Një ditë e rëndësishme për drejtësinë shqiptare pritet të jetë sot, kur ish drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, do të paraqitet në Gjykatën e Posaçme. Kjo seancë ka ngjallur interes të madh për publikun, duke qenë se Hyseni është nën hetim për akuza të rënda që lidhen me korrupsionin dhe krimin e […] The post Ish kreu i SHISH, Vlora Hyseni, përballë drejtësisë: Çfarë pritet në seancën e sotme? appeared first on InfoKosova.
Author: almakos
Në një deklaratë të fortë, deputeti Burim Ramadani ka akuzuar Serbinë se qëndron pas sulmit të tmerrshëm në Banjskë, duke e cilësuar atë si një akt të planifikuar me kujdes. Ky incident, që shënon tre vjetorin e vrasjes së policit Afrim Bunjaku, sjell në pah tensionet e vazhdueshme në rajon. Ramadani thekson se Serbia ka […] The post Zbulimi i një komploti: Si Serbia organizoi sulmin në Banjskë appeared first on InfoKosova.
Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore të SPAK, që nxjerrin në pah komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit. Në një prej komunikimeve të publikuara, Hyseni i shkruan Agasit duke e paralajmëruar të mos përdorë një numër tjetër telefoni, pasi sipas saj ai mund të ishte në përgjim. “Shpirt mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!”, citohet t’i shkruajë Hyseni Agasit. Në vijim të komunikimit, Agasi e pyet nëse ekziston ndonjë rrezik për persona që ai i referohet si “çunat e…
Egli Tako, ish-finalistja e njohur e Big Brother VIP Albania 4, ka qenë jo rrallëherë në qendër të vëmendjes së medieve rozë për jetën e saj sentimentale. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku u ka dhënë mundësinë t’i bëjnë pyetje të ndryshme. Gjatë kësaj bisede, një nga pyetjet që mori vëmendjen kryesore nga ndjekësit ishte: “A je në një lidhje dashurie?”. Kjo pyetje i dha mundësinë Eglit të sqarojë një herë e mirë statusin e saj romantik për të gjithë ata që e ndjekin me kureshtje. Egli vendosi t’i përgjigjet hapur…
Detaje të reja dalin nga dosja e SPAK në lidhje me hetimin ku është përfshirë biznesmeni Ergys Agasi. Sipas të dhënave të përfshira në dosje, Agasit i janë vënë në dispozicion të dhëna që lidhen me disa telefona të zbërthyer nga Policia Shkencore. Gazetarja Klodiana Lala raporton se në dosje pretendohet se këto të dhëna i janë dorëzuar Agasit nga Fatjon Kalluci, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore. Sipas materialeve të hetimit, Kalluci i ka vënë në dispozicion Agasit aktet e ekspertimit të telefonave, të cilat ishin zbërthyer dhe analizuar në laborator. SPAK po heton rrethanat në të cilat…
MPB në një njoftim thekson se siguria në rrugë nuk matet vetëm përmes numrit të sanksioneve të shqiptuara, por mbi të gjitha përmes numrit të jetëve të shpëtuara dhe tragjedive të parandaluara. Të dhënat nga evidencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë se gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026 është arritur një përmirësim i konsiderueshëm i gjendjes së sigurisë në qarkullimin rrugor. “Në periudhën janar–gusht 2025, në aksidente rrugore jetën e humbën 96 persona, ndërsa në po këtë periudhë të vitit 2026 humbën jetën 62 persona. Kjo do të thotë 34 persona më pak të vdekur, përkatësisht…
Apple, gjigandi i njohur teknologjik, po eksploron mundësinë e krijimit të një pajisjeje të re shëndetësore që do të vishet në trup, e cila do të fokusohet në monitorimin e stërvitjeve dhe cilësisë së gjumit. Ky produkt i ri, ndryshe nga Apple Watch, do të heqë dorë nga ekrani, duke iu drejtuar atyre që kërkojnë […] The post Apple po zhvillon një pajisje shëndetësore inovative pa ekran, rivale e Whoop appeared first on InfoKosova.
Duke folur nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në SHBA, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ndryshuar tonin e qëndrimit të Italisë ndaj luftës në Gaza, duke argumentuar se reagimi ushtarak izraelit pas sulmit të 7 tetorit ka tejkaluar kufijtë e proporcionalitetit, duke kaluar “vijën e kuqe”. Kryeministrja italiane, pasi iu referua sulmit të Hamasit më 7 tetor dhe nevojës për t’u përballur me “terrorizmin”, theksoi se operacioni ushtarak i Izraelit “e kaloi këtë vijë”, duke shkelur, siç tha ajo, rregullat e së drejtës humanitare dhe duke shkaktuar një “masakër civilësh”. “Izraeli e ka “kaluar atë vijë”, ka shkelur normat humanitare…
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fushën e fshatit Lazarat, në Gjirokastër, duke vënë në rrezik përhapjen e flakëve për shkak të kushteve dhe terrenit. Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër u njoftua rreth orës 21:15 për situatën dhe menjëherë në vendngjarje mbërriti grupi i shërbimit zjarrfikës. Pas mbërritjes, zjarrfikësit konstatuan se flakët kishin përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe shkurre. Për shkak të terrenit, zjarri rrezikonte të përhapej, por ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve. Nga zjarri nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. The post Bie zjarr…
Këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit. Ajo ka ndarë me fansat një fotografi para pasqyrës, ku ka prezantuar një nga kombinimet e saj të përditshme, duke u shfaqur elegante dhe me shumë stil. Zanfina kishte zgjedhur një kostum në ngjyrë hiri, i cili i përshtatej mjaft mirë pamjes së saj dhe i jepte një paraqitje të kuruar e moderne. Këngëtarja, e njohur për stilin e saj ndër vite, edhe kësaj here dëshmoi se di të sjellë një paraqitje elegante edhe në veshjet e përditshme. Në fotografinë e publikuar, ajo…
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e sotme, 23 shtator, në rrugën “Marko Boçari”, pranë gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të një lokali, ku dyshohet se autori dhe i plagosuri janë përleshur me njëri-tjetrin. I plagosuri është 49-vjeçari Kreshnik Cara, i cili ka marrë disa goditje me mjet prerës në bark dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, edhe autori i dyshuar, 50-vjeçari Toni Nake, ka mbetur i dëmtuar gjatë përleshjes dhe po dërgohet gjithashtu në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pas arrestimit. Nga…
Disa pjesë të Shkupit nesër do të mbesin pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjetin elektrodistributiv, informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza. Sipas njoftimit të EVN Maqedonia, pa furnizim me rrymë prej orës 07:50 deri në orën 09:50 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Kosturska” në Komunën Butel. Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve në rrugën kryesore te marketi “Er Gros” dhe “Joni Home Center”. Për shkak të punimeve në rrjetin elektrodistributiv, prej orës 09:00 deri në orën 14:30…

