Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale vazhdon me masat që u ndihmojnë drejtpërdrejt qytetarëve të investojnë në një sistem ngrohjeje më ekonomik, më efikas dhe më të pastër.
Në “Gazetën Zyrtare” është publikuar Programi për ndryshimin e Programit për nxitjen e furnizimit me gaz në amvisëri për vitin 2026, me të cilin afati për aplikim për mbështetje financiare zgjatet deri më 31 tetor 2026.
Me këtë vendim, Ministria u jep një mundësi shtesë të gjitha amvisërive që ende nuk kanë arritur të aplikojnë, ta shfrytëzojnë mbështetjen shtetërore dhe të përfitojnë deri në 30.000 denarë, përkatësisht deri në 70 për qind të shpenzimeve të bëra për kyçje në rrjetin e gazit natyror ose për blerjen e një kaldaje me gaz.
Për zbatimin e kësaj mase janë siguruar 3 milionë denarë, ndërsa mjetet do të ndahen sipas parimit ,,i pari që aplikon – i pari që përfiton”, deri në shterimin e fondit.
Zgjatja e afatit është bërë me një qëllim të qartë – që sa më shumë qytetarë të kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë masë dhe të ulin shpenzimet për ngrohje, duke përdorur njëkohësisht një burim energjie më të pastër dhe më efikas.
Të drejtë aplikimi kanë amvisëritë që gjatë vitit 2026 do të realizojnë kyçjen e shtëpisë në sistemin e shpërndarjes së gazit natyror, si dhe amvisëritë që do të blejnë një kaldajë me gaz për një objekt që tashmë ka qenë i kyçur në sistem deri më 1 janar 2026. Çdo amvisëri mund të paraqesë vetëm një kërkesë.
Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar që t’i paraqesin me kohë kërkesat e tyre, në përputhje me kushtet e shpalljes publike. Më shumë informacione janë në dispozicion në faqen zyrtare të Ministrisë – www.energy.gov.mk
Pas përfundimit të afatit, një komision i formuar nga Ministria do t’i shqyrtojë aplikimet e dorëzuara, ndërsa mbështetja financiare do t’u paguhet të gjithë përfituesve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara.
Mbështetja e qytetarëve, përmirësimi i efikasitetit energjetik dhe krijimi i kushteve më cilësore për jetë mbeten ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale. Përmes masave të tilla, Ministria vazhdon të zbatojë politika që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për familjet dhe kontribuojnë në një të ardhme energjetike më të sigurt, më të pastër dhe më të qëndrueshme.
Data 07.07.2026
Aktuale
- Dezinsektimi i dytë në Tetovë do të bëhet më 15 korrik
- Afati për mbështetjen shtetërore është zgjatur – një mundësi e re për qytetarët që të sigurojnë deri në 30.000 denarë për një lidhje ose kaldajë me gaz
- Kapen rreth 30 mijë euro në Han të Elezit, sekuestrohet automjeti me targa të Maqedonisë
- MPB: Kandidatët për Shkollën e Mesme Policore të mos çregjistrohen nga shkollat aktuale
- Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sot tentim i ri për marrëveshje nga partitë politike
- Britania po liron 6,000 të burgosur para kohe, midis tyre ka vrasës e përdhunues
- Policia e cilëson tentim vrasje rastin në Komoran: Tre persona u therën me thikë, të dyshuarit u larguan nga vendngjarja
- Ndalohet një person që po transportonte dru, dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin


