Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 6 gushtit B.V 61-vjeçar dyshohet se vrau gruan e tij, 20 vite më të re, A.V., e cila i kishte 42 vjet.E gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Hysni Morina’ të qytetit të Prizrenit.
Ndërkohë, çifti tash e disa vite po jetonin në Zvicërr. Ata në Kosovë për pushime kishin ardhur gati që tre javë.
Për Gazetën Express, detaje rreth kësaj ngjajeje të rëndë ka dhënë edhe prokurorja që po merret me rastin
Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka dhënë për Gazetën Express detaje se si ka ndodhur rasti, duke treguar se i dyshuari ka telefonuar vetë policinë pasi dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij.
“Vet i dyshuari e ka telefonuar policinë mbrëmë rreth orës 23:00, dhe ka raportuar se e ka vrarë bashkëshorten e tij. Megjithatë ende nuk e kam pranuar deklaratën e tij që e ka dhënë në polici dhe ende nuk dihet motivi i saktë i vrasjes”, ka thënë Gashi.

Ajo tutje ka shtuar se është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ku janë gjetur më shumë se një gëzhojë.
“Trupi i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është në ndalim për 48 orë dhe do të kërkohet masa e paraburgimit ndaj tij”, ka thënë prokuroria.
Tutje, prokurorja ka bërë të ditur se ka verifikuar nëse nga viti 2005 e deri më tani ka ndonjë rast të paraqitur për dhunë në familje nga viktima, por e njëjta ka thënë se nuk ka gjetur një rast të tillë.





