
Alsat 2019-08-07T14:25:12+02:00
Gjykata Administrative ka marrë vendim që kompetencat në arsim në Gostivar duhet t’i takojnë komunës përkatëse dhe jo Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).
Kreu i Gostivarit ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Gjykatës Administrative, ku theksohet se “padia e Komunës së Gostivarit është pranuar. Vendimi nr.08-2133/1 prej 13.02.2019 i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është anuluar”.
Vendimi i MASH-it përcaktonte marrjen e kompetencave për arsim për 9 muaj Komunës së Gostivarit për herë të dytë. Këtë vendim MASH-i e arsyeton me shkeljet procedurale të përsëritura të Taravarit gjatë shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve në shkollat fillore dhe të mesme të kësaj Komune.
Loading…



