Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, përmes një konference për shtyp në Kuvend ka njoftuar se kanë dorëzuar amendamente dhe do të bllokojnë Kodin Zgjedhor nëse diasporës nuk i lejohet që në mënyrë elektronike ose me postë të votojë edhe në zgjedhjet lokale, njofton Pa Censurë.
Sela akuzoi edhe partitë shqiptare, VLEN dhe BDI se kanë nënshkruar bashkë me VMRO-në për të përjashtuar diasporën shqiptare nga zgjedhjet lokale që të mos kenë ndikim në komunat e rëndësishme si Kërçova, Bërvenica, Buteli.
Doke folur për propozimet e tjera, Sela tha se votimi elektronik i diasporës në zgjedhjet presidenciale ka për qëllim zbehjen e ndikimit të shqiptarëve dhe arritjen e cenzusit sa më lehtë, ndërsa me votimin në parlamentare në njësi të veçantë Sela tha se duan që diasporën që ta mbajnë sa më larg proceseve politike në vendlindje./PaCensurë
Data 31.10.2026
Aktuale
- Ilir Kulla: Rama ka humbur ndikimin te shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, faktorët janë kundër tij
- Izet Mexhiti: Një vit punë dhe investime në Saraj, mbi 13 milionë euro për projekte infrastrukturore
- Resul Sinanit i paska mbetë merak Bia Khalifa, e përmend edhe në Big Brotherin e sivjetit – i befasoi të gjithë
- Që në nisje të edicionit të ri të Big Brotherit, ndodh e papritura mes dy opinionistëve – kjo nuk mendohej
- “Nepotizmi në doganë”, Dauti: Ka qenë dukuri në kohën e BDI-së, tani janë raste të izoluara
- Përplasje e rëndë pranë Spitalit të Qytetit, dërguesi i “Wolt”-it në gjendje të rëndë
- Turqia shpreh ngushëllime pas rrëzimit të helikopterit ushtarak italian në Bosnjë e Hercegovinë
- Toyota arrin një rekord të ri në shitjet evropiane



