Author: almakos

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook e ka quajtur gënjeshtër dorëheqjen e Ramush Haradinaj nga posti i kreyministrit të Kosvës për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale. “Dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë si i dyshuar. Rrenë e kulluar, kalkulim perfid e mashtrues politik!”, ka shkruar Kurteshi. Tutje ai ka shtuar se ekziston një mundësi e madhe që Haradinaj të ftohet sërish, pasi që prokuroria nuk ka mundur të e përfundojë punën për shkak të zgjedhjes së Haradinaj…

Lexo më Shumë

Muaji gusht i këtij viti shënon 400 vjetorin e mbërritjes së skllevërve të parë afrikanë në Virxhinia. Zbarkimi i tyre në Virxhinia shënoi fillimin e një prej kapitujve më të errët të historisë amerikane. Zëri i Amerikës ka vizituar vendin ku dikur lulëzonte kolonia e parë britanike në Amerikë dhe ku filloi historia 224 vjeçare e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.Katër shekuj më parë një anije angleze me emrin Luani i Bardhë mbërriti në këto brigje duke sjellë njerëz për t’i shkëmbyer me mall e artikuj bujqësorë: “Anija u fut në Gjirin e Çesapikut dhe mbërriti këtu nga fundi i…

Lexo më Shumë

Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një shkrim në Facebook ka reaguar ndaj thirrjes së Albin Kurtit për një koalicion të gjerë të partive opozitare.Kurti kishte thënë se opozita do të jetë Qeveria e ardhshme e Kosovës, duke aluduar në një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së. Gjithsesi, Tahiri ka thënë se një koalicion i tillë do të ishte koalicion i panikut, dhe se Kurti po i frikësohet zgjedhjeve. Ky është shkrimi i plotë i tij: Para dy orësh, ra kambana e panikut. Albin Kurti dhe partia e tij e thyer kanë frikë nga zgjedhjet e veçmas nga…

Lexo më Shumë

Është dite pune por fabrika e djathtit është e mbyllur. Në dyert e kësaj fabrike buzë Lumbardhit në Rugovë, inspektorati ka vendosur shirita.Krejt kjo për shkak të dyshimeve që kjo fabrike shkaktoi ndotjen e lumit, e si pasojë e saj ndodhi edhe ngordhja e peshqve, raporton T7. Ani pse sot punëtorët nuk ishin prezent në fabrikë, të pranishëm u panë pronarët e kompanisë. Te martën, ata priten inspektoratin nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e Drejtorisë së Inspeksionit, si dhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit. Ata erdhën për të bërë disa analiza, dhe te vendosin për fatin e kësaj fabrike.…

Lexo më Shumë

Deputetët e këtij Kuvendi do të mbahen mend për votimin e shumë ligjeve me rëndësi për Kosovën siç ishte ai i demarkacionit me Malin e Zi, Ligji per Trepçën, Ligji për krijimin e ushtrisë etj..Por megjithatë, përkundër se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ndër rrogat më të mëdha në rajon që u ka mundësuar qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa në vitin 2015, ata nuk kanë kryer as 20% të punës së tyre. Ishte paraparë që ky legjislacion të votonte plotë 144 ligje, por megjithatë ata arritën që të votonin vetëm 28 të tilla. Kuvendi me gjasë do të…

Lexo më Shumë

Gati një e katërta e popullsisë së botës, që jeton në 17 shtete, po vuan mungesën e madhe të ujit, shumë pranë situatës kur gjatë një harku një ditor asnjë pikë uji nuk do të dalë më nga rubineti, sipas një raporti të publikuar sot.Harta e përgatitur nga Instituti i Burimeve Botërore përllogarit shkallën e rrezikut të mungesës së ujit, thatësirës dhe përmbytjeve të lumenjve. “Bujqësia, industria dhe bashkitë përthithin 80% të ujërave nëntokësore mesatarisht në një vit në 17 shtetet e përfshira në studim, kryesisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Këto shtete janë Katari, Izraeli, Libani,…

