Author: almakos

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë qytetin e Prizrenit. 61-vjecari B.V ka vrarë gruan e tij. E gjithë ngjarja ka ndodhur pas orës 23:00 në rrugën ‘Hysni Morina’, të Prizrenit. Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës dhe gjendet në ndalim prej 48 orëve, raporton Express.E disa orë pas kësaj ngjarje tragjike, policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth këtij rasti. Sipas policisë, me date 06 gusht 2019 pas orës 23:00 në rrugën ‘Hysni Morina’ në Prizren, fillimisht qendra e thirrjeve në policinë e Kosovës ka pranuar një informacion dhe është…

Lexo më Shumë

Në prag të fushatës zgjedhore disa subjekte politike, të cilat kërkonin pezullimin e taksës ndaj Serbisë si kusht për të vazhduar dialogu, tashmë po kërkojnë mbajtjen në fuqi të saj. PDK-ja dhe LDK-ja për pak muaj kanë ndryshuar qëndrimin 100 për qind ndaj kësaj çështjeje.Të gjitha partitë e mëdha politike pritet ta shfrytëzojnë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe për të fituar poenë politikë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, ndonëse disa prej këtyre partive muaj më parë vazhdimisht kërkonin pezullimin e saj, me arsyetimin se po ua sugjerojnë partnerët…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-07T08:02:55+02:00 Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë. Në disa vende do të ketë vranësira të pakta, si dhe do të fryjë erë mesatare veriore. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 10 deri 20 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 26 deri 37 gradë Celsius.Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë, si dhe do të ketë rritje të temperaturave ditore. Loading…

Lexo më Shumë

Një nënë nga Arizona është tronditur kur vajza e saj 15 muajshe u kthye nga çerdhja me 25 shenja kafshimi në shpinë. Ish marinsja, Alice Martin vuri re lëndimet pasi mori vogëlushen nga çerdhja, por ende nuk e di se çfarë ka ndodhur.Për të paralajmëruar miqtë e prindërve për vendin ku çonte vajzën, Martin ndau fotografitë duke treguar se sa e tmerruar ishte nga trajtimi që i ishte bërë vajzës. Ndonëse kanë ngritur padi, ende nuk kanë një person të cilit mund ti referohen për shenjat në trupin e vajzës. “Unë bëra denoncim në polici për neglizhencë ndaj fëmijës dhe…

Lexo më Shumë

Prekja e një personi nga “ethet e minjve” ka bërë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të apelojë për kujdes.Ky institucion ka bërë thirrje që të bëhet kujdes gjatë konsumit të frutave të malit sepse nëse ato nuk lahen mund të sjellin sëmundjen nga “ethet e minjve”. “Duke pasur parasysh se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përcjell situatën epidemiologjike me ethet e minjve, për çdo vit paraqiten raste sporadike, të cilat në Kosovë janë të përhapura, në rajonin e Dukagjinit, rajonin e Karadakut dhe rajonin e Shalës, varësisht nga shumimi i minjve”, thuhet në njoftim. Sipas këtij instituti këtë vit…

Lexo më Shumë

Ambasadori amerikan në vendin tonë, PhilipKosnett, do të drejtojë betimin solemn të shërbimit për 38 vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi paraprakisht të mbajë edhe një fjalim të rastit.Pas përfundimit të trajnimit të tyre dhjetë javësh për gjuhën, kulturën si dhe trajnime teknike në Komunën e Kamenicës, dhe në fshatrat përreth si Koretini, Topanica dhe Rogana, vullnetarët do të prezantohen para ambasadorit nga ana e Drejtoreshës së Korpusit të Paqes, Dr. Darlene Grant. Anëtarët e familjeve nikoqire, ministrat nikoqirë, drejtorët e agjencive dhe mysafirë janë gjithashtu të ftuar. Ngjarja do të mbahet në sallën e kuqe…

Lexo më Shumë

Ndonëse seanca për shpërndarjen e Parlamentit të Kosovës është përcaktuar më 22 gusht, partitë politike kanë nisur punën për krijimin e aleancave parazgjedhore.Shumë analistë në Kosovë e shohin të vështirë krjimin e koalicioneve parazgjedhore të paktën për tre partitë e mëdha, PDK, VV dhe LDK. Gjithsesi, negociatat sapo kanë nisur. Albin Kurti i ka bërë ftesë Lidhjes Demokratike të drejtuar nga Isa Mustafa për të hyrë së bashku në zgjedhje, të cilat pritet të caktohen për në fund të shtatorit ose në fillim të muajit tetor. “Po, mund të fitojmë pas zgjedhjeve atëherë kur në natën e raportimeve të komisionerëve…

Lexo më Shumë

Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është e ftaur sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.Haxhiu ndër të tjera në këtë emision ka folur për datën e 22 gushtit kur pritet që të shpërbëhet Kuvendi. Por Haxhiu thotë se ende nuk ka nismë serioze nga partitë tjera që të shpërbëjnë Kuvendin. “Vetëm grupi parlamentar i Vetëvendosjes ka dorëzuar nënshkrimet për shpërbërje të Kuvendit”, ka thënë Haxhiu. “Mund të shkoni në faqen e Kuvendit dhe të e konfirmoni këtë” Tutje Haxhiu ka shtuar se nëse nuk do të shpërbëhet Kuvendi, opsioni i vetëm mbetet…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka thënë se ‘ulërimat e Albin Kurtit për t’u futur në një kazan me partitë tjera tregojnë frikën e tij’.Përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, zv.ministri i PDK’së ka komentuar deklaratën e fundit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ky i fundit tha se nuk e mohon një koalicion të mundshëm të gjerë parazgjedhor. “Ulurimat e Albin Kurtit për koalicin parazgjedhor me Ldk-në, tregojnë ashiqare impotencën politike dhe frikën e tij dhe partisë së tij nga rezultatet e zgjedhjeve. Përpjekja e tij, me çdo kusht, për tu…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i është përgjigjur negativisht ofertës së Nismës Socialdemokrate për koalicion parazgjedhor, duke e kushtëzuar me postin e Kryeministrit.Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu ka thënë se posti i kryeministrit është i panegociueshëm për partinë e tij e cila drejtohet Kadri Veseli. “Posti i kryeministrit për PDK para dhe pas zgjedhjeve është i panegociueshëm, Kadri Veseli do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, njeriu që liroi pronat publike nga uzurpatorët, i shpalli luftë korrupsionit, nepotizmit dhe keqpërdoruesve të pozitave zyrtare”, ka deklaruar Haxhiu për Blic, si kundërpërgjigje ndaj ofertës së…

Lexo më Shumë

Numër i madh i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vendet e huaja kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë së Kosovës.Edhe vitin e kaluar ishte një numër i madh i tyre që hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Indeksonline, vetëm për këta shtatë muaj, 2 mijë e 569 qytetarë kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë. Ndërsa, vitin e kaluar 5 mijë e 481 persona hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës. Përveç këtyre, ka edhe të huaj që janë të interesuar të pajisen me nënshtetësi të Kosovës. Sipas këtyre statistikave, nga…

Lexo më Shumë

Se do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme duket se nuk ka asnjë dyshim. Madje, menjëherë ka filluar një rivalitet i madh mes partive politike, rreth asaj se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm, transmeton emisioni “Sonte” në T7.E derisa në Prishtinë po bëhet gjithë ky lëmsh politik se kush me kë do të hyjë në koalicion e kush do të jetë kandidat, dikush e ka ndarë mendjen për këtë punë. Kushdo që do të kandidojë për postin e kryeministrit, në këtë garë do të bashkëngjitet edhe Ramadan Isufi nga Mitrovica. Ky zotëri shprehet i bindur se do…

Lexo më Shumë