mde
Alsat 2019-08-06T09:57:38+02:00
Më datë 05.08.2018 në 08:10 në “Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit”, në dalje të Republikës së Maqedonisë së Veriut është arrestuar S.M. (44) nga Turqia, i cili gjatë kontrollit dorëzoi një pasaportë austriake. Pas bisedës dhe inspektimit të pasaportës, zyrtari policor vuri në dyshim vlefshmërinë e dokumentit, d.m.th. bio-faqja e pasaportës nuk ishte në formë origjinale, në njërën prej faqeve të pasaportës kishte dy vula të falsifikuara të hyrjes dhe daljes në Kosovë dhe një vulë nga Maqedonia. Gjatë kontrollit gjithashtu u gjet një letërnjoftim i falsifikuar i Austrisë. Personi është arrestuar dhe është dorëzuar në polici për procedime të mëtejshme.
Loading…



