Nga Pamfleti
“Pamfleti” ka fituar procesin gjyqësor ndaj trafikantit Gjergj Luca. Ky i fundit nuk e ka pritur mirë vendimin, ku nuk vonoi të dalë dhe të hedhë vrer kundër gjyqtares së çështjes, Enkeleda Dalipi.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet duke bërë deklarata të forta, ku ndër të tjera shprehet se gjyqtarja mund të ketë pushuar çështjen, por askush nuk mund t’ia ndalojë atij kërkimin e së drejtës.
Ai shprehet se ka pesë vite që endet pas këtij gjyqi. Por si duket Gjergj Luca nuk ka zënë mend. Pavarësisht rezultatit në favor të Pamfletit, ai ka paralajmëruar se të hënën do të paraqesë një tjetër padi, këtë herë duke angazhuar një avokat tjetër.
Luca i pazareve shkon edhe më tej, duke deklaruar se fytyrën e ka mbajtur të pastër me punë dhe nuk pranon që t’ia bëjë pis njeri.
“Një pasuri kam të lënë nga baba, faqen e bardhë”, shprehet ai në show -n e shëmtuar të radhës.
Por, përtej gjesteve teatrale para kamerës dhe deklaratave për pastërtinë personale, Luca duhet të kuptojë një të vërtetë elementare, media nuk është zyra e marrëdhënieve publike të biznesmenëve dhe asnjë sipërmarrës nuk ka të drejtë të përcaktojë se çfarë duhet apo nuk duhet të hetohet nga gazetarët.
“Pamfleti” ka publikuar shkrime dhe investigime për çështje që lidhen me aktivitetin dhe interesat e biznesmenit. Në vend që t’u përgjigjet konkretisht pyetjeve dhe fakteve të publikuara, Luca zgjedh të sulmojë median dhe të paraqitet si viktimë e një padrejtësie.
Por çfarë e shqetëson realisht biznesmenin? Përmbajtja e investigimeve apo fakti që ato kanë dalë në publik?
Nëse Gjergj Luca pretendon se Pamfleti ka publikuar të pavërteta, rruga është e qartë, të kundërshtojë faktet, të paraqesë dokumentet dhe të japë përgjigje për çështjet e ngritura, jo video për Tiktok.
Kjo është mënyra për të mbrojtur reputacionin, jo përmes deklaratave pompoze dhe sulmeve ndaj medias.
Dhe një gjë duhet të jetë e qartë, Pamfleti do jetë gjithmonë makth për sojin e Gjergj Lucës.
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



