Grupacioni BALFIN fitoi çertifikatën Top Employer 2026 që e ndan Top Employers Institute –autoritet global për njohjen e përsosmërisë në praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore. Çertifikata u jepet ekskluzivisht organizatave që kalojnë me sukses një proces vlerësimi rigoroz dhe të pavarur, duke vlerësuar performancën e tyre në fusha kyçe si strategjia e burimeve njerëzore, zhvillimi i talenteve, mirëqenia e punonjësve dhe diversiteti dhe përfshirja.
Rëndësia e kësaj mirënjohjeje shihet në statusin e saj si një standard ndërkombëtar i pavarur që ofron një vlerësim objektiv të praktikave të menaxhimit të punonjësve sipas standardeve më të larta globale. Çertifikata Top Employer 2026 konfirmon se grupacioni BALFIN krijon me sukses një mjedis pune me performanca të larta përmes strategjive të përqëndruara te njerëzit, si dhe se praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore janë në përputhje me ato të organizatave udhëheqëse ndërkombëtare.
Sipas Elvin Nosi, drejtor i burimeve njerëzore në grupacionin BALFIN, çertifikata nuk është rezultat i një nisme të re, por një mirënjohje formale për kulturën dhe mënyrën e punës që është ndërtuar ndër vite.
“Tërheqja, zhvillimi dhe mbajtja e talenteve është një nga sfidat më të mëdha për çdo organizatë sot. Në BALFIN, ky ka qenë një prioritet strategjik për shumë vite. Mundësia për zhvillim profesional në industri dhe vende të ndryshme në të cilat ne punojmë është një nga avantazhet tona më të mëdha. Për ne, çertifikata e Top Employer, mbi të gjitha, paraqet një konfirmim se investimi në njerëz dhe krijimi i mundësive për rritjen e tyre është mënyra e duhur për të ardhmen.”
Duke operuar në 12 vende dhe në industri të tilla si tregtia me pakicë, veprime bankare, patundshmëri, hotelieri, logjistikë dhe veprimtari të tjera, grupacioni BALFIN u ofron punonjësve të vet diçka që pak organizata afariste mund ta ofrojnë – mundësinë për të ndërtuar një karrierë ndërkombëtare dhe zhvillim profesional në industri të ndryshme brenda një grupacioni të njëjtë.
Drejtori ekzekutiv i Top Employers Institute Adrian Seligman deklaroi:
“Marrja e çertifikatës Country Top Employer 2026 është dëshmi e përkushtimit të BALFIN për të krijuar një mjedis pune të jashtëzakonshëm që mundëson rezultate të qëndrueshme afariste. Përafrimi i fortë midis strategjisë së menaxhimit të njerëzve dhe qëllimeve organizative, së bashku me një përkushtim të vazhdueshëm për avancim, demonstron ndikimin e praktikave të tyre transformuese. Jemi krenarë të njohim grupacionin BALFIN për kontributin e tij të rëndësishëm në krijimin e një bote më të mirë pune në Shqipëri”.
I themeluar në Vjenë në vitin 1993 nga Samir Mane, BALFIN sot operon në 12 vende në dy kontinente, me investime në veprime bankare, patundshmëri, shitje me pakicë, hotelieri, menaxhim asetesh dhe industri të tjera. Çdo sektor afarist plotëson dhe forcon të tjerët, duke e kthyer diversifikimin në një nxitës të rritjes së qëndrueshme, dhe jo vetëm të zgjerimit.
Me një EBITDA të konsoliduar prej 163 milionë euro dhe një ekip prej rreth 5.500 profesionistësh, grupacioni BALFIN kombinon stabilitetin financiar me përkushtim afatgjatë ndaj inovacionit, etikës dhe ndikimit pozitiv shoqëror, i cili zhvillohet më tej përmes “Fondacionit Mane” i themeluar në 2023.


