Author: almakos

Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, ka deklaruar se Lartësitë e Golanit, të pushtuara nga Izraeli, do të mbeten territor sirian dhe se të gjitha masat për aneksimin e tyre janë të pavlefshme sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Duke iu drejtuar sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, Sharaa tha se përpjekjet për të krijuar fakte të reja në terren nuk mund të cenojnë sovranitetin e Sirisë, sundimin e ligjit apo zbatueshmërinë e së drejtës ndërkombëtare. “Golani do të mbetet tokë siriane”, tha ai, duke shtuar se të gjitha masat për aneksimin janë…

Lexo më Shumë

Ish-gjyqtari i njohur i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka ndarë mendimet e tij në lidhje me betejën ligjore që do të zhvillohet në Apelin e Hagës për rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke theksuar rëndësinë e analizës së vendimeve të mëparshme. Shala ka theksuar se është e domosdoshme të fokusohemi në të […] The post Beteja e Thaçit në Hagë: Çfarë thotë ish-gjyqtari për mbrojtjen appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Nga: Mentor Kikia Në media “rodhën” sot disa komunikime mes ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni, dhe biznesmenit të arrestuar, Ergys Agasi. Bisedat, të shoqëruara me “shpirt” dhe “zemër”, mbushën portalet dhe rrjetin, edhe pse nuk tregojnë asgjë me rëndësi, veç marrëdhënies shumë të afërt mes tyre. Por, nuk “rrodhi” asnjë informacion se çfarë konkretisht i ka dorëzuar Hyseni – Agasit, apo policia Agasit. Duket se ka një përpjekje për ta shndërruar skandalin në një lloj “show” të tipit “Përputhen”, pasi publiku po “karikohet” edhe me kuriozitetin e dhjetra videove dhe fotove që janë gjetur në telefonin e Agasit. Dhe nuk…

Lexo më Shumë

“Vitin e kaluar kërkesa e punëtorëve ishte që paga minimale të jetë më së paku 30 mijë denarë, jo pse dikujt ju ka kujtuar ashtu, por sepse të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave treguan se, vetëm me rritjen e pagës minimale bëhet presion ndaj të gjitha pagave të tjera. Dhe ne thamë, ja i keni të dhënat në tavolinë, le të ulemi të bisedojmë, të negociojmë dhe të shohim cilat janë mundësitë dhe në çfarë mënyre mund të gjendet metodologji e cila do të mundësojë që përkrah rritjes së pagës minimale të rriten edhe pagat tjera. Ata ishin tërësisht…

Lexo më Shumë

Kënga më e popullarizuar në Kosovë e mbase edhe në shqiptari, “Mora fjalë” është hequr nga të gjitha platformat në internet, pas një kontesti për të drejtat e autorit. Bëhet fjalë për verzionin origjinal të saj, që këndohej nga Shkurte Fejza, por që është shkruar dhe komponuar nga Naim Gjoshi. Është ky i fundit, që përmes zyrës ligjore “NewWay Consulting”, konfirmoi për KP se ishte vet ai i cili e bëri kërkesën ta largoj këngën nga çdo kanal zyrtar. “Në cilësinë e përfaqësuesit ekskluziv të autorit z. Naim Gjoshi për përfaqësimin dhe mbrojtjen ekskluzive të të drejtave të tij mbi…

Lexo më Shumë

Kanë nisur fjalimet në protestën e radhës para Kryeministrisë, ku qytetarët vijojnë tubimin kundër qeverisë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij para protestuesve, aktivisti Edison Lika u ndal te zhvillimet e fundit që lidhen me drejtësinë, duke pretenduar se presioni i vazhdueshëm i protestës ka ndikuar në goditjen e personave të lidhur, sipas tij, me pushtetin. Lika përmendi mes të tjerëve Ergys Agasin dhe drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndërsa deklaroi se pret që zhvillimet të prekin më tej Belinda Ballukun dhe më pas kryeministrin Edi Rama. “A mendoni se do të ishte arrestuar Agasi…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku kanë diskutuar për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin rajonal dhe mundësitë e zhvillimit të dy vendeve. “Zhvillova takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, ku diskutuam për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin rajonal, si dhe sfidat dhe mundësitë e përbashkëta për zhvillimin e dy vendeve tona. Vazhdojmë me dialog të hapur dhe konstruktiv, në drejtim të një rajoni stabil, të ndërlidhur dhe të prosperuar”, ka shkruar Mickoski.

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë skenarin e një bojkoti të Kuvendit nga opozita, duke deklaruar se deputetët demokratë do të vijojnë betejën e tyre brenda Parlamentit dhe do të përballen aty me kryeministrin Edi Rama. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha pranoi se bojkoti do të ishte vendimi më i lehtë për opozitën në kushtet aktuale, por argumentoi se një lëvizje e tillë do t’i jepte avantazh politik kryeministrit. “Vendimi ynë më i lehtë do të ishte bojkoti i Parlamentit, por ky do të ishte avantazh për Ramën”, deklaroi Berisha. Kreu demokrat tha se Rama…

Lexo më Shumë

Eronita, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Blero, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të ëmbël dhe plot dashuri nga përditshmëria familjare. Ajo ka publikuar një fotografi në të cilën shihet teksa po kujdesej për të birin, duke e përkundur me këmbë. Momenti i zakonshëm familjar është shoqëruar edhe me një koment me humor nga Eronita, e cila ka treguar se kujdesi për vogëlushin kërkon edhe pak “stërvitje”. “Më janë bërë këmbët si të Ronaldos”, ka shkruar ajo krahas fotografisë, duke e shoqëruar situatën me humor dhe duke bërë një referencë për futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo. Postimi ka…

Lexo më Shumë

Një situatë alarmante ka shpërthyer në Shqipëri, ku akuzat e Sali Berishës ndaj kryeministrit Edi Rama kanë ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë kombëtare. Rasti i ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ka nxjerrë në pah një skandal të thellë që lidhet me veprimet e saj dhe përfshirjen e Ramës. Berisha, lideri i Partisë Demokratike, ka […] The post Skandali i Vlora Hysenit: Berisha akuzon Ramën për përfshirje në veprime të paligjshme appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar  lidhur me hetimin ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar zhvillimin si një nga goditjet më të rënda ndaj qeverisë së Edi Ramës. Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet përballë një situate të rëndë institucionale dhe akuzoi qeverinë se ka humbur legjitimitetin për të qeverisur vendin. Berisha tha se nëse Belinda Balluku ka vjedhur miliona euro, Vlora Hyseni ka vjedhur sigurine kombetare. “Zinxhiri i skandaleve nuk ka fund. Libri i zi i këtij regjimi shpalos cdo javë një kapitull gjithnjë e më të shëmtuar. Nëse…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, ku në fokus ishin prioritetet e sistemit të prokurorisë dhe vijimi i zbatimit të reformës në drejtësi. Pas takimit, Moreira de Sousa theksoi rëndësinë që ka forcimi i sistemit të drejtësisë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, ndërsa bëri të qartë se mbështetja e Bashkimit Evropian për institucionet e drejtësisë do të vijojë. Sipas ambasadores, në bisedën me Bogdanin u trajtuan ndër të tjera llogaridhënia institucionale, pavarësia dhe efektiviteti i institucioneve, si dhe…

Lexo më Shumë