Author: almakos

Lideri i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa ka mbledhur sot partinë e tij në selinë qendrore në Prishtinë, derisa bëhet e ditur se pritet që të flitet për emrat që do të propozohen nesër për votim në Këshill të Përgjithshëm, shkruan Gazeta Express. Gazeta Express dje ka raportuar se me nesër (7 gusht), Mustafa ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku do të përcaktohet kryesia e re, nënkryetarët e sekretari i përgjithshëm i partisë. Ndërkaq, pritet të diskutohet edhe për pozicionin e LDK-së, në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Mustafa u takua të hënën me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, me…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-06T13:45:48+02:00 Policë nga Tetova kanë gjetur kokainë te tre persona, ndërsa njëri prej tyre ka tentuar ta hedh drogën dhe ka sulmuar një nga nëpunësit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 në rrugën “Dimo Gavrovski- Kara” në Tetovë. “Nga liria janë privuar E.N. (32) dhe K.B. (30) nga fshati Poroj i Tetovës dhe S.Ç. (21) nga Republika e Shqipërisë. 32 vjeçari nga Poroj ka tentuar të hedh kokainën ndërsa më pas ka sulmuar një nëpunës policor. Të tre janë mbajtur në stacion policor në Tetovë dhe do të pasojë parashtresë adekuate”, ka thënë zëdhënësi i SPB- Tetovë, Marjan…

Lexo më Shumë

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit, prej një muaji, ndaj të pandehurit G.S.Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 22.07.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjasë deri më 19.08.2019, mbetet në fuqi. G.S. dyshohet nga Prokuroria  Speciale se ka kryer veprën penale “ Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të ish-Ligjit Penal jugosllav, vepër kjo e dënueshme edhe sipas legjislacionit në fuqi, dhe konventave ndërkombëtare. Gjykata e Apelit gjeti se aktvendimi për caktimin e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-06T13:18:19+02:00 Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka vizituar Tomor Morinën në burgun ekstradues të Shutkës. Lajmin për Alsat e konfirmon Ambasada e Kosovës nga ku thonë se gjendja shëndetësore e Morinës është stabile dhe se ai nuk ankon për asgjë. Të njëjtat burime nga përfaqësia diplomatike konfirmojnë se Morina është vizituar edhe nga familjarët. Ndërkohë Gjykata Penale akoma nuk ka sjell mendim lidhur me ekstradimin ose jo të shtetasit kosovar. Nga ky organ kujtojnë informacionet e një dite më parë, se kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë ka arritur, është dërguar në Prokurori Publike për mendim dhe se…

Lexo më Shumë

Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale i ka dalë punë me dy drunjë në oborrin e Institutit Special të Shtimes. Drunjtë gjenden në mes të objekteve brenda rrethojës së ISSH’së, dhe MPMS’ja po dëshiron që t’i largojë prej aty sa më shpejtë, shkruan Express.Përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik , Ministria në krye me Skënder Reqicën ka bërë me dije se për këtë punë tashmë ka ndarë hiç më pak se 1 mijë euro. Sipas këtij njoftimi, interesim për të larguar drunjtë e plepit kanë shfaqur tri kompani. Por,…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka përmendur pesë arsyet se pse duhet të votohet Ramush Haradinaj.Sipas tij, fillimisht duhet të votohet pasi që kundërshtoi ndryshimin e kufijve, duke hequr nga tavolina e diskutimit punën e ndarjes. Pse nuk hoqi taksën prej 100 për qind për produktet serbe e boshnjake. Sepse përmbylli procesin e krijimit të ushtrisë, e se dha dorëheqjes si ‘burrat’, thotë deputeti, duke ia kthyer kështu mandatin sovranit. Shkrimi i plotë: Gjuha eshte prej tuli dhe thote gjithçka, e ndonjëherë flet edhe broçkulla.Por qytetaret e Kosoves, sot me shume se sa asnjehere, po rreshtohen…

Lexo më Shumë

Një person ka raportuar në Polici se aksidentalisht është goditur nga një plumb qorr.Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një predhë të kalibrit të panjohur. Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-06T11:59:26+02:00 Nuk mund të mbështesim një ligj që synon amnistimin e krimit të Zaevit si dhe përplasjen e tij me kundërshtarët politikë nga opozita, tha kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, pasi LSDM-ja qeverisëse i kërkoi atij që të mbështesë Ligjin për Prokurorinë, në mënyrë që të mos frenoj drejtësinë. “Kushdo që ka gabuar para ligjit dhe që ka turpëruar qytetarët, do të duhet të mbajë përgjegjësi. Por ju keni bërë shumë gabime dhe për këtë arsye tani keni nevojë për një ligj si ky për të mund të dilni para anëtarëve tuaj të KQ dhe t’i bindni ata se…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur në Komunën e Deçanit, raporton Express.Rreth orës 19:00, siç ka bërë të ditur policia, një person ka lajmëruar policinë duke raportuar se është kanosur nga e dyshuara femër. Rasti është nën hetime. “Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se është kanosur nga e dyshuara femër K-Shqiptare. Rasti nën hetime”, shkruhet në raport të policisë. Raste të tilla nuk na bie shpesh të shohim në njoftime të policisë, derisa, rastet kur burrat rrahin gratë gati janë të përditshme. Kodi penal i Republikës së Kosovës thotë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-06T11:44:19+02:00 Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për moshën dhe identitetin e trupit të femrës së gjetur dje pranë fshatit Orizarë të Epërme në Shkup. Burime nga policia thonë se autopsia po vazhdon dhe se nuk ka detaje të tjera. Nuk ka përgjigje në pyetjen se në çfarë gjendje ishte trupi i pajetë gjatë kohës kur u zbulua dhe nëse kishte nshenja dhune. Siç mëson Alsat, prokurori kompetent ndaloi hapjen e qeses së plastikës ku ishte futur trupi i pajetë për të mos dëmtuar disa elemente thelbësorë për të zbardhjen e rastit. Kujtojmë, trupi i femrës së pajetë u…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, i cili nëpërmjet Leposaviqit ka tentuar që në mënyrë ilegale të fus 1 mijë e 800 kilogram shalqinj në Kosovë.Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në ora 20:00 nga ku, mjeti dhe malli i të dyshuarit janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë. “Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar kombi me targa të Serbisë qe drejtohej nga i dyshuari mashkull serb. Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte shalqinj (1800 kg) për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse. Me vendim të…

Lexo më Shumë