Author: almakos

Një qytetar nga Gjakova ka raportuar në polici se një pjesë e shtëpisë së tij është goditur nga një predhë.Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku edhe ka gjetur një predhë e armës së zjarrit. “Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga një predhë  është goditur një pjesë e shtëpisë së tij. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës. “Në vendin e ngjarjes  është gjetur  dhe konfiskuar një predhë e  armës së zjarrit. Rasti vazhdon të hetohet.” Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe gjuajtje me armë zjarri”. /Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 6 gushtit B.V 61-vjeçar dyshohet se vrau gruan e tij, 20 vite më të re, A.V.,  e cila i kishte 42 vjet.E gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Hysni Morina’ të qytetit të Prizrenit.Express gjendet në Prizren. Nga atje pas pak, u sjellë rrëfimet e familjarëve, fqinjëve e fotografitë nga vendi i ngjarës. Ndërkohë, çifti tash e disa vite po jetonin në Zvicërr. Ata në Kosovë për pushime kishin ardhur gati që tre javë. Për Gazetën Express, detaje rreth kësaj ngjajeje të rëndë ka dhënë edhe prokurorja që po merret me rastin Prokurorja e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-07T10:54:11+02:00 Prokuroria Themelore Publike Shkup ka sjellë Vendim për zbatimin e procedurës hetimore kundër 5 personave, njëri nga të cilët është i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”, derisa katër të tjerët dyshohen për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale. Gjatë periudhës prej 16.12.2014 deri më 29.05.2017, i dyshuari i pare në cilësinë e ushtruesit të detyrës drejtor i Regjistrit Qendrorë, ka tejkaluar kompetencat e tij, përmes urdhrit gojor duke urdhëruar që një e punësuar të evidentohet si e rregullt në punë në listat mujore të cilat i ka përgatitur Sektori për Resurse Njerëzore, edhe…

Lexo më Shumë

Drejtori Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, i cili në muajin maj është zgjedhur kryetar i PDK’së në Drenas, ka thënë dorëheqje nga pozita e tij në Postë. Hoxha po thotë se këtë po e bën për arsye të angazhimit të tij politik, por nuk po e përmend çështjen e konfliktit të interesit në mbajtjen e pozitës së tij në ndërmarrje publike derisa ka post politik, shkruan Gazeta ExpressQë prej zgjedhjes së tij në krye të bastionit të PDK’së në Skenderaj, mbajtja e dy pozitave nga ana e tij ka qenë temë diskutimi. Sejdi Hoxha pati thënë se është…

Lexo më Shumë

Një veturë bombë shpërtheu të mërkurën jashtë një stacioni policie në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul duke plagosur të paktën 95 persona.Përgjegjësinë për sulmin e morrën talibanët të cilët thanë se një “qendër rekrutimi” ishte sulmuar nga një prej sulmuesve të tyre vetëvrasës. “Një numër i madh i ushtarëve dhe policëve u vranë ose u plagosën,” thanë talebanët në një deklaratë. Bomba shpërtheu kur një automjet ishte ndalur në një pikë kontrolli jashtë stacionit të policisë, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme të këtij vendi, Nasrat Rahimi. Ndërkaq, një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë tha se 95 të plagosurit ishin dërguar…

Lexo më Shumë

Të martën u zhvillua testimi i radhës nga Koreja e Veriut me “raketave të drejtuara taktike të tipit të ri”, si një paralajmërim për SHBA dhe Korenë e Jugut, e cila rifilloi manovrat ushtarake mes paralajmërimeve të Pyongyang, se lojërat e luftës do të rrezikonin negociatat e paqes.Kim Jong-un personalisht mbikëqyri hedhjen e dy raketave balistike me rreze të shkurtër, e cila u krye “për të dërguar paralajmërin e duhur për stërvitjen e përbashkët ushtarake,” njoftoi Agjensia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA). Testi “verifikoi qartë besueshmërinë, sigurinë dhe kapacitetin aktual të luftës” së predhave, shton raporti. Prova e të martës,…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit ka publikuar një raport që i referohet vizitës nga Mekanizmi Kombëtar për Parandalim të Torturës (MKPT) realizuar më 20 maj 2019.Sipas njoftimit për media, thuhet se qëllimi i kësaj vizite ishte vlerësimi për respektimin e të drejtave të njeriut për të burgosurit e akomoduar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren (QPP), të cilat u garantohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve, si dhe zbatimi i rekomandimeve të MKPT-së të dërguara autoriteteve kompetente përmes Raportit me rekomandime për…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka një plan të ri për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka dërguar porosi të qartë: Serbia nuk mund të mbetet pa asgjë në Kosovë, shkruan sot e përditshmja serbe “Kurir”, transmeton lajmi.net. Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton raportohet se mund ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinën duke sjellë edhe skenare të reja për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, dhe atë në dobi të Serbisë, shkruan “Kurir”. E përditshmja serbe shkruan për iniciativën e re të presidentit të SHBA-së, Donald Trump…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-07T09:48:51+02:00 Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Loading…

Lexo më Shumë

Kryetari ashtuquajturës Komision Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka vazhduar me provokimet e tij duke thënë se qytetarët serbë në Kosovë mund të shkojnë vetëm me letërnjoftime.Drecun duke ironizuar me Kosovën, ka porositur qytetarët serbë se nëse shkojnë në Kosovës nuk u duhen fare pasaportat për të hyrë në territorin e Kosovës. “Për ne nuk është shtet që duhet të shkohet me pasaportë, mjafton letërnjoftimi. Prishtina me këtë vetëm dëshiron që të shkaktojë incident”, ka thënë Drecun. Deklarata e tij vjen pas raportimeve nëpër media se Drejtoria Kufitare e Policisë së Kosovës ka marrë vendim për…

Lexo më Shumë

Beogradi në vjeshtë do të nisë aksion diplomatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të paraqitur para publikut dhe zyrtarëve një pamje të vërtetë të situatës në Kosovë.Sipas “Veçernje Novosti” “në Kongresin Amerikan do të organizohet një dëgjim publik ose diskutim, në të cilin përfaqësuesit e Parlamentit serb do të flasin për historinë e luftës në Kosovë” por edhe “vrasjet e serbëve” . Kjo e përditshme serbe shkruan se “kjo do të ishte një mundësi për të paraqitur prova të reja kundër kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, që mund ta kthejnë atë në stolin e të paditurit”.…

Lexo më Shumë

 Në mediat serbe ditë më parë qarkulloi lajmi se shumë të rinj, gjithmonë e më shumë po kërkojnë të martohen me femra shqiptare, madje ata janë të gatshëm të paguajnë edhe shuma të caktuara parash, ku siç thuhet 900 nga ta kanë shprehur tashmë dëshirë.Janë veçmas vajzat nga veriu i Shqipërisë të cilat po lidhin kurorë me serbët, e një nuse paguhet deri në 4 mijë euro për martesë. Vetëm në zonën e Rashkës, Peshterit, Golijas, Javorit dhe Jadovikut janë martuar mbi 150 shqiptare me serbë dhe ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë. Ndërsa, martesa…

Lexo më Shumë