Gjatë stinës së verës komunikacioni në Kosovë është tejet i ngarkuar. Si pasojë e kësja po shkaktohen edhe shumë aksidente çdo ditë
Për shkak të ngarkesës në komunikacion, qytetarët janë të detyruar të presin nëpër kolona të gjata për të arritur në destinacionin e tyre.
Në Prishtinë, pritjet nëpër kolona të gjata janë të shumta, e si duket kjo e ka irrituar një mërgimtar I cili ka tentuar të gjejë rrugë alternative për t’i ikur kolonës.
Shikoni fotografitë e dërguara nga qytetarët në redaksinë e Gazetës Express, se si ky mërgimtar ka përdorur trotuarin si një korsi të re për të kaluar veturat e tjera që gjenden në kolonë:



