Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka reaguar pas kritikave nga Michael Carpenter që e akuzoi për ndërhyrje në politikën e brendshme amerikane.Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka refuzuar kritikat nga Michael Carpenter, një ish-zyrtar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes përgjegjës për Rusinë, Euroazinë dhe Ballkanin. Carpenter tha se ministri i jashtëm serb është duke ndërhyrë në politikën e brendshme amerikane duke u bërë thirrje serbëve të votojnë për Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme në SHBA. Por, Daçiq ka një shpjegim. “Kur hebrenjtë votojnë për Trumpin, ajo nuk është ndërhyrje, kur shqiptarët votojnë për Clintonin dhe Engelin. Nuk…
Author: almakos
Bashkë me disa persona të tjerë, ia mësyjnë një shtëpie për ta grabitur në Godanc të Shtimes. Por, plani i tyre nuk iu shkoi siç e kishin menduar, sepse ata u ballafaquan me pronarin e shtëpisë dhe anëtarët e tjerë të familjes.Si pasojë e përleshjes, një nga grabitësit u vra, trupi i të cilit u gjend 300 metra larg shtëpisë, derisa pronari mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetë. Indeksonline ka mësuar se identiteti i grabitësit që mbeti i vrarë dje është Fehmi Gashi, i cili jetonte dhe vepronte në Prishtinë. Gashi madje ishte një fytyrë e njohur jo…
Pavarësisht propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje që dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja e LVV-ja, të garojnë së bashku në zgjedhjet e reja, zyrtarët e LDK-së kanë thënë se një gjë e tillë është tejet vështirë të ndodhë. Me këtë rast ata kanë ripërsëritur se postin e kryeministrit nuk e lëshojnë assesi, edhe në rast se rrethanat e imponojnë ndonjë koalicion parazgjedhor, siç mund të jetë ai me LVV-nëPavarësisht propozimit të LVV-së për koalicion parazgjedhor, nga LDK-ja kanë thënë se parapëlqejnë të garojnë si subjekt i vetëm. Koalicioni sipas tyre vjen në konsideratë vetëm në rast se partitë e tjera…
Prokuroria Speciale deri më tani ka ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarëve dhe të të dyshuarve rreth 100 ish-pjesëtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe ish-eprorë e komandantë, derisa në shtator të këtij viti pritet edhe ngritja e aktakuzave të para.Gjykata Speciale, e cila para më shumë se shtatë muajve ka filluar me dërgimin e ftesave të para për ish-komandantë e pjesëtarë të UÇK-së, pritet që në shtator të këtij viti pas rreth 100 ftesave të dërguara të fillojë edhe me ngritjen e aktakuzave të para. Kështu ka deklaruar për “Zërin” kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati,…
Alsat 2019-08-08T08:32:22+02:00 Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, në mëngjesin e sotëm nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Loading…
Tensioni midis Indisë dhe Pakistanit po arrin pikën më të nxehtë. Mediat ndërkombëtare raportojnë për shkëmbim zjarri në kufirin midis dy shteteve, që pason ndërprerjen e marrdhënieve diplomatike.Nju Delhi vendosi të hënën që të anulonte Artikullin 370 në Kushtetutën e saj, që njihte autonominë e rajonit të Kashmirit. Vendimi u pasua me protesta të shumta në rrugët e rajonit dhe Qeveria federale mori vendim për mbylljen e shumë shkollave, fikjen e internetit dhe ndërprerjen e valëve për telefonat. Kjo i ka vendosur 12 milionë banorët e Kashmirit në izolim total. Rajoni i Kashmirit është ndarë në dy pjesë që prej…
sh-presidenti Bill Clinton dhe praktikantja e Shtëpisë së Bardhë në atë kohë, Monica Lewisnky, u përfshinë në një skandal që la gjurmë në historinë e Amerikës.Mesa duket, producentët e serialit “American Crime Story” kanë vendosur të përfshijnë këtë histori në sezonin e radhës së serialit, i cili do të titullohet “Impeachment” dhe do të flasë pikërisht për sagën e akuzave të Clinton. Sarah Paulson do të luajë rolin e një ish-zyrtareje të Pentagonit, Linda Tripp, e cila nisi të përgjojë telefonatat e Monica-s ku fliste për marrëdhëniet intime me Clinton. Roli i Monica-s do luhet nga aktorja Beanie Feldstein dhe…
Alsat 2019-08-08T08:00:36+02:00 Moti në vend do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor. UV do të jetë 9. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri në 39 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor. UV indeksi do të arrijë 9. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës…
Enë të shpërndara, një kovë e tejmbushur, çarçafë të copëtuar dhe të shpërndarë, një frigorifer bosh–dhe jo vetëm.Kjo është skena e parë që shihet kur njeriu hyn në një apartament grek ku po qëndronin qytetarët serbë, shkruan blic.rs Dhe po sipas këtij mediumi, një pamje e tillë e arrogancës dhe neglizhencës së lënë nga mysafirët e apartamenteve ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Siç shkruan ky medium, përcjell Telegrafi, videoja e apartamentit të plotë ishte postuar në faqen në Facebook “Greqi – grupi për turistë”, dhe në bazë të komenteve është konstatuar se ky është akomodimi në Pefkohori,…
Më poshtë ju sjellim ngjarjet kryesore që pritet të zhvillohet sot.08:00-09:00 Mbahet protestë nga punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. (ANP “Adem Jashari”). 10:00 Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, merr pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Rahovec – Hamoc – Fortesë. (Në hyrje të Rahovecit në drejtim të Hamocit). 10:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shqyrtimi i kërkesë për regjistrimin e tri partive të reja. (Objekti i KQZ-së). 11:00 Nis fushatën vetëdijesuese dhe aksioni për pastrim vullnetar të Komunës së Prizrenit. (Nga objekti i Administratës Komunale). 13:30 Kryetari i…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës nën kryesimin e kryetares së këtij institucioni Valdete Daka.Pikë e rendit të ditës janë rekomandimet për rishqyrtim lidhuri me regjistrimin e tri partive politike, asaj të Milaim Zekës që është Partia Euroatlantike e Kosovës si dhe Partisë Demokratike të Diasporës dhe Partisë Balliste. Po ashtu, do të ketë edhe raport të Këshillit për Çështje Ligjore në lidhje me rastet për Prokurorinë e Shtetit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017.
Disa lopë sot kanë kullotur në njërën ndër pjesët më të frekuentura në Prishtinë, në Rrugën B.Po ashtu kafshët ndaluan në kontejnerët e lagjes, në tentimin për tu ushqyer. Gjithë kjo situatë që u pa në këtë pjesë të kryeqytetit, po konsiderohet shqetësuese nga Fondacioni për të drejtat e kafshëve. Agjencia zbuloi se kafshët i takojnë një ferme në fshatin Matiqan të komunës së Prishtinës. Në AVUK thonë se lopët janë të gjitha të regjistruara nga pronari, megjithatë atij i kanë dhënë një vërejtje në bazë të kompetencave që kanë. Lopët në Rrugën B, pronari e sheh normale – 07.08.2019…

