Alsat 2019-08-07T17:39:40+02:00
Gjykata Themelore Shkupi 1 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Publike – Shkup për paraburgimin e ish-drejtorit të regjistrit qendror, Andrea Popovski, i cili u arrestuar për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitën zyrtare dhe favorizim të një punonjësve deri sa ushtronte postin e drejtorit.
“Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin e mbrojtjes së personit i cili u zbatua në Gjykatën Themelore Shkupi 1 pas denoncimit të Policisë Financiare, për përcaktimin e garancisë me masë të kujdesit. Në pajtim me nenin 146, paragrafi 1, pika 2, 3 dhe 6 caktoi obligim që personi të paraqitet në Gjykatë, marrje të përkohshme të pasaportës së tij dhe ndalesë për të krijuar kontakt me persona të caktuar lidhur me veprën penale”, informojnë nga Gjykata Penale.
Për personat tjerë për të cilët kërkohet masë kujdesi ende po vazhdon procedura.
Prokuroria Themelore Publike Shkup, solli urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër pesë personave, nga të cilët njëri dyshohet për vepër penale – Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim nga neni 353, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal, ndërsa katër personat tjerë dyshohen për ndihmë gjatë kryerjes së veprës së njëjtë penale.
Loading…


