Alsat 2019-08-07T14:37:50+02:00
Po rritet frika në vend pas shfaqjes së etheve të derrit afrikan. Oda Veterinare organizoi një takim koordinues për të ndërmarrë masa parandaluese kundër sëmundjes. Kontrollet e zgjeruara në vendkalimet kufitare, kontrollet e fermave dhe tregjet e bagëtive, si dhe fletushkat për ngritjen e vetëdijes janë pjesë e masave që duhet të merren. Ende nuk ka prezencë të etheve të derrit në vendin tonë, por sëmundja po përhapet në Bullgarinë fqinje, ku deri më tani janë vrarë mbi 120,000 derra.
“Ekzistojnë shanse reale për shfaqjen e kësaj sëmundjeje, është çështje kohe, sepse ju e dini, është mjaft e pranishme dhe në opinion se transmetohet përmes objekteve dhe ushqimeve me origjinë shtazore, por edhe nëpërmjet derrave të egër të cilët janë një burim serioz i infeksionit”, deklaroi Tomisllav Nikollovski, kryetar i Odës së Veterinarëve.
Loading…


