Menjëherë pasi u zgjodh për të dytën herë në krye të partisë pa kundërkandidat, Kadri Veseli tentoi të impresionojë të gjithë duke thënë se ata që kanë aktakuza do të largohen nga partia. Por, tani që zgjedhjet janë afruar shefi i PDK’së nuk qëndron më prapa fjalëve të forta. Zyrtarët që deshi t’i largojë tok me Veselin u panë në mbledhjen e Këshillit Drejtues pas dorëheqjes së Haradinajt. Sami Lushtaku në një prononcim për Gazetën Express tha se largimi i njerëzve nga partia ka qenë gabim, por tani sipas tij, për partinë do të angazhohen të gjithë.Gazeta Express Kur u…
Author: almakos
Alsat 2019-08-06T18:46:40+02:00 Pronarët e platformave ilegale në Matkë refuzojnë rrënimin e tyre. Njëri nga ta tha për Alsat se kanë marrë dy kërkesa nga Inspektorati Shtetëror i mjedisit jetësorë, por nuk e kanë ndërmend të zmbrapsen, siç tha, deri sa të hiqet platforma e parë ilegale e restorantit e ndërtuar para 10 vitesh. [embedded content] Kreu i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ndaj të cilit Antikorrupsioni kërkoi të ngrihet padi sot ishte i pakapshëm. Nga Komuna e Sarajit thonë se kryetari është në pushim dhe se qëndrimin e tij do ta tregojë tek të Hënën. Edhe pse Prokuroria mund të…
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka takuar ish-ushtarin e UÇK-së që po mbahet në paraburgim me një fletëarrest të Serbisë.Ai tregoi se Tomori është në gjendje shumë të mirë dhe optimist se do të kthehet në vendlindje. “Sot kam vizituar Tomorin dhe jam i impresionuar me gjendjen e tij. Ai është shumë i qetë dhe dinjitoz. Kam vërejtur ndjenjën e pafajësisë që ka ai prandaj është kaq i qetë. Gjithashtu edhe me shëndet është mirë, ka qëndrueshmëri, dinjitet dhe burrërisht po qëndron sepse e di që veprimtaria e tij ka qenë legale sikurse e shumë ushtarëve…
Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, ka thënë se partia e tij do të krijojë një ekip që do të dalë fitues në zgjedhjet e parakohshme, duke mos pranuar të jap emra se kush do të jetë kandidat për kryeministër.“Padyshim që emrin do ta japim me kohë, por aktualisht nuk e kemi”, ka thënë Beqiri në Frontal të T7. I pyetur rreth emrit të Vjosa Osmanit, ai ka thënë se nuk mund të mohojë që ajo do të kandidojë për kryeministre, por një gjë të tillë e thotë edhe për pretendentët tjerë. “Unë nuk po them që nuk është…
Gratë e qytetit, natyrisht një shtresë e tyre, po i kushtonin rëndësi, veç veshjes dhe krehjes së flokëve, stilit të kohës.Atëherë nisin nga puna në këtë zanat edhe floktarët e parë. Në Prishtinë, si frizerë-ondulistë të parë njihen Iljaz Osmani e Haki Hivzi. Pas Iljazit e Hakiut, këtë zanat e nisin Qamile Tyrbedari e Lejla Dyla, moshatare. Salloni i parë i ondulimit, ku nisin punë këto dy vajza, ndodhej kundruall Kuvendit, sot, i njohur si berberhania e Fetah Qeqisë, berber dhe syneti. Më pastaj këtë lokal e hapin si sallon frizeri. Qamile Tyrbedari e njohur si frizerja e parë, këtë…
Përfundimi i kontratës së Telekomit me kompaninë e Devollëve Z-Mobile ka lënë edhe shumë paqartësi sa i përket 220 numrave derisa ka bërë që ARKEP-i të presë sot në takime të ndara përfaqësues nga të dy kompanitë.Përmes një njoftimi për media u bë e ditur se bordi ka kërkuar nga ndërmarrja publike si dhe përfaqësues të Dardafoni se kanë kërkuar sqarime të nevojshme në lidhje me tranzicionin apo mosvazhdimin e raportit komercial ndërmjet palëve. Deri në mbyllje të këtij procesi, për qëllim të zbatimit të plotë të Kornizës Rregullatore kanë kërkuar që palët e involvuara të mos ndërmarrin veprime të…
Një punëtor i një kompanie ndërtimi, është rrëzuar derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një çerdheje në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.Këtë e ka bërë të ditur faqja “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë” në Facebook, ku sipas tyre punëtori ka mbetur në gjendje kome. Vrojtuesit e Lagjes kanë publikuar edhe fotografitë ku shihen derisa kolegët e viktimës po i vijnë në ndihmë atij, ndërsa banorët kanë rrëfyer se janë tronditur nga pamjet dhe britma që punëtori ka lëshuar gjatë rrëzimit. Gazeta Express ka kontaktuar edhe policinë, por të njëjtit kanë thënë se nuk është raportuar për këtë rast.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se mund të futen në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje dhe PSD’në në rast se vërejnë kalkulime të partive tjera që kanë qenë në pushtet.Për të njëjtën çështje ka shkruar sot edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili thotë se mund të presin që të festojnë për fitore edhe pas zgjedhjeve, por sipas tij mund të festohet edhe para mbajtjes së tyre, duke krijuar një koalicion parazgjedhor me LDK’në dhe PSD’në që sipas tij do të rezultonte me 70 vota në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas tij më pas do…
Kuvendi Zgjedhor i LDK’së është përmbyllur pa ndonjë incident, megjithatë në disa momente situata brenda sallës ku po zhvilloheshin punimet për zgjedhjen e kryetarit të ri ka qenë e tensionuar.Një gjë e tillë ka ndodhur kur është vendosur në votim emri i Fatmir Sejdiut si kandidaturë që pretendonte të sfidonte Isa Mustafën për karrigen e të parit të LDK’së. Në momentin kur është bërë thirrje që të deklarohen delegatët nëse janë pro miratimit të kandidaturës së Fatmir Sejdiut, votimi ka ndodhur në mënyrë të hapur. Një gjë e tillë duket se nuk i ka pëlqyer një përkrahësi të Sejdiut brenda…
Toni Morrison, Nobelistja e vitit 1993 në letërsi, vepra e së cilës hulumtoi identitetin e afro-amerikanëve në Amerikë, në veçanti eksperiencën e grave me ngjyrë, ka vdekur të hënën në qendrën mjekësore, në Montefiore të New Yorkut, njoftoi botuesi i saj Alfred Knopf.Ajo ishte 88- vjeçare. Morrison ishte gruaja e parë afro-amerikane që fitoi Çmimin Nobel në Letërsi. Ajo ishte autore e 11 romaneve, librave për fëmijë dhe koleksioneve të eseve. Në mesin e tyre përmenden veprat si “Song of Solomon”, me të cilën fitoi Çmimin National Book Critics Circle Aëard në vitin 1977, dhe “Beloved” me të cilën fitoi…
Petar Petkoviq, zëvendësi i drejtorit të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq tha sot në shënimin e të ashtuquajturës “Ditës së Minatorëve në Leposavq” se “sistemi energjetik në Kosovë nga Gazivoda deri në Trepçë është një mbrojtje e ekzistencës serbe në krahinë”.“Mbijetesa e popullit serb në veri të Kosovës dhe zhvillimi i saj ekonomik nuk do të ishte i mundur pa kombinatin minerar-metalurgjik-kimik “Trepça”, e cila u bë bazamenti i luftës serbe për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme që ne duam ta ndërtojmë në vatrat tona shekullore në Kosovë “, tha ai.
Alsat 2019-08-06T16:01:08+02:00 Ish drejtori i Regjistrit Qendror ka përfunduar i shoqëruar në polici. ALSAT mëson nga burimet e tij se Andrea Popovski, ish ushtrues detyre Drejtor i Regjistrit Qendror është shoqëruar në një nga komisariatet e Shkupit, për 24 orë, ndërkohë që shumë shpejt, Prokuroria do të vendosë për veprimet e mëtejshme ndaj tij. Sipas burimeve nga Policia Financiare, mësohet se përveç Andrea Popovskit, të shoqëruar në polici janë edhe të paktën 4 të punësuar të tjerë të Regjistrit Qendror, për të cilët pritet të merret e njëjta masë. Nuk ka informacione për veprën që kanë kryer këta persona, por,…

