Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet paraditen e të enjtes dhe në rend të ditës nuk është paralajmëruar ndonjë temë që ka të bëjë me mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi Kuvendi do të mblidhet për t’u shpërndarë më 22 gushtSe a do të ketë diskutime për këto zgjedhje i mbetet anëtarëve të KQZ-së të cilët kanë të drejtë të shtojnë pika në rendin e ditës. Arsyeja e thirrjes së kësaj mbledhjes, sipas KQZ-së, ka të bëjë me shqyrtimin e tri rekomandimeve lidhur me regjistrimin e tri partive politike. Sipas njoftimit të KQZ-së, bëhet fjalë…
Author: almakos
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzet e katër (24) persona për vepra të ndryshme penale.Prokurori i Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave. Me urdhër të prokurorit të shtetit, Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit për rastin e “Vrasjes së rëndë” në Prizren, si dhe me rastin e kryerjes se bastisjes, janë sekuestruar: –…
Alsat 2019-08-07T14:42:42+02:00 Gjykata Administrative hedh poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për marrjen e kompetencave të kreut të komunës së Gostivarit në arsim, në fushën e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve të shkollave të mesme dhe fillore. Sipas vendimit të Administratives, ankesa e komunës së Gostivarit është miratuar, ndërkohë, shpallet i pavlefshëm vendimi i Ministrisë për marrje të kompetencave të kreut të Gostivarit Arben Taravari. Kreu i Gostivarit në reagimin e tij ka theksuar se ky vendim konfirmon marrjen e kompetencave pa kurrfarë të drejte. Kjo Gjykatë në periudhë të drejtësisë së kufizuar e aprovoi padinë e Komunës…
Alsat 2019-08-07T14:37:50+02:00 Po rritet frika në vend pas shfaqjes së etheve të derrit afrikan. Oda Veterinare organizoi një takim koordinues për të ndërmarrë masa parandaluese kundër sëmundjes. Kontrollet e zgjeruara në vendkalimet kufitare, kontrollet e fermave dhe tregjet e bagëtive, si dhe fletushkat për ngritjen e vetëdijes janë pjesë e masave që duhet të merren. Ende nuk ka prezencë të etheve të derrit në vendin tonë, por sëmundja po përhapet në Bullgarinë fqinje, ku deri më tani janë vrarë mbi 120,000 derra. “Ekzistojnë shanse reale për shfaqjen e kësaj sëmundjeje, është çështje kohe, sepse ju e dini, është mjaft e…
Radikali serb, Vojislav Sheshl, ka reaguar për faktin se tani e tutje qytetarëve serb do u ndalohet hyrja me pasaportë në Kosovë.Tërbohet radikali Sheshel pas ndalimit të pasaportës serbe nga Kosova, kërkonë luftë me shqiptarët! “Kjo është vetëm një shenjë që duhet të ndërhyjm në Kosovë me ushtrinë tonë! Kjo nuk duhet të tolerohet! Serbia duhet të shfrytëzojë rastin e parë, kur ata ndërrmarin një masë të tillë diskriminuese, ata duhet të zbatojn Rezolutë 1244 të KS, policia dhe ushtria serbe duhet të kthehet në Kosovë” ka thënë ai. “Do të krijohej një zhurmë e madhe, nuk besoj se fuqitë…
Alsat 2019-08-07T14:25:12+02:00 Gjykata Administrative ka marrë vendim që kompetencat në arsim në Gostivar duhet t’i takojnë komunës përkatëse dhe jo Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH). Kreu i Gostivarit ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Gjykatës Administrative, ku theksohet se “padia e Komunës së Gostivarit është pranuar. Vendimi nr.08-2133/1 prej 13.02.2019 i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është anuluar”. Vendimi i MASH-it përcaktonte marrjen e kompetencave për arsim për 9 muaj Komunës së Gostivarit për herë të dytë. Këtë vendim MASH-i e arsyeton me shkeljet procedurale të përsëritura të Taravarit gjatë shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve në shkollat fillore…
Më shumë se 2.5 milionë muslimanë do të nisin të premten pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite, pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve.Turma besimtarësh kanë nisur të mblidhen në Mekë, që përpara Haxhit, një nga eventet që kulmon kalendarin islamik. Autoritetet raportojnë se më shumë se 1.8 milionë vizitorë kanë hyrë në vend deri mesditën e së mërkurës. Turma besimtarësh nga e gjithë bota, të veshur me të bardha po enden në qytetin e shenjtë, në perëndim të mbretërisë ultrakonservatore. Pelegrinazhi ka disa rite fetare që kanë mbetur të pandryshuara që nga themelimi i…
Alsat 2019-08-07T14:09:49+02:00 Vetëm për pak javë në lokacione të ndryshme në vend janë gjetur 3 persona të vdekur të cilët në rrethana ende të panjohura e kanë humbur jetën. Në komunën e Strumicës përkatësisht në ujërat e akumulimit “Turija” në periudha të ndryshme kohore janë gjetur 2 kufoma. Vrasja e tyre është kryer në mënyrën e njëjtë, gjë që ngjallë dyshime për vrasës serik. Ndërkohë pak ditë më parë u gjet trupi i pajetë i një gruaje i mbështjellë me qese në fshatin Orizare e Epërme të Shkupit që jozyrtarisht mësohet të jetë e kombësisë rome. Zv/ministri i Brendshëm Agim…
Alsat 2019-08-07T13:57:00+02:00 Kushtet momentale në tregjet e gjelbra të vendit nuk janë të përshtatshëm për shitjen e të gjitha prodhimeve ushqimore, posaçërisht të atyre të mishit ose qumështit. Këto të fundit prishen lehtë për shkak se nuk mbahen në temperaturë adekuate. Edhe blerësit anashkalojnë këto prodhime dhe nuk i blejnë në treg sepse shpesh herë të njëjtat kanë rezultuar të prishura. “A blini prodhime qumështi ose mishi në Pazar? Jo, jo ato nuk i blej në Pazar se kur po i blejmë në Pazar krejt të prishura po dalin, koha e nxehtë, po prishen menjëherë”. “Prishen të gjitha ato që…
Sërish ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj deputetëve Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, të cilët po akuzohen për përleshjen e vitit 2017, në studion televizive të Klan Kosovës.Si shkak i dështimit të kësaj seance ka qenë mungesa e gjykatësit të rastit, Hanefi Jashari. Zyra ligjore e gjykatësit, ka njoftuar se Jashari nuk ka mundur të jetë prezent në gjykim pasi që ka rast vdekje. Sipas zyrës së gjykatësit, posa ai të kthehet në punë do të bëj një shënim zyrtar dhe do të caktojë seancën e radhës, me ç’rast të akuzuarit do të ftohen në mënyrë të rregullt. Në…
Numër i madh i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vendet e huaja kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë kosovare. Edhe vitin e kaluar ishte një numër i madh i tyre që hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës.Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm për këta shtatë muaj, 2 mijë e 569 qytetarë kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë. Ndërsa, vitin e kaluar 5 mijë e 481 persona hoqën dorë nga nënshtetësia kosovare. Përveç këtyre, ka edhe të huaj që janë të interesuar të pajisen me nënshtetësi të Kosovës. Sipas këtyre statistikave, nga 1 janari deri me…
Brendi i njohur Rc Cola dhe Red Rain sot po vijnë me shumë shpërblime në qytetin e Gjilanit.Për 4 ditë rresht kampanja ma atraktive e kësaj verës “Merrja verës freskinë” do të jetë e pranishme në pishinën më të mirë të Gjilanit, pishina HAWAII. Nëse doni me fitu shumë shpërblime duke u argëtuar, mos e leni pa ardh në pishinë HAWAII, aty ju presim me këndin e lojërave.“Merrja verës freskinë” me Rc Cola dhe Red Rain. *Artikull i sponsorizuar

