Arben Imeri nga Kosova, ka rreth 23 vite që jeton me familjen e tij në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Ai për çdo vit viziton prindërit e tij në qytetin e lindjes, Podujevë.Arbeni tregon se për çdo muaj dërgon para për prindërit e tij në Kosovë. Ai thotë se shuma më të mëdha të parave ka dërguar pas përfundimit të luftës, për rindërtim të shtëpisë, kurse tash dërgon të holla çdo muaj. “Përafërsisht 300-400 euro në muaj i dërgoj për prindërit në Kosovë. Tashmë edhe këta (prindërit) gjendjen ekonomike e kanë më mirë, më pak i ndihmoj. Menjëherë pas përfundimit…
Author: almakos
Kompania Rajona e Ujësjellësit ‘Prishtina’ njofton qytetarët se Lagjja “Kalabria” në Prishtinë nuk do të ketë furnizim me ujë deri në ora 16:00 pasdite.“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a. njofton konsumatorët e lagjes” Kalabria” në Prishtinë se, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme deri në orën 16:00.Arsyeja e mungesës së ujit është pëlcitja e tubit me diametër fi 200 mm PVC, në orët e mëngjesit të ditës së sotme.Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin”, thuhet në njoftimin e kompanisë.…
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në një intervistë për ‘Tv Happy’, ka thënë se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton, mund të vizitojë Ballkanin Perëndimor në fund të muajit gusht.Megjithatë kreu i diplomacisë serbe thotë se një vizitë e tillë varet nga ajo se a do të ketë ndonjë lëvizje pozitive në zhvillimet në rajon dhe nëse veçanërisht Prishtina merr vendim për ta hequr taksën, shkruan Gazeta Express. Daçiq thotë se është i lumtur që tashmë për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi po merren zyrtarët më të lartë të administratës shtetërore të SHBA-së, shkruan Danas,…
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 32 aktakuza kundër 41 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 15 persona.Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Raportet nga prokuroritë themelore: Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tre (3) kërkesa për caktim të masës së…
Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka shkruar në Facebook ku ka thënë se vetëm Kryetari i PDK-së ka mbetur për ta treguar vetën si Kryeministër dhe se të tjerët i kemi provuar në pushtet.Latifi ka thënë se Albin Kurti ka raporte të dyshimta me shtetin e Kosovës dhe për këtë arsye është i rrezikshëm si Kryeministër. “Thaçin e kemi provu. Isa Mustafën poashtu. Edhe Fatmirin dhe Ramushin. Kurtit, për shkak te raportit të tij të dyshimtë me shtetin e Kosovës, është e rrezikshme t’i lihet në dorë posti më i rëndësishëm i shtetit, që është ai i kryeministrit”, ka…
Alsat 2019-08-06T10:04:49+02:00 Gjithsej 12 aksidente kanë ndodhur në Shkup dhe rrethinë gjatë ditës së djeshme, në të cilat lëndime të lehta trupore kanë marrë pesë persona, ndërsa lëndime të rënda dy. Sipas informatave të SPB-së Shkup edhe sot i lartë është numri i shoferëve të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara me shenjë të komunikacionit 69. Dje nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 15 shoferë, prej të cilëve madje 12 aspak nuk kanë pasur patentë shoferi, njëri ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, ndërsa dy ishin shoferë fillestarë. Policia e komunikacionit ka përjashtuar edhe 10…
mde Alsat 2019-08-06T09:57:38+02:00 Më datë 05.08.2018 në 08:10 në “Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit”, në dalje të Republikës së Maqedonisë së Veriut është arrestuar S.M. (44) nga Turqia, i cili gjatë kontrollit dorëzoi një pasaportë austriake. Pas bisedës dhe inspektimit të pasaportës, zyrtari policor vuri në dyshim vlefshmërinë e dokumentit, d.m.th. bio-faqja e pasaportës nuk ishte në formë origjinale, në njërën prej faqeve të pasaportës kishte dy vula të falsifikuara të hyrjes dhe daljes në Kosovë dhe një vulë nga Maqedonia. Gjatë kontrollit gjithashtu u gjet një letërnjoftim i falsifikuar i Austrisë. Personi është arrestuar dhe është dorëzuar në polici për…
Meliza Haradinaj, këshilltarja e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj një komenti të analistit, Fisnik Halimi, rreth shkëmbimit të territorit. Ai kishte deklaruar se të gjithë akterët e rëndësishëm politik në Kosovë i kanë parë hartat për shkëmbime territoresh me Serbinë.Sipas Melizës, sponsorizimi i temave përmes sojeve të Fisnik Halimit, garanton dështimin e tyre. “Kush është Fisnik Halimi që ne ta tolerojmë të na ofendojë atdhedashurinë, gjakun e familjarëve të vrarë, sakrificën e prindërve, kontributin për Kosovën që gëzojmë sot bashkë????? Çfarë njohësi i çështjeve mund të jetë ky person që mund të konstatojë se “hartat e reja…
Ministri i jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka bërë thirrje që Rusia të ndaloj politikën e saj kundrejt Ukrainës.Përmes një postimi në Twitter ai bën të ditur që Kosova nuk do t’i pranoj pasaportat që ka lëshuar Rusia për banorët e dy qyteteve në Ukrainë. “Kosova nuk i pranon të ashtuquajturat pasaporta që lëshon Rusia për qytetarët e Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainë. Kosova përkrah fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Rusia duhet të ndaloj ndërhyrjen e paligjshme në Ukrainë dhe të largoj trupat e saj nga aty” shkruan Pacolli në Twitter.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “po e shohim një botë më të paparashikueshme dhe më të pasigurtë”.Duke folur në Qendrën për Studime Strategjike në Universitetin Victoria të Zelandës së Re, ai tha se së bashku me konkurrencën midis fuqive të mëdha, terrorizmi dhe siguria në internet janë sfidat e tjera kryesore me të cilat përballet NATO-ja. “Interneti po e ndryshon në thelb natyrën e konfliktit, sikurse revolucioni industrial që e ndryshoi natyrën e konfliktit të para Luftës së Parë Botërore”, tha Stoltenberg. Ai gjatë fjalimit fajësoi Rusinë për shkeljen e traktatit të vitit 1987 për…
Për heqjen e kataraktit (perdes së syrit) pacientët në Klinikën e Syve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po detyrohen t’i blejnë vetë thjerrëzat dhe materialin specifik që përdoret për këtë ndërhyrje kirurgjike e të cilat po u kushtojnë rreth 150 euro.Pacientët, të cilët kanë nevojë për heqjen e kataraktit (perdes së syrit) në Klinikën e Syve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po detyrohen të blejnë vetë paraprakisht materialin e veçantë, i cili u nevojitet për operim. Ata po duhet t’i sigurojnë vetë thjerrëzat dhe materialin përcjellës specifik, të cilat po u kushtojnë mbi 150 euro. “Zëri” ka…
Pasi mblodhi kursimet për vite, një grua nga Indonezia e cila punon si pastruese mbeturinash më në fund mund të realizojë ëndrrën e saj për të udhëtuar në vendet e shenjta islame, në Mekke dhe Medine, për të kryer njërin prej pesë kushteve të Islamit, Haxhin.“Gjithmonë kam dashur që të shkoj në Haxh”, thotë Siti Maryani për Anadolu Agency (AA), e cila të premten duhet të niset për në Arabinë Saudite. Maryani thotë se dëshira e saj për të shkuar në Haxh u bë gjithnjë e më e fuqishme pas vdekjes së bashkëshortit të saj në vitet e 80-ta dhe…

