Lideri i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa ka mbledhur sot partinë e tij në selinë qendrore në Prishtinë, derisa bëhet e ditur se pritet që të flitet për emrat që do të propozohen nesër për votim në Këshill të Përgjithshëm, shkruan Gazeta Express.
Gazeta Express dje ka raportuar se me nesër (7 gusht), Mustafa ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku do të përcaktohet kryesia e re, nënkryetarët e sekretari i përgjithshëm i partisë.
Ndërkaq, pritet të diskutohet edhe për pozicionin e LDK-së, në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Mustafa u takua të hënën me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin diskutoi për zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe situatën aktuale politike.
Të shtunën më 3 gusht Isa Mustafa u rizgjodh për herë të tretë krye të këtij subjekti politik./GazetaExpress/



