Alsat 2019-08-07T16:21:18+02:00 Vetëm për pak javë në lokacione të ndryshme në vend janë gjetur 3 persona të vdekur të cilët në rrethana ende të panjohura e kanë humbur jetën. Në komunën e Strumicës përkatësisht në ujërat e akumulimit “Turija” në periudha të ndryshme kohore janë gjetur 2 kufoma. Vrasja e tyre është kryer në mënyrën e njëjtë, gjë që ngjallë dyshime për vrasës serik. Ndërkohë pak ditë më parë u gjet trupi i pajetë i një gruaje i mbështjellë me qese në fshatin Orizare e Epërme të Shkupit që jozyrtarisht mësohet të jetë e kombësisë rome. Zv/ministri i Brendshëm Agim…
Author: almakos
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari ka reaguar pas vrasjes së Armenda Veliajt nga burri i saj që ndodhi mbrëmë në Prizren.Kusari ka shkruar se vrasjet e grave në familje kanë shënuar rritje për 50% nga viti 2017. “Vrasjet e grave në familje prej vitit 2017 në 2018 në Kosovë, shënuan rritje për 50%.Nga 4 gra të vrara në familje në 2017, 6 gra u vranë në vitin 2018. Me kob ka filluar edhe viti 2019, kur menjëherë pas mesnate me 1 Janar u vra viktima e parë nga burri i saj në Gjilan. Familja, streha më e sigurt për…
Shoqëria Civile u ka dërguar një letër deputetëve që në seancën e 22 gushtit të përzgjedhë Komisioneren për Informim dhe Privatësi para se të shpërbëhet Kuvendi.Letra e shoqërisë civile drejtuar deputetëve: Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës, në takimin e mbajtur me datë 11 korrik 2019, ka rekomanduar kandidatët Krenare Sogojeva Dërmaku, Agron Behrami dhe Enver Bujari për Komisioner të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Komisioneri do të emërohet kandidati i cili arrin të marrë 61 vota në Kuvendin e Kosovës. Nga këta tre kandidatë, Krenare Sogojeva Dërmaku ka arritur që të vlerësohet si kandidatja me më së shumti…
Alsat 2019-08-07T16:00:18+02:00 Ish Ushtari i UÇK-së Tomor Morina nuk duhet të dorëzohet në Serbi. Kështu vlerëson Gjykata Penale e Shkupit e cila thotë se nuk janë përmbushur kushtet sa i përket kërkesës së Beogradit për ekstradimin e tij. Nga Gjykata shtojnë se lënda për shqyrtim të mëtejshëm do të dërgohet në Gjykatën Supreme. Ndërkaq masa e paraburgimit ndaj Morinës do të vlejë derisa vendimi i Këshillit Penal të hyjë në fuqi. Morina tashmë dy javë mbahen të paraburgim në Shutkë, i cili u arrestua në vendkalimin kufitar Bllacë për shkak të fletarrestit të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Serbisë./Alsat…
Alsat 2019-08-07T15:54:37+02:00 Me pëlqimin e Qeverisë, mbi nëntë mijë metra katrorë tokë në pronësi të shtetit me marrëveshje të drejtpërdrejtë i jepet me qira kompanisë “MHE Topolki” nga Shkupi. Do të ndërtohet një hidrocentral i vogël elektrik dhe objektet shoqëruese. Vendimi u miratua më 11 qershor të këtij viti, dhe qiranë afatgjate të 32 parcelave në fshatin Drenovo në Tikvesh e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska. Përveç marrëveshjes së drejtpërdrejtë në shikim të parë, asgjë nuk vihej re në vendimin e publikuar në Gazetën Zyrtare numër 127 -të. Emri i kompanisë Topolki është pothuajse i panjohur për publikun. Por në…
Alsat 2019-08-07T15:50:07+02:00 MPB njofton se sot në mëngjesin e hershëm në rrugën Probishtip-Krupishtë një veturë ka dalë nga rruga me çrast shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje. “Më 07.08.2019 në ora 04:28 në SPB-Shtip është raportuar se në rrugën rajonale Probishtip – fshati Krupishtë, personi V.J (18) nga Koçani, duke drejtuar makinën e tipit “Seat Toledo” me targa të Koçanit ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, ku edhe vdiq në vendin e aksidentit. Ndërsa katër pasagjerë tjerë, prej të cilëve dy me lëndime më të mëdha janë shtrirë në spital”, thonë nga MPB. Loading…
Hyrja dhe dalja nga shteti i Serbisë në Kosovë dhe anasjelltas realizohet vetëm me letërnjoftim, kanë thënë zyrtarë të Qeverisë në largim pas paraqitjes se shqetësimeve të disa qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, se policia kufitare nuk po lejon qarkullimin me pasaportat serbe.Sipas tyre kjo është e bazuar në marrëveshjet e arritura në Bruksel për lëvizje të lirë të arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit në korrik të vitit 2011. Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, konfirmon që gjatë qarkullimit mund të përdoret vetëm letërnjoftimi, por që nuk…
Alsat 2019-08-07T15:35:15+02:00 Ndërsa Gjykata dhe Prokuroria kërkojnë mendime nga njëra tjetra për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, Tomor Morina vazhdon të qëndrojë prapa grilave në Maqedoni, edhe pse paraprakisht ka lëvizur pa asnjë problem nëpër thuajse të gjitha shtetet evropiane. Prokuroria Publike dje ka pranuar kërkesën nga gjykata penale, për të dhënë mendim në lidhje me ekstradimin e Morinës. Të kontaktuar nga Alsat, Prokuroria nuk jep detaje se kur pritet që të prononcohet lidhur me kërkesën e Beogradit. Prokurori publik kompetent do të jep qëndrimin menjëherë pas shqyrtimit të dosjeve të lëndës. Dokumentet dhe mendimi nga prokurori kompetent…
Femra më e votuar në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Vushtrri, Suzana Tahiri ka dhënë dorëheqje nga strukturat e degës së PDK-së në Vushtrri dhe nëndegës në Pantinë.Pas përkrahjes që ajo i bëri dje Kurtan Kajtazi, kanë filluar pakënaqësitë e mëdha në këtë parti. Për këtë, vetë Tahiri ka treguar se arsye e kërcënimit ishte pikërisht përkrahja ndaj Kurtan Kajtazi, duke shtuar se si femër nuk po mundet të i përballoj të gjitha ato kërcënime. “Të nderuar anëtarë të PDK.-së, Kryesi e Nëndegës në Pantinë, anëtarë të Kuvendit, Këshillit dhe Kryesisë së Degës së PDK-së në Vushtrri. Ju njoftoj se…
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj për vrasjen nënës së këshilltares së tij, Armenda Aliut. 42 vjeçarja dyshohet se u vra nga burri i saj pas një mosmarrëveshje.Haradinaj ka thënë se është thellë i vdekur nga vdekja e Armenda Aliut, derisa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve. “Thellë i prekur nga vdekja tragjike e Armenda Aliut, mikes sonë dhe nënës së koleges nga kabineti Diellza Hoti. Ngushëllime familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Ndryshe, gruaja që u vra sot në Prizren, me 15 plumba, nga burri i saj, është nëna e…
Alsat 2019-08-07T15:10:29+02:00 Maqedonia përfshihet nga i nxehti tropikal. Mëngjesin e sotëm autoritetet kanë shpallur fazën e verdhë, ndërsa njoftojnë se nga dita e enjte deri në mesin e javës së ardhshme disa rajone pritet të përfshihen nga faza protokolli pasi temperaturat do të mbërrijnë në mbi 40 gradë. Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim apelojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëhen shkaktarë të përhapjes së zjarreve. Ata thonë se këtë periudhë nuk kanë pasur përhapje zjarresh pasi nëpër zonat malore ka pasur lagështi si pasojë e reshjeve të shpeshta të shiut. Vozitësit gjatë vozitjes nëpër vendet…
Alsat 2019-08-07T15:09:11+02:00 Grafa për “shtetësi” në certifikatat e lindjes, të kurorëzimeve dhe të vdekjes, që deri tani ka qenë e plotësuar me viza të pjerrëta, tani e tutje do të plotësohet me shkrimin “maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Nga ana tjetër për bashkësitë e tjera etnike përfshirë këtu edhe shqiptarët shtetësia do të jetë “e Maqedonisë/ qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Kështu njofton Drejtoria për udhëheqjen e librave amë të cilët thonë se vonesa e deritanishme ka ndodhur për shkak të zbatimit të procedurave adekuate në sistemin elektronik. Në pajtim me nenin 2 paragrafi 3 nga…

