Author: almakos

Deputeti nga radhët e LDK’së, Driton Selmanaj, në emisionin “DPT te Fidani” në Televizionin T7 ka komentuar deklaratat e Veselit kinse ka pasur oferta për një qeverisje teknike nga partitë e tjera, duke e quajtur Veselin cinik. Ai madje bën thirrje të tallemi me të.“Veseli nganjëherë është cinik dhe ironik në publik, kjo është lojë e pakuptimtë e tij. Unë nuk kam asnjë informatë të vetme se dikush ka biseduar me LDK’në për një qeveri teknike. Këto janë deklarata për konsum ditor që mendon se i dhezin në publik. Në momentin që Haradinaj ka dhënë dorëheqje, kryesia e LDK’së ka…

Lexo më Shumë

Temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut, sidomos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellë me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në pamjaftueshmëri renale.Kështu thotë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa rekomandon edhe disa masa mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje…

Lexo më Shumë

Tensioni midis Indisë dhe Pakistanit po arrin pikën më të nxehtë. Mediat ndërkombëtare raportojnë për shkëmbim zjarri në kufirin midis dy shteteve, që pason ndërprerjen e marrdhënieve diplomatike.Nju Delhi vendosi të hënën që të anulonte Artikullin 370 në Kushtetutën e saj, që njihte autonominë e rajonit të Kashmirit. Vendimi u pasua me protesta të shumta në rrugët e rajonit dhe Qeveria federale mori vendim për mbylljen e shumë shkollave, fikjen e internetit dhe ndërprerjen e valëve për telefonat. Kjo i ka vendosur 12 milionë banorët e Kashmirit në izolim total. Rajoni i Kashmirit është ndarë në dy pjesë që prej…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-07T22:57:24+02:00 Dhjetëra banorë të  Tearcës  janë prekur nga një bakterie. Dyshimet e para janë se bakteria vjen nga sistemi i ujit për pije, të cilin sot Instituti Shëndetësore e ka marre për analizë dhe nesër pritet të bëjë publike rezultatet, pas çka do të mësohet nëse shkak i përhapjes së virusit është apo jo uji i pijshëm me të cilin furnizohen banorët e Tearcës. Te prekurit nga virusi fillimisht ndjejnë plogështi ndërsa me pastaj iu shfaqen edhe simptoma te tjera. Loading…

Lexo më Shumë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se as qeveria e ardhshme nuk duhet ta largojë taksën ndaj Serbisë, për sa kohë që nuk pushojnë arsyet.Madje, Limaj ka deklaruar se Nisma nëse është pjesë e qeverisë së ardhshme do të insistojë që të përdoret masa e reciprocitetit me vendet fqinje. “Unë e di që pozicioni i Kosovës nuk do të ishte ky që është, sepse është instrument legjitim. Ne do të kërkojmë reciprocitet me fqinjët tanë”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini. Duke folur për objektivat e Nismës në zgjedhjet e parakohshme, Limaj ka thënë se synojnë mbi 10…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-07T22:45:59+02:00 Një epidemi bakteriale është paraqitur në komunën e Tearcës  në Tetovë, për pasoje të të cilës, rreth 200 persona rezultojnë të jenë infektuar nga virusi që manifestohet me të vjella dhe diare.Dyshimet e para janë se bakteri vjen nga sistemi i ujit për pije, të cilin sot, Instituti Shëndetësor e ka marre për analize dhe nesër pritet te kumtohen rezultatet. Te prekurit nga bakteri deri më tani i panjohur, fillimisht ndjejnë plogështi ndërsa me pastaj iu shfaqen edhe simptoma te tjera./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Sabri Hamiti, pas 30 vjet kontribut në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka vendosur që të mos vazhdojë të jetë pjesë e Këshillit Drejtues të LDK’së. Vendimin e tij e bëri të ditur në Kuvendin e IX’të të LDK’së ku mori fjalën dhe bëri publike se nuk do të vazhdojë të jetë në strukturat e LDK’së, përveç se anëtar i saj.Hamiti pas përshëndetjes për të pranishmit, shprehu bindjen e tij se ky formacion që u formua në Kuvendin e IX’të të LDK’së, do të jetë edhe formacion fitues për Kosovën. Ai falënderoi LDK’në që i ka besuar përsëri që të jetë…

Lexo më Shumë

Sekretari i AAK’së, Besnik Tahiri, i ka replikuar Kadri Veselit përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook duke i thënë se Kosova kurrë s’ka pasur dhe as s’do të ketë kryeministër me qira.Kjo pasi Veseli deklaroi “Dy herw e kemi dhënë kreyministrin me qira”. Përveç pozitës së kryeministrit, Tahiri ka thënë se as Republikën nuk e kemi me qira, e madje as territorin. “Me qira nuk e kemi askënd në Kosovë”, ka thënë Tahiri. Ai edhe njëherë ka sqaruar pozitën e Haradinajt duke thënë se Haradinaj është kryeministër i mandatuar në mënyrë demokratike, me marrëveshje demokratike, me votim…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij nuk ka marrë asnjë ofertë që të bëhet pjesë e një qeverie teknike të vendit.“Në asnjë rast nuk kemi pasur ftesa të tilla, e as kërkesa të tilla”, ka thënë ai, duke hedhur poshtë mundësinë që të arnohet qeveria e që vendi të mos shkojë në zgjedhje, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit. “Të gjitha këto janë të kota. Janë biseda, opinione, që po e ngarkojnë opinionin publik. Është e pamundur të bëhet një arnim i tillë”, është shprehur ai. Ai…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ftuar në emisionin “Pressing” të Televizionit T7, ka thënë se ka biseduar dhe do të bisedojë me Kurtin, e ndoshta do të bisedojmë edhe me AAK’në apo Nismën. Por definitivisht nuk ka disponim për koalicion me PDK’në.“Pavarësisht qëndrimit tim që do të shkojmë veç e veç në zgjedhje, unë do të ulem me Kurtin, do të shohim çfarë është më e arsyeshme, do të bisedojmë ndoshta edhe me subjektet të tjera si për shembull me AAK’në apo Nismën”, ka thënë Mustafa në Pressing. “Nuk kemi biseduar ende por nuk kemi vija…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ftuar në emisionin “Pressing” të Televizionit T7, ka thënë se taksa nuk duhet të hiqet edhe pse nuk i ka bërë asnjë të mirë Kosovës. Sipas Mustafës Serbia nuk meriton me heqë taksën derisa të zbutet.“Taksa nuk i ka bërë asnjë të mirë Kosovës. Serbia nuk meriton me e heqë tarifën. Ajo hiqet vetëm me kushte, kur Serbia i zbaton marrëveshjet që i kemi cekë, kur Serbia tërhiqet nga fushata kundër Kosovës, atëherë ne mund të ulemi dhe do të bisedojmë. Nuk kemi arsye që ta heqim taksën kur Serbia po…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ftuar në emisionin “Pressing” të Televizionit T7, ka thënë se nuk do të jetë kandidat për kryeministër por kryeministrin do ta propozojë kryesia me aprovimin e këshillit të përgjithshëm. Kjo do të ndodhë 10 deri në 15 ditë para fushatës zgjedhore.“Unë do të zbatoj praktiken që kam zbatuar në zgjedhjet e kaluara, që të gjej një kandiat që bën punën e kryeministrit, kjo sepse për mua vlejnë arsyet objektive, shëndetësorë në rastin tim”, ka thënë Mustafa në Pressing. Ai ka treguar procedurën se si zgjedhet kandidati për kryeministër. “10-15 ditë para…

Lexo më Shumë