Dashi Do të gëzoni simpatinë e njerëzve përreth jush dhe kjo me siguri do të krijojë kushtet për një ditë pune shumë efikase dhe produktive. Në përgjithësi, të tjerët janë në të njëjtën gjatësi vale me ju. Konfuzioni i djeshëm do të zhduket. Demi Ti je një shpikës i vërtetë. Përqendrohu te kjo anë e personalitetit tënd ndërsa e kalon ditën. Pyet veten se çfarë duhet krijuar për ta bërë punën tënde të ecë më lehtë e më efikasisht dhe më pas bëj plane për ta krijuar pikërisht atë gjë. Binjakët Kjo është një periudhë disi e vështirë e muajit…
Author: almakos
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së përpara një salle kryesisht të boshatisur, pasi delegacionet e disa vendeve u larguan në shenjë proteste ndaj luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, ndërsa në të gjithë New Yorkun u zhvilluan protesta të mëdha, raporton Anadolu. Delegacionet u larguan nga salla e Asamblesë së Përgjithshme sapo Netanyahu doli në podium, në shenjë proteste ndaj kryeministrit, ndaj të cilit Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arresti për akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Para fjalimit të Netanyahut, turma të mëdha protestuan pranë selisë së OKB-së dhe…
Sipas të dhënave të disponueshme nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup, sonte në orën 22:18 u ndje një tërmet, epiqendra e të cilit ndodhej në Greqinë fqinje, rreth 120 km në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale ML 2.9 sipas shkallës Rihter. Tërmeti u ndje në pjesët jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Manastir, Resnjë dhe rrethinë, me intensitet III ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.
Shkurta Haxhiu, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova”, vazhdon të jetë aktive në mediat shqiptare, ku përmes paraqitjeve të ndryshme televizive ndan qëndrimet dhe opinionet e saj për tema që tërheqin vëmendjen e publikut. Në një prej paraqitjeve të fundit, Shkurta ka folur për njerëzit që merren me thashetheme dhe komentojnë vazhdimisht jetën e të tjerëve. Ajo ka zgjedhur një mënyrë mjaft interesante për ta përshkruar këtë fenomen, duke e krahasuar përhapjen e thashethemeve me Vitaminën C. Deklarata e saj ka tërhequr vëmendjen për mënyrën e veçantë dhe me humor në të cilën ajo ka zgjedhur ta përcjellë mesazhin. Përmes…
Protesta e nëntë në Prishtinë po vazhdon të mbledhë qytetarë të angazhuar, të cilët shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Me një atmosferë të tensionuar, qytetarët janë mbledhur për të kundërshtuar dënimet e dhëna nga kjo gjykatë, të cilat ata i konsiderojnë të padrejta dhe të motivuara politikisht. […] The post Protesta e Nëntë: Qytetarët në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale appeared first on InfoKosova.
Analisti Valon Syla, i ftuar në emisionin Pressing në T7, ka ofruar një analizë të thellë mbi situatën politike aktuale në Kosovë. Ai theksoi se nëse partia Vetëvendosje (VV) e mbështet ligjin për Specialen dhe angazhohet për financimin e nevojshëm për mbrojtjen e qytetarëve, kjo do të krijonte mundësi për të votuar për presidentin nga […] The post Stabiliteti politik në Kosovë: Çfarë ndodh nëse Kurti mbështet propozimin për Specialen? appeared first on InfoKosova.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj po vijon punën përgatitore për zgjedhjet lokale të pranverës së vitit 2027, prej të cilave shprehet se forca e tij politike do dalë fitimtare me kandidatët e saj në çdo Këshill Bashkiak në të gjithë Shqipërinë. Ai ka ndarë pamjet nga takimi me strukturat e partisë në Degën 5 në kryeqytet, pranë deputetit Erald Kapri dhe Sekretares së Përgjithshme Barbara Doda. Sipas Shehajt, me praninë e përfaqësuesve të Partisë Mundësia në çdo Këshill Bashkiak, do të vijë koha e një fryme të re për një Shqipëri më të drejtë. “Partia Mundësia do jetë në…
Në Shqipëri, drejtuesja e shërbimit të inteligjencës në qendër të një skandali korrupsioni. E dyshuar se ka zbuluar informacione të klasifikuara në kuadër të një hetimi të gjerë mbi tenderët publikë, drejtuesja e shërbimit shqiptar të inteligjencës është vendosur në arrest shtëpie. Nga Samuel Wahl, L’EXPRESS Nga shërbimet sekrete në arrest shtëpie. Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit shqiptar (SHISH), Vlora Hyseni, iu dorëzua autoriteteve të martën, më 22 shtator, pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kishte nxjerrë një urdhër arresti ndaj saj. Bashkë me të, edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po numëron ditët e fundit deri në ardhjen në jetë të fëmijës së saj të dytë. Artistja, e cila prej vitesh është një nga emrat më të komentuar të muzikës shqiptare, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga kjo periudhë e rëndësishme e jetës së saj. Pak ditë para se të sjellë në jetë fëmijën e dytë, Dafina ka realizuar një fotosesion të veçantë, përmes të cilit ka vënë në pah barkun e rrumbullakosur dhe pritjen e ëmbël. Në fotografitë e publikuara, këngëtarja shfaqet e veshur me të zeza, duke ruajtur një…
Policia greke ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur në janar të vitit 2025 në Selanik, ku 32-vjeçari D.Dushku dyshohet se u përball me një atentat me armë zjarri. Oficerët e Nëndrejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore kanë arrestuar tre shtetas shqiptarë, të dyshuar për përfshirje në tentativën e vrasjes. Operacioni u zhvillua në orët e mëngjesit të së mërkurës, në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet greke. Të arrestuarit janë R.Elezaj, 33 vjeç, S.Elezaj, 31 vjeç dhe R.Dragjoshi, 26 vjeç. Në të njëjtën kohë, D.Dushku, 32 vjeç, është shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Sipas…
Vazhdon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës në protestën e 117 kombëtare kundër qeverisë. Edhe pse u tha fillimisht se protestuesit do shkonin tek Sheshi Skënderbej, ata janë nisur drejt Drejtorisë të Policisë së Tiranës. Me flamuj kombëtar në duar, protestuesit brohoritën “Rama në burg, Balluku në burg”. Më tej, bënë thirrje për revolucion, teksa kërkojnë largimin e Edi Ramës nga qeveria. Revolta qytetare është shtuar, pas skandalit të fundit, ku është përfshirë ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni, që i jepte informacione sekrete Ergys Agasit, teksa ky i fundit ishte në kërkim. The post “Arrestoni Ramën dhe Ballukun”/ Protestuesit…
Autostrada Shkup-Bllacë është nisur gjatë qeverisjes së BDI-së dhe se dy kilometrat e parë kanë qenë thelbësorë për realizimin e projektit tha nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli në misionin “Debat” në Shenja. “Nuk u bë sepse ishin këto 2 kilometrat e para të cilat e bllokonin dhe e pamundësonin krijimin e një situatë të re, të shndërrohet nga rruga në autostradë”, tha Zendeli. Sipas saj, pikërisht këto dy kilometra kanë qenë pengesë për shndërrimin e rrugës në autostradë, ndërsa puna e bërë më herët ka qenë pjesë e projektit aktual. Zendeli akuzoi pushtetin aktual se ka vonuar projektin për…

