mëson T7, këto janë disa nga emrat e propozuar në Këshill të Përgjithshëm: Ismet Beqiri, Halim Halimi,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-07T16:57:56+02:00 Ish ushtari i UÇK-së Tomor Morina nuk duhet të dorëzohet në Serbi. Kështu vlerëson Gjykata Penale e Shkupit e cila thotë se nuk janë përmbushur kushtet lidhur me kërkesën e Beogradit për ekstradimin e tij. Nga Gjykata shtojnë se lënda për shqyrtim të mëtejshëm do të dërgohet në Gjykatën Supreme. Ndërkaq masa e paraburgimit ndaj Morinës do të vlejë derisa ky vendimi të vërtetohet në Gjykatën Supreme. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit të dërguar nga kërkesa,  duke u bazuar në praktikën e deritanishme gjyqësore dhe të drejtën ndërkombëtare, miratuam vendimin se nuk janë plotësuar kushtet për ekstradim…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e hershëm të së mërkurës, në shtëpinë e mërgimtarit N.Ndrecaj nga Shtimja kanë hyrë katër persona me qëllimin për të vjedhur. Duket se hajnat nuk e kanë ditur se pronari i shtëpisë kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë për pushime. Hajnat plagosën pronarin e shtëpisë, ndërkaq ky i fundit bashkë me vëllain e tij u përleshën fizikisht me njërin prej hajnave i cili mbeti i vdekur nga plagët e marra, shkruan Gazeta ExpressPronari i shtëpisë u takua me hajnat, të cilët i kërkuan atij të dorëzohej. Kur hasën në rezistencën e tij, njëri nga ta e qëlloi atë me…

Lexo më Shumë

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Lexo më Shumë