Lexo më Shumë

Një vendim i qeverisë të New Delhi mbi heqjen e autonomisë administrative të Kashmirit ka çuar në kulm tensionin midis Indisë dhe rivalëve rajonal të Pakistanit, që nga viti 1947 kanë pretendime mbi atë krahinë.Me një vendim të papritur, por që ishte një nga premtimet e tij kryesorë në fushatën zgjedhore, kryeministri indian Narendra Modi dhe ekzekutivi i tij miratoi ligjin, të firmosur sot nga presidenti Ram Nath Kovind, që heq nga kushtetuta e vendit aziatik artikullin 370, ai që pikërisht i jepte pjesës indiane të Kashmirit, i quajtur Kashmir dhe Jammu, statusin e një shteti autonom brenda konfederatës indiane,…

Lexo më Shumë

Vala e të nxehtit afrikan ditëve në vijim do të vazhdojë të shtrihet mbi rajon, duke vazhduar me rritje të theksuar të temperaturave mbi vlera mesatare, parashikon Prishtina Weather.“Fushat e presionit të lartë mbi rajonin e Mesdheut do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell”, sipas këtij shërbimi të meteorologjisë. “Vapa afrikane do të vazhdojë edhe ditëve të fundjavës, e sipas tendencave të fundit edhe gjatë javës së ardhshme”, thekson PW. Parashikimi për datat 7 dhe 8 gusht: 7.08.2019 – Nxehtë, kryesisht me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-6m/s. Indeksi UV: 8. 8.08.2019…

Lexo më Shumë

Këtë të enjte në Aeroportin “Adem Jashari”, pritet që puna të ndalohet për një orë.Punëtorët, të përfaqësuar nga Sindikata e Pavarur, kanë paralajmëruar masa të tilla, shkaku i pakënaqësive në trajtimin e punëtorëve, raporton KTV. Sipas Bashkim Latifit, kryetar i kësaj sindikate, ka pasur raste kur punëtorët janë gjobitur nga menaxhmenti me dhjetëra mijëra euro. Kërkesat, që sipas tyre ia kanë bërë të ditur menaxhmentit, mes tjerash janë shtesat e rrezikshmërisë për detyra me ekspozim direkt në dëmtim të shëndetit, pushimi vjetor, eliminimin të dallimeve në paga si dhe shujta. Shkaku i kushteve jo të mira, sipas Latifit, rreth 100…

Lexo më Shumë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, dhe sipas tij, shpërndarja e Kuvendit është hapi drejt ofrimit të më së mirës për qytetarët e vendit.“Kuvendi i Kosovës në shumicën e rasteve nuk ka mundur të ketë kuorum, kjo për shkak të një pozite të kufizuar dhe një opozite e cila ka bojkotuar në shumë raste punën dhe mungesa e votave për të kaluar ligjet ka bërë që Kuvendi të mos mund ta kryej punën si duhet”, ka thënë Limaj në RTK. Sipas tij, Nisma…

Lexo më Shumë

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e ARK’së, Islam Pacolli, me anë të një shkrimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Enver Hasanit ndaj Behgjet Pacollit dhe familjes së tij.Islam Pacolli e ka akuzuar Hasani për shpifje dhe ka kërkuar nga ana e tij që të i kërkojë falje publike Behgjet Pacollit dhe familjes së tij. Ai po ashtu ka shtuar se një njëri që ofendon dhe shan të tjerët si Hasani, nuk meriton të jetë pjesë e stafit të Universitetit të Prishtinës, si dhe është e çuditshme se si ky ka mundur të jetë udhëheqës…

Lexo më Shumë

Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Shpend Ahmeti, është shprehur e gatshme të ribashkojë forcat me partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje. Natyra Kuçi, zëdhënëse e Partisë Socialdemokrate, për Gazetën Blic ka deklaruar se partia e saj nuk ka vënë vija të kuqe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.Këto deklarata erdhën pas një shkrimi të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se Vetëvendosje do të mund të bënte koalicion si në formatin e kaluar, pra sikur “koalicioni paraprak”, duke aluduar në LDK-në. Mirëpo ai ka shtuar se këtij koalicioni paraprak, LDK-VV, do të…

Lexo më Shumë