Author: almakos

<!– –> Pas përfundimit të eksperiencës në “BBVK”, Elijona dukej se kishte pësuar ndryshime në pamjen e saj fizike, duke shtuar kilogram. Por në paraqitjet e fundit, ajo shfaqet me linje të rikthyera trupore dhe një pamje mjaft të kuruar. Në serinë e fundit të fotografive, Elijona tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj, ku vërehet ndryshimi në format trupore. Ajo duket se është kujdesur për veten dhe pamjen e saj. Video e fundit tregon një Elijonë me një stil të kuruar dhe një paraqitje që dallon nga ajo që publiku kishte parë pas daljes së saj nga shtëpia e BBVK-së.…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma. Informacionet e para nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmojnë se rastin e kanë pranuar rreth orës 20:00. Vdekja e personit është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka arritur në vendin e ngjarjes, duke lënë pas një situatë të rëndë për familjarët dhe të afërmit e tij. Policia ka filluar menjëherë hetimet në bashkëpunim me prokurorin e shtetit për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë tragjedi. Hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme…

Lexo më Shumë

Prokurorët e Bashkimit Evropian kanë nisur hetimet për keqpërdorimin e mundshëm të fondeve të BE-së, të cilat ishin destinuar për përmirësimin e linjës hekurudhore në Spanjë, ku një aksident treni shkaktoi vdekjen e 69 personave javën e kaluar. Prokurorët, të mbështetur nga një njësi e posaçme e forcave të sigurisë Guardia Civil të Spanjës, deklaruan se hetimi po zhvillohej në zyrat e autoritetit të infrastrukturës hekurudhore Adif dhe të Agjencisë së Sigurisë Hekurudhore AESF. Aksidenti i 28 tetorit në linjën e trenave me shpejtësi të lartë Madrid-Sevilje ishte një nga katastrofat më të rënda hekurudhore në Evropë gjatë këtij shekulli.…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian ka ngritur akuza serioze ndaj TikTok-ut, duke e akuzuar se nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme për shëndetin mendor të përdoruesve të saj. Sipas rregullatorëve, rrjedha e pandërprerë e përmbajtjes në platformë mund të kontribuojë në rritjen e ankthit dhe përkeqësimin e çrregullimeve të të ngrënit.Një vendim paraprak i publikuar të premten ka nxjerrë në pah shqetësimet e Komisionit, i cili vlerëson se algoritmi i TikTok-ut mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme për shëndetin e përdoruesve. Hetimi i kryer ka zbuluar se platforma, e cila ka 189 milionë përdorues në Bashkimin Evropian, nuk ka arritur të parandalojë shfaqjen e…

Lexo më Shumë

<!– –> Anjeza e cila gjatë ditëve të fundit e ka përmendur disa herë të dashurin e saj brenda shtëpisë së BBVK5, është surprizuar me një mesazh nga ai, si dhe me një buqetë të bukur me lule. Në mesazhin e tij, i dashuri i Anjezës i ka bërë të ditur se po e ndjek vazhdimisht rrugëtimin e saj dhe se ajo nuk duhet të shqetësohet për mënyrën se si po perceptohet jashtë. “Anjeza zemër, shpresoj që je mirë. Unë po të ndjek çdo ditë, çdo orë, çdo minutë. E di që e ke merak se si po të shoh…

Lexo më Shumë

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon kreun e SPAK, Klodian Braho se është bërë peng i lejeve të ndërtimit dhe interesave të biznesit të familjarëve të tij, duke favorizuar Belinda Ballukun. Në një intervistë për “Albanian News Cast” me gazetarin Arbër Hitaj, kreu i grupit parlamentar demokrat përsëriti pretendimin se mes drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe kryeministrit Edi Rama ka pasur një marrëveshje për të mos kërkuar sërish heqjen e imunitetit të Ballukut. Sipas tij, takimet janë zhvilluar në Valamar. Bardhi e quajti këtë marrëveshje të pretenduar “Aleanca e Valamarit”. “Unë jam në dijeni të një marrëveshjeje…

Lexo më Shumë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, tha të premten se blloku duhet të jetë i përfshirë në çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke paralajmëruar se nuk do të zbatojë një marrëveshje të arritur pa pjesëmarrjen e tij, transmeton Anadolu. MARKETING E pyetur për rolin e Evropës në negociatat e paqes gjatë një konference të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, dhe ministrin e Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, Kallas tha se vendimet për sanksionet e BE-së dhe asetet e ngrira ruse janë në kompetencë të bllokut.…

Lexo më Shumë

Skandali me mishin e skaduar nga kompania kosovare “Apetit” ka marrë përmasa alarmante, duke u shtrirë përtej kufijve të Kosovës. Pas bllokimit të katër kontejnerëve me rreth 103 tonë mish viçi të skaduar në Portin e Tivarit, autoritetet malazeze kanë zbuluar se parregullsi të ngjashme janë evidentuar edhe në Portin e Durrësit.Administrata Doganore e Malit të Zi ka njoftuar se informacionet e mbledhura për rastet në Durrës janë ndarë me administratat doganore përkatëse. Ky skandal ka tërhequr vëmendjen e Organizates Botërore të Doganave, e cila është njoftuar për situatën e krijuar. “Përmes bashkëpunimit me administratat doganore të vendeve fqinje, është…

Lexo më Shumë

Në Urën historike të Gurit, një nga monumentet simbol të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, Shkup, u mbajt ceremoni përurimi me rastin e përfundimit të punimeve të ndriçimit, të realizuara me mbështetjen e Komunës së Esenlerit nga Stambolli dhe Halkbank, raporton Anadolu. Në ceremoninë e mbajtur para Urës së Gurit morën pjesë zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, ambasadori i Turqisë në Shkup, Alper Aktas, kryetari i Komunës së Esenlerit, Mehmet Tevfik Goksu, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, deputetët turq në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Salih Murat dhe Bejxhan Iljas, si…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Gjonaj në Prizren, ku një i ri 22-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik me motor katër rrotësh. Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, duke lënë pas një atmosferë të rëndë në komunitet.Ngjarja është raportuar më 6 nëntor 2026, rreth orës 15:00, kur Policia e Kosovës ka marrë njoftimin për një aksident të rëndë. Zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi, ka dhënë detaje për incidentin, duke sqaruar se viktima po drejtonte një motoçikletë me katër rrota (ATV) në momentin e aksidentit. Siç është raportuar, i riu ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe…

Lexo më Shumë

Më 06.11.2026, Njësiti Kombëtar për Shtypjen e Kontrabandimit të Emigrantëve dhe Trafikimit me Njerëz, pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, nën drejtimin e prokurorit publik të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka paraqitur kallëzim penal kundër N.N. (60) nga Gostivari, për kryerjen e veprës penale „Trafikim me njerëz“, sipas nenit 418-a, paragrafi 1 të Kodit Penal. Gjatë viteve 2025 dhe 2026, N.N. e ka kryer veprën me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në mënyrë që shfrytëzoi gjendjen e rënduar dhe varshmërinë e nënës…

Lexo më Shumë

Mali i Zi po avancon me ritme të rrufeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke mbyllur edhe dy kapituj të tjerë të negociatave, atë për lëvizjen e lirë të mallrave dhe sigurinë ushqimore. Me këtë vendim, Podgorica ka mbyllur përkohësisht 23 nga 33 kapitujt e negociatave, duke e lënë shumë pas Shqipërinë, e cila deri më tani ka mbyllur vetëm 4 kapituj. Diferenca mes dy vendeve ka arritur tashmë në 19 kapituj, ndonëse të dyja i kanë hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian. Përtej propagandës së dhunshme të Edi Ramës, i cili tashmë përpiqet ta lidhë fatin…

Lexo më Shumë