Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë sekuestruar mall komercial dhe 29.900 euro të padeklaruara gjatë një kontrolli në Pikën Kufitare të Hanit të Elezit, përcjell TV21.
Sipas njoftimit të Doganës, automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut. Edhe pse drejtuesi deklaroi se nuk kishte mall apo para për të deklaruar, kontrolli zbuloi mall me natyrë komerciale dhe 29.900 euro para të gatshme te drejtuesi dhe pasagjeri.
Malli, paratë dhe automjeti janë sekuestruar, ndërsa ndaj palës do të zhvillohen procedurat ligjore për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.



