Author: almakos

MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga janari deri në shtator të vitit 2026, në territorin e vendit janë regjistruar 1.337 vepra penale nga fusha e dhunës në familje, për të cilat janë denoncuar 1.388 kryerës, nga të cilët 1.278 burra dhe 110 gra, si dhe 1.433 viktima, nga të cilat 289 burra dhe 1.144 gra. MARKETING Në periudhën e njëjtë janë regjistruar 191 kundërvajtje të ndërlidhura me dhunën në familje, për të cilat janë denoncuar 228 kryerës (196 burra dhe 32 gra) dhe 221 viktima (126 burra dhe 95 gra). “Gjithashtu, janë evidentuar 3.869 ankesa për dhunë në familje,…

Lexo më Shumë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka prezantuar ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale. Në postimin e saj, ambasada fton qytetarët të njihen me ambasadorin dhe të dëgjojnë mesazhet e tij lidhur me prioritetet për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Njihuni me Eric Wend, Ambasadorin e Shqipërisë në Shqipëri! Mesazhet e tij, teksa ndan prioritetet për t’u bërë të dyja vendet tona më të forta, më të begata dhe më të sigurta. Njihuni me Eric Wendt, Ambasadorin e SHBA në Shqipëri! Shikoni ndërsa ai ndan prioritetet e tij…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (05.11.2026), rreth orës 19:00, në fsh. Kuçevishtë, në rrethinë të Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë ndaluar një automjet udhëtarësh të markës „Suzuki“, i drejtuar nga M.K. (37) nga Shkupi, në të cilin transportoheshin dru për ngrohje pa dokumentacionin përkatës për prejardhjen dhe transportin e tyre. MARKETING “M.K. është privuar nga liria në bazë të nenit 104 paragrafi 11 të Ligjit për Pyjet dhe është dërguar në stacion policor për procedurë të mëtejshme. Është njoftuar Policia Pyjore për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të mëtejshme”. “Gjithashtu, gjatë kontrolleve të kryera është konstatuar se personi…

Lexo më Shumë

Artan Fejza, drejtori i Prokurimit në Policinë e Kosovës, është nën hetim nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) për dyshime të forta për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe konflikt interesi, pas shpalljes së dhëndrit të tij si fitues i një tenderi të rëndësishëm.Ky tender ka të bëjë me blerjen e pesë autobusëve në vlerë prej 1.2 milion eurosh, dhe kompania “Ideal Shala B.I.”, e cila është në pronësi të Ideal Shalës, është shpallur fituese. Ideal Shala është dhëndri i Artan Fejzës, duke ngritur dyshime të forta për lidhjet familjare në proceset e prokurimit. Procedura e tenderit, e hapur në shtator…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj katër personave, për të cilët ekziston dyshimi se kanë qenë pjesë e një grupi kriminal dhe kanë kryer veprime të pastrimit të parave dhe zhvatjes. MARKETING Për tre prej tyre, gjatë ditës së sotme, gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup i është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa personi i katërt prej një periudhe të caktuar ndodhet jashtë shtetit. Për një periudhë të gjatë kohore, përkatësisht që nga viti 2021, grupi i formuar…

Lexo më Shumë

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka shprehur shqetësime për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e taksave mbi biznesin dhe konsumin mund të ndikojë negativisht në investimet e huaja, konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. DIHA kërkon rishikimin e disa masave, konsultim të plotë me biznesin dhe periudha tranzitore për zbatimin e ndryshimeve fiskale. Në një deklaratë publike të datës 5 nëntor 2026, DIHA, e cila përfaqëson interesat e investitorëve gjermanë dhe kompanive anëtare në Shqipëri, thekson se qëndrueshmëria dhe parashikueshmëria e politikave tatimore janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë…

Lexo më Shumë

Këshilli NATO-Ukrainë mbajti takim të jashtëzakonshëm të enjten në selinë e NATO-s në Bruksel për të diskutuar mbi nevojat urgjente të mbrojtjes së Ukrainës përpara dimrit, transmeton Anadolu. MARKETING Sipas një deklarate të Misionit të Ukrainës në NATO, takimi u kryesua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte me zyrtarët ukrainas Sergiy Boyev, të cilët morën pjesë personalisht dhe Serhii Sobko, i cili u bashkua nëpërmjet video-konferencës, duke informuar përfaqësuesit aleatë. “Është thelbësore të mobilizohen të gjithë partnerët në masën më të plotë, të përshpejtohen vendimet e reja dhe të përkthehen angazhimet e shpallura më parë në dërgesa konkrete…

Lexo më Shumë

Kallëzim penal është ngritur ndaj një 46-vjeçari nga Shkupi, nën dyshimin për shkelje të të drejtave autoriale dhe pirateri të një vepre audiovizuale, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas informacioneve të Sektorit për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë MPB-së, J.K., gjatë vitit 2024, si administrator i një faqeje në Facebook, kishte publikuar pa leje episode të një seriali televiziv, të drejtat ekskluzive autoriale të të cilit, në bazë të një kontrate të lidhur më parë, i ishin dhënë vetëm shërbimit programor të një televizioni. Procedura është iniciuar pas një kallëzimi të mëparshëm të dorëzuar nga një…

Lexo më Shumë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mohuar raportimet se po shqyrton largimin nga administrata e Donald Trump për t’u përgatitur për një kandidaturë të mundshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Në një intervistë për New York Times, të zhvilluar të enjten, më 5 nëntor, Rubio deklaroi se synimi i tij ka qenë gjithmonë të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e mandatit të presidentit Trump. Ai hodhi poshtë informacionet për një dorëheqje të mundshme, duke thënë se nuk e di nga kanë ardhur këto raportime. Deklaratat vijnë pas një raportimi të Bloomberg, sipas të cilit Rubio kishte diskutuar…

Lexo më Shumë

“Mickoski ofron dy skenarë. I pari – të gjejë një blerës. I dyti – banka falimenton. Skenari i parë: të gjejë një blerës. Nuk ka blerës. Mospagimi nga VMRO dhe Mickoski është të fajësohet dikush tjetër. Por e vërteta është se askush nuk dëshiron të blejë një portofol kriminal të një banke në pronësi të një njeriu që deri dje drejtonte një zyrë të vogël këmbimi në Zemun”, thonë nga LSDM në lidhje me skenarët e Mickoskit për Alta Bankën. MARKETING Nga LSDM thonë se asnjë bankë serioze nuk do ta merrte përsipër këtë, pasi reputacioni është shkatërruar, kapitali është…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndësishme ka ndodhur në Serbi, ku komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ), Igor Zhmiric, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Parë Themelore në Beograd. Arrestimi i Zhmiricit është pjesë e një operacioni të gjerë, ku janë ndaluar gjithsej pesë persona nga inspektorët e Sektorit të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Mes të arrestuarve janë edhe katër ish-pjesëtarë dhe pjesëtarë aktualë të Njësisë për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve (JZO), të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprime të paligjshme gjatë muajve të verës së kaluar. Ngjarjet që çuan…

Lexo më Shumë

Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, duke shprehur ndjenjat e tij për mbështetësit e tij në këtë periudhë të vështirë.Në postimin e tij, Thaçi thekson dëshirën për t’u afruar me ata që e mbështesin, duke shprehur një ndjenjë të fortë solidariteti dhe angazhimi. Ai dëshiron t’i shtrëngojë dorën secilit dhe t’i përqafojë, duke u bërë kështu një simbol i unitetit në këtë kohë sfiduese. “Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dal me çdo qelizë timen i pastër si loti…

Lexo më Shumë