Alsat 2019-08-07T18:27:59+02:00
Ish-kryetari i komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov është pronncuar në lidhje me bastisjen që kreu sot policia në shtëpinë e tij , ku u gjetën më shumë se 1.000 monedha që pretendohet të jenë me vlerë arkeologjike. Ai theksoi se policia nuk e ka arrestuar, mirëpo monedhat janë marrë për kontroll. Panov thekson se monedhat janë kolekcion i tij personal dhe se nuk kanë lidhje me pasuri arkeologjike.
“Nuk jam arrestuar,as nuk posedoj antikitete. Policia erdhi në shtëpinë time sot dhe sekuestroi koleksionin tim të monedhave që e kam mbi 40 vjet. Bëhet fjalë për procedurë të rregullt, monedhat po kontrollohen, dhe kur të konfirmohet kjo që po e them, që nuk janë antikitet ose asgjë ilegale, ato do të kthehen tek unë”, tha mes tjerash Panov për Fokus./Alsat
Loading…



