Më 06.11.2026, Njësiti Kombëtar për Shtypjen e Kontrabandimit të Emigrantëve dhe Trafikimit me Njerëz, pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, nën drejtimin e prokurorit publik të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka paraqitur kallëzim penal kundër N.N. (60) nga Gostivari, për kryerjen e veprës penale „Trafikim me njerëz“, sipas nenit 418-a, paragrafi 1 të Kodit Penal.
Gjatë viteve 2025 dhe 2026, N.N. e ka kryer veprën me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në mënyrë që shfrytëzoi gjendjen e rënduar dhe varshmërinë e nënës së tij Z.S. (80) nga Gostivari, si dhe paaftësinë e saj fizike, (ajo lëviz me karrocë invalidore dhe nuk është në gjendje t’i kryejë në mënyrë të pavarur aktivitetet e përditshme) dhe e ka detyruar të lypë.
Me fjalë të tjera, N.N. për një periudhë të gjatë kohore në vazhdimësi e ka dërguar nënën e tij në një lokacion në Gostivar dhe e ka vënë në një situatë të eksploatimit të punës me anë të lypësisë. Gjatë gjithë kohës ai ka qëndruar pranë saj, duke e mbikëqyrur dhe kontrolluar veprimtarinë e saj, ndërsa më pas, në mënyrë të dhunshme dhe të paturpshme, ia ka marrë të hollat, të cilat më pas i ka përdorur për nevojat e tij.
Në bazë të urdhrit gjyqësor të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, në zonën e Gostivarit është realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera të N.N., me ç’rast personi është privuar nga liria.
Gjatë bastisjes të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht telefona celularë dhe të holla, të cilat dyshohet se burojnë nga kryerja e veprës penale.
MARKETING
<!–



