Author: almakos

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për incidentet që u shënuan në zgjedhjet e brendshme në partinë e tij.Mustafa ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ai vetë mund të jetë përgjegjës pse kanë ndodhur përplasjet e hedhjet e karrigeve. “Ndoshta incidentet ishin edhe faji im, s’isha në terren”, ka deklaruar Mustafa. Ai ka theksuar praninë e aktivistëve të partive tjera në tubimet e LDK’së. “Nuk ka qenë mirë që karrigia në degën e tretë të qitet nga duart e dikujt që s’është i LDK’së”, është shprehur ai. Por, Mustafa ka thënë se partia…

Lexo më Shumë

Krim i rëndë në Shtime, një person rrahet për vdekje, bashkë me disa të tjerë vodhi shtëpinë e një mërgimtari dhe e plagosi atëCak i hajnave ishte një shtëpi në Godanc të Shtimes. Ata  u futën brenda dhe vodhën 20 mijë euro pronë e N. Ndrecaj që erdhi dy ditë më parë nga Zvicra për pushime në Kosovë. Por, katër grabitësve që hynë në këtë shtëpi nuk u shkoi gjithçka sipas planit. Ata u diktuan nga pronarët e shtëpisë. N.Ndrecaj kishte marr një urdhër nga të paftuarit që ai të dorëzohej dhe të mos lëvizë. Këto urdhra nuk i kishte…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës interviston edhe një të dyshuar për vrasjen e Oliver IvanoviqitHetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit ende po vazhdojnë. Madje edhe numri i njerëzve që po merren në pyetje është goxha i madh. Madje pikërisht këtë të mërkure një bashkëpunëtore e afërt e Ivanoviqit, është intervistuar për disa orë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, raporton T7. Bëhet fjalë për Silvana Arsoviq e cila për 13 vite i kishte qëndruar pranë njeriut që ishte kundërshtar i Listës Serbe në Kosovë. [embedded content] Ajo është intervistuar nga prokurori i rastit Sylë Hoxha. Ky i fundit e ka…

Lexo më Shumë

Bajram Velija ka qëlluar bashkëshorten e tij me 15 plumba. Policia e arreston, ai mbrohet në heshtjeRrugën deri në shtëpi e bënë bashkë. Por një zënkë mes çiftit nga Prizreni, u kthye në tragjedi. Bajram Velija të martën mbrëma dyshohet se qëlloi me 15 plumba bashkëshorten e tij, 49-vjeçaren, Armenda Velija, raporton T7. E menjëherë pasi që e kreu këtë akt makabër pak metra larg shtëpisë së tyre, Bajram Velija e telefonoi vëllain, për ta njoftuar për krimin e bërë. E pas kësaj, 61-vjeçari i e kishte telefonuar edhe policinë, duke iu rrëfyer se e vrau gruan. [embedded content] E…

Lexo më Shumë

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook ka thënë që partia në të cilën bën pjesë do të jetë subjekt përcaktues në zgjedhje.Kjo sepse sipas Molliqajt, PSD ka qenë subjekti përcaktues në të gjitha proceset politike. Madje Molliqaj ka premtuar se PSD’ja do ta përcaktojë diskursin politik të së ardhmes në Kosovë. Ky është postimi i tij i plotë: Në dy vitet e fundit, PSD ka qenë subjekti më i sulmuar nga pushteti dhe opozita. Njësoj po vazhdon të jetë edhe para zgjedhjeve. Për mua është e qartë arsyeja se pse…

Lexo më Shumë

Temperaturat në vendin tonë kanë shënuar rritje ditët e fundit, por sipas profesorit Sylë Tahirsylaj, kjo gjendje është krejtësisht normale. Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka treguar për Gazetën Express se pse po mbretëron aktualisht kjo klimë, temperaturat maksimale të shënuara ndonjëherë në Kosovë, mundësinë e rritjes së temperaturave dhe a duhet të shpallet gjendje alarmantë nga Qeveria e Kosovës.“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë në ndikimin e masave ajrore të nxehta që kanë ardhur nga pjesa jugperëndimore e rajonit, pra Afrika e Veriut. Gjatë ditës së sotme dhe ditën e nesërme, temperatura maksimale mund të shkojë deri në…

Lexo më Shumë

Amerikanët janë fiksuar pas “Kombucha”, një pije natyrale, me fare pak sheqer, e cila siguron një sërë përfitimesh shëndetësore.Pija që dikur konsumohej e ngrohtë, tani ka pushtuar supermarketet, dyqanet dhe kafenetë. Shitjet në SHBA të pijes së turbullt dhe me gaz kanë arritur në 412 milionë dollarë në 2018- n duke u rritur me 42 përqind krahasuar me një vit më parë. Pija e fermentuar, origjina ekzakte e së cilës mbetet e panjohur mësohet të jetë më e shitura edhe nga gjiganti amerikan i tregtisë, Walmart. Në mbarë Shtetet e Bashkuara është mëse e zakonshme të gjesh dyqane që ofrojnë…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe për dakordimin mes këtyre partive edhe për postin e kryeministrit.Ai iu është përgjigjur edhe deklaratave të kreut të VV’së, Albin Kurti, se këto dy parti së bashku mund të arrijnë 70 deputetë. “Nëse ngjallet Ibrahim Rugova, po, i bëjmë – por situata politike në Kosovë nuk e lejon të dalin numra aq të mëdhenj. Me partnerë të vegjël, e të gjithë bashkë, ndoshta i bëjmë. Kjo do të ishte shumë pozitive, pasi më nuk do të ishim peng i partive që…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se partia e tij do të bëjë koalicion me qytetarët.“Ne si subjekt do të garojmë të vetëm, me ndonjë subjekt të vogël, por koalicioni kryesor që kemi si parti politike është koalicioni që kemi me qytetarët”, ka thënë Hoxhaj për RTV21. Ai ka thënë se PDK vendos se kush do të jetë në qeveri, pasi u shpreh i bindur se do t’i fitojnë zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve, ai u shpreh se do të shihet se kush kujt mund t’i vendos vija të kuqe.

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ndaj deklaratave të radikalit serb, Vojisllav Sheshel, i cili bëri thirrje për luftë në Kosovë.Gjatë ditës së sotme, radikali serb, Vojisllav Sheshl, ka reaguar për faktin se tani e tutje qytetarëve serbë do t’u ndalohet hyrja me pasaportë në Kosovë. “Kjo është vetëm një shenjë që duhet të ndërhyjmë në Kosovë me ushtrinë tonë! Kjo nuk duhet të tolerohet! Serbia duhet të shfrytëzojë rastin e parë, kur ata ndërmarrin një masë të tillë diskriminuese, ata duhet të zbatojnë Rezolutë 1244 të KS, policia dhe ushtria serbe duhet të kthehet në Kosovë”,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-07T18:40:13+02:00 Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska mohon të jetë e përfshirë në rastin “Reket”. Ajo thotë se nuk ka nënshkruar asnjë dokument që përbën shkelje dhe nuk ka kurrfarë lidhje me “Lidhjen Ndërkombëtare” të Boki 13. Shekerinska tha se institucionet kompetente duhet të zbardhin në tërësi këtë rast. “Mund të them që as si anëtare e qeverisë e as si ministre e mbrojtjes nuk kam favorizuar dikë, as që kam nënshkruar ndonjë marrëveshje të cilët tani do të dilnin në opinion dhe për këtë askush nga ne nuk ka çfarë të fshehë. Megjithatë, nga ana tjetër insinuatat të bazuara…

Lexo më Shumë

Ditëve në vijim vapa afrikane pritet të sjellë temperatura ekstrem të larta dhe mot të kthjellët, parashikon Prishtina Weather.“Të nxehtit që vetëm ka filluar të ndjehet në vendin tonë, do të jetë vetëm fillimi i vapës afrikane që pritet të shtrihet mbi rajonin tonë ditëve në vijim”, thekson shërbimi i meteorologjisë. “Përgjatë fundjavës anticikloni i Azoreve do të shtrihet mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, që do të favorizoj mot të qëndrueshëm, kryesisht të kthjellët dhe me diell, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare”, parashikon PW. “Sipas parashikimeve të fundit vapa afrikane pritet të zgjasë së…

Lexo më Shumë