Author: almakos

Delegacione nga afro 70 vende dolën nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ose lanë vendet e tyre të lira të enjten, ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, filloi fjalimin e tij, duke organizuar një protestë masive për gjenocidin e Izraelit në Gaza dhe sulmet e tij në të gjithë rajonin. Një vëzhgim i Agjencisë Anadolu i pamjeve nga Asambleja e Përgjithshme e 81-të e OKB-së tregoi dhjetëra delegacione duke lënë dhomën së bashku pasi Netanyahu iu afrua podiumit. Disa vende lanë pas një përfaqësues të vetëm ose diplomat të nivelit të vogël, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në…

Lexo më Shumë

Një denoncim anonim ka ngritur pretendime në lidhje me ish-drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës, Ina Bello dhe biznesmenin Ergys Agasi. Sipas personit që ka bërë denoncimin, gjatë periudhës kur Bello drejtonte Tatimet në Durrës, disa biznese janë kontrolluar dhe gjobitur edhe pse, sipas tij, nuk kishin probleme me detyrimet tatimore. Në denoncim pretendohet gjithashtu se kontrollet janë kryer në mënyrë selektive dhe se disa biznese të lidhura nga denoncuesi me opozitën janë përballur më shpesh me masa administrative. Në material përmendet edhe emri i Ergys Agasit, ndërsa denoncuesi pretendon se mes tij dhe Bellos ka ekzistuar një…

Lexo më Shumë

Të hënën në orën 8.30, presidenti Bajram Begaj do të thërrasë një mbledhje të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Pallatin e Brigadave, për të shqyrtuar situatën e sigurisë në vend pas arrestimit të ish-drejtuese së SHISH, Vlora Hyseni. Ky takim do të përfshijë figura kyçe të qeverisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e […] The post Këshilli i Sigurimit Kombëtar: Diskutime të Rëndësishme Pas Arrestimit të Vlora Hysenit appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Padova, Itali, ku një 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një kantier ndërtimi. Viktima, i identifikuar si Altin Kokici, u gjet i pajetë pas një incidenti të rëndë që ndodhi gjatë orëve të natës. Ngjarja e rëndë ndodhi në një ndërtesë ku po zhvilloheshin punime ndërtimi. Sipas informacioneve nga […] The post Tragjedia në Padova: Një shqiptar humb jetën në një aksident ndërtimi appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbushë detyrimet e saj dhe të nisë ndryshimet e nevojshme për të vazhduar rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Ky është qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë lidhur me deklaratën e fundit të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Timço Mucunski, i cili tha se është me rëndësi të madhe që Bashkimi Evropian të përfshihet në të gjitha bisedimet e mëtejshme me Sofjen zyrtare. “Procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE është çështje evropiane, e cila duhet të zgjidhet në kuadër të institucioneve evropiane dhe në përputhje me rregullat dhe…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (24.09.2026), në orën 20:25 në Tetovë, nëpunës policorë të Njësisë për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Tetovë i privuan nga liria S.I. (20) nga fshati Lisec dhe R.Xh. (20) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara se kanë kryer vepër penale sipas nenit 215 të Kodit Penal – „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. “Në bazë të urdhrit të gjykatës, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të R.Xh. në Tetovë. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri paketime më të mëdha…

Lexo më Shumë

Gazeta amerikane ‘Contra Costa Herald’ ka publikuar një profil për ambasadorin e ri të SHBA në Tiranë, Eric Wendt, i cili do vijë së shpejti në Tiranë. Gazeta shkruan se Wendt është me origjinë nga Kalifornia dhe ka jetuar dhe është diplomuar në Clayton. “Gjenerallejtënant i pensionuar i Ushtrisë së SHBA-së, Eric Wendt, është ish-komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s dhe ka shërbyer për 30 vjet si pjesëtar i Forcave Speciale ‘Green Beret’,” shkruan gazeta. “Wendt doli në pension nga shërbimi aktiv më 1 mars 2021, duke përmbyllur më shumë se 34 vjet shërbim ushtarak. Ceremonia e pensionimit…

Lexo më Shumë

Nga Bujar Leskaj  Sipas kuadrit tonë ligjor, drejtori i SHISH emërohet nga Presidenti i Republikës, me propozimin e kryeministrit. Kjo e bën kryeministrin një aktor të drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së personit që do të drejtojë shërbimin informativ. I.Përgjegjësia fatale e Ramës në zgjedhjen e Vlora Hysenit si drejtuese e SHISH Fakti që Rama e emëroi këshilltaren e tij të sigurisë, përpara se sa ta propozonte për drejtuese të SHISH, e bën edhe më të rëndë përgjegjësinë politike dhe institucionale të drejtuesit të sektit në qeverisje. Kjo, pasi pushteti politik nuk mund të shmangë pyetjet legjitime që lindin nga…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka ngritur aktakuzë ndaj Ramiz Merkos dhe pesë personave të tjerë lidhur me rrënimin e shtëpisë-muze të mbrojtur të autorit të himnit maqedonas, Vllado Maleski, që ndodhi në tetor të vitit të kaluar. I akuzuari i parë në rast është menaxheri i një kompanie ndërtimore nga fshati Veleshtë i Strugës, i cili, si investitor dhe kontraktor, e ka rrënuar një shtëpi të vjetër të Strugës, ndërsa gjatë hapjes së gropës për objektin e ri me bodrum, përdhes dhe kat, ka dëmtuar themelet e murit jugor të shtëpisë-muze fqinje të Vllado Maleskit. Edhe pse Drejtoria për…

Lexo më Shumë

Okupuesit izraelitë sulmuan fshatin Rantis, në perëndim të Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar, të enjten gjatë natës, duke djegur pjesërisht tre automjete të palestinezëve përpara se banorët e fshatit të përballeshin me ta, raporton Anadolu. Një grup okupuesish sulmuan fshatin gjatë natës dhe filluan të shkruanin slogane armiqësore për një numër pronash, thanë burimet lokale për Anadolu. Banorët e fshatit u përballën me okupuesit, thanë burimet, duke shtuar se sulmi rezultoi në djegien pjesërisht të tre automjeteve përpara se sulmuesit të largoheshin nga zona. Sipas burimeve, Rantis, së bashku me një numër qytetesh dhe fshatrash të tjerë palestinezë në…

Lexo më Shumë

Nga THOMA GËLLÇI Çështja e Vlora Hysenit ka prodhuar ditët e fundit shumë zhurmë për komunikimet e saj private dhe shumë më pak vëmendje për pyetjen që ka rëndësi më të madhe për shtetin shqiptar: si arriti një zyrtare e shkarkuar nga shërbimi inteligjent i Kosovës të bëhej, më pak se dy vjet më vonë, drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit në Shqipëri? Kjo nuk është një pyetje për jetën private të një zyrtareje dhe as për kuptimin e fjalëve “zemër” apo “shpirt” në komunikimet e saj. Është një pyetje për mënyrën se si funksionojnë institucionet që zgjedhin, kontrollojnë dhe…

Lexo më Shumë

Fluturimet direkte në linjën Dubai-Shkup duhet të fillojnë në mars të vitit 2027, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski. Sipas tij, linja ajrore është dakorduar ndërsa do të operohet nga kompania ajrore “Flydubai”. Lidhja e re ajrore duhet të vendoset me fillimin e sezonit veror të fluturimeve në mars të vitit të ardhshëm. Nikoloski vlerësoi se linja do të kontribuojë në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në promovimin e shkëmbimit të biznesit dhe bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. “Kjo është dakorduar tashmë dhe ‘Flydubai’ do të fillojë të fluturojë direkt nga Dubai…

Lexo më Shumë