Author: almakos

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Rexha, ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga një drekë romantike me bashkëshorten e tij, Laureta Rexha. Çifti shfaqet duke shijuar drekën pranë një pishine, ndërsa Labinoti ka shoqëruar postimin me një dedikim të shkurtër dashurie: “Dashnia #LauretaRexha ”. Fotografia ka marrë vëmendjen e ndjekësve, duke përcjellë një moment të qetë e të veçantë të çiftit. /ORAinfo/

Lexo më Shumë

Një incident i rëndësishëm ka tronditur FBI-në, pasi grupi i krimit kibernetik ShinyHunters ka pretenduar se ka vjedhur të dhëna personale të agjentëve dhe aplikantëve të Byrosë. Hetimi për këtë shkelje të mundshme ka nisur menjëherë, duke ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e informacionit të ndjeshëm. FBI-ja ka konfirmuar se është në dijeni të […] The post Shkelje alarmante: Mijëra të dhëna të punonjësve të FBI-së të vjedhura nga hakerët appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Vijon sot në kryeqytet protesta e 116-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës së përditshme, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen në Tiranë si çdo pasdite, për të vijuar më pas me marshimin në rrugët e kryeqytetit. Protesta pritet të zhvillohet me fjalime të aktivistëve dhe qytetarëve, përpara nisjes së marshimit. Gjatë tubimeve të fundit janë përsëritur thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi” dhe “Arrestoni Ramën”, “Shteti ka rënë”, “arrestoni Ballukun”, ndërsa protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe kundër korrupsionit dhe për ndryshimin e mënyrës së përfaqësimit politik. Një tjetër thirrje e përsëritur…

Lexo më Shumë

Kryeministri hungarez, Peter Magyar, ka bërë të ditur se po propozon heqjen e plotë të imunitetit parlamentar në rastet që lidhen me vepra penale që ndiqen nga prokuroria, transmeton Anadolu. “Po propozoj heqjen e plotë të imunitetit të anëtarëve të parlamentit në rastet e veprave penale që janë objekt i ndjekjes penale”, tha Magyar në rrjetet sociale. Sipas medias hungareze Telex, shumica e veprave penale në Hungari ndiqen nga prokuroria, duke u mundësuar autoriteteve të nisin procedurat pa pasur nevojë për një kërkesë të veçantë nga viktima. Propozimi i kryeministrit Magyar vjen pasi prokurorët i kërkuan parlamentit heqjen e imunitetit…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të SPAK-ut për mosfillimin e hetimeve lidhur me kallëzimin e banorëve të Rrjollit për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion, GJKKO-ja vendosi të pranojë ankimin e kallëzuesve. Gjyqtarja Flojera Davidhi urdhëroi SPAK-un të regjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetime mbi pretendimet e banorëve. Sipas këtyre të fundit, projekti “Baks Bay” po ndërtohet në tokë të vjedhur dhe në kundërshtim me ligjin. Për këto vepra penale, banorët kanë akuzuar Fatmir Shpellzën për falsifikim dokumentesh dhe kompaninë “Gener 2” për ndërtim të paligjshëm. Ata ndodhen prej 8 muajsh në protestë, ku ka pasur edhe përplasje fizike me rojet e sigurisë dhe…

Lexo më Shumë

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me postimin e fundit. Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet super provokuese, raporton ORAinfo. E veshur ngushtë, Enca ka ekspozuar gjoksin e saj ‘shpërthyes’ në bikini. Në këtë pamje, gjoksi i Encës gati po shpërthen në bikini. /ORAinfo/

Lexo më Shumë

Një valë protestash ka përfshirë shqiptarët në Amerikë, të cilët u mblodhën të martën para selisë së OKB-së për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që dënoi katër ish-krerët e UÇK-së. Protestuesit mbanin pankarta me mesazhe të fuqishme si “Drejtësi, jo politikë”, “Ku janë kriminelët që masakruan 147 civilë në Izbicë”, […] The post Protesta për drejtësi: Shqiptarët në New York kundërshtojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një deklaratë të rëndësishme në Nju Jork, duke ripërsëritur ofertën për shndërrimin e kampit Bondsteel në një bazë të përhershme ushtarake amerikane. Takimi me kongresistin demokrat George Latimer shërbeu si një mundësi për të diskutuar aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara. […] The post Ofertë e re për Bondsteel: Kurti diskuton me Latimer për bazën ushtarake në Kosovë appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka tërhequr vëmendjen së fundmi me një ndryshim të bërë në profilin e saj në rrjetin social Instagram. Këngëtarja ka vendosur t’i shtojë emrit të saj edhe mbiemrin e bashkëshortit, Serjozha Markov, duke bërë që profili i saj tashmë të figurojë si “Adelina Tahiri – Markov”. Ky ndryshim është vënë re së fundmi nga ndjekësit, duke ngjallur interes për vendimin e saj për ta përfshirë edhe mbiemrin e bashkëshortit në identitetin e saj publik në rrjetet sociale. Deri tani, Adelina është identifikuar publikisht dhe artistikisht me mbiemrin Tahiri, me të cilin është bërë e…

Lexo më Shumë

Pavarësisht armëpushimit ende në fuqi, një palestinez u vra dhe disa të tjerë u plagosën sot në një sulm izraelit në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu. Një burim mjekësor tha për Anadolu se një dron izraelit goditi një automjet në qytetin Khan Younis, duke vrarë një palestinez dhe duke plagosur disa të tjerë. Sulmi ndodhi mes shkeljeve të vazhdueshme izraelite të marrëveshjes së armëpushimit në fuqi që nga tetori i vitit të kaluar. Shkeljet e armëpushimit të vitit 2025 kanë vrarë të paktën 1.399 palestinezë dhe kanë plagosur 4.863 të tjerë deri të dielën, sipas shifrave të fundit…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ndodhet aktualisht në Nju Jork për një vizitë që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe analistëve. Gjatë qëndrimit të tij, ai ka realizuar një takim me avokatin e Hashim Thaçit, Luka Misetic, dhe Michael Curto, në zyrat e njohur të Squire Patton Boggs. Ky takim ka një rëndësi të veçantë, […] The post Takimi i Pacollit në Nju Jork: Një hap drejt rikthimit të dialogut për Kosovën appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Bomba e radhës mbi skandalet e qeverisë së Ramës pritet të mbërrijë nga Austria, aty ku regjisori dhe producenti i dokumentarëve, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, Frederik Füssel, po punon për një dokumentar të ri investigativ, bazuar në dëshminë e një dëshmitari nga Shqipëria, identiteti i të cilit mbahet sekret. Ndryshe nga publikimi i skandaleve të tjera të bazuara kryesisht në përgjime, dokumentari pritet të zbulojë jo vetëm skemat korruptive, por edhe se ku kanë shkuar paratë e aferave, deri llogaritë bankare të politikanëve të përfshirë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga gazetarja Lindita Çela duket gazetari…

Lexo më Shumë