Të martën u zhvillua testimi i radhës nga Koreja e Veriut me “raketave të drejtuara taktike të tipit të ri”, si një paralajmërim për SHBA dhe Korenë e Jugut, e cila rifilloi manovrat ushtarake mes paralajmërimeve të Pyongyang, se lojërat e luftës do të rrezikonin negociatat e paqes.
Kim Jong-un personalisht mbikëqyri hedhjen e dy raketave balistike me rreze të shkurtër, e cila u krye “për të dërguar paralajmërin e duhur për stërvitjen e përbashkët ushtarake,” njoftoi Agjensia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA). Testi “verifikoi qartë besueshmërinë, sigurinë dhe kapacitetin aktual të luftës” së predhave, shton raporti.
Prova e të martës, ishte hera e katërt që Koreja e Veriut ka testuar këtë lloj rakete në më pak se dy javë./